Kulturë
Bashkim Saliasi: Zylfie Kullafi, një jetë në shërbim të dritës
E enjte, 22.05.2025, 06:33 PM
Shkrimi im sot dedikohet mësueses
së kësaj shkolle z. Zylfie
Kullafi
NJË
JETË NË SHËRBIM TË DRITËS:
ZYLFIE
KULLAFI, MËSUESE NË SHKOLLËN 9 VJEÇARE "VËLLAZËRIMI"
Nga
Bashkim Saliasi
Në
shkollën “Vëllazërimi” punojnë mësues të përgatitur profesionalisht, me etikë
të lartë komunikimi dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ç'ka ka ndikuar
ndjeshëm në cilësinë e mësimdhënies dhe në atmosferën pozitive që mbizotëron në
shkollë. Kjo shkollë ka fituar një emër të mirë në komunitet dhe më gjërë, jo
vetëm për stafin e saj të përkushtuar, por edhe falë menaxhimit të shkëlqyer që
i bën punëve të përditshme drejtoresha e shkollës Merita Prenga, e cila me
vizionin dhe përkushtimin e saj ka ngritur standardet e institucionit dhe ka
krijuar një model të suksesshëm drejtimi.
Në
një kohë kur shoqëria kërkon gjithnjë e më shumë modele të qëndrueshme, figura
e një mësueseje qëndron si një fanar që ndriçon mendjet dhe shpirtërat e
brezave të tërë. Një nga këto figura të rralla është mësuesja Zylfie Kullafi,
mësuese në shkollën 9 vjeçare " Vëllazërimi, ku unë shërbeva si
mësimdhënës dhe drejtues prej disa vitesh, një emër që mishëron përkushtimin,
dashurinë për dijen dhe përkujdesjen ndaj nxënësve.
E
lindur me shpirtin e mësimdhënies dhe e rritur me vlerat e punës së ndershme,
Zylfie Kullafi është shembulli ideal i asaj që do të thotë të jesh edukatore në
kuptimin më të plotë të fjalës. Afro katër
dekada, ajo ka qenë një busull që ka udhëhequr me butësi dhe vendosmëri,
me dije dhe empati, duke mbjellë te çdo nxënës shpresën, imagjinatën dhe
pasionin për të mësuar.
Mësuesia
për Zylfijen nuk ka qenë kurrë thjesht një profesion; ka qenë një mision. Ajo
ka ditur të frymëzojë shpirtin e fëmijëve, t’u ndezë sytë me shkëlqimin e dijes
dhe t’i udhëheqë me një dashuri të pashoqe drejt horizontit të njohurive. Për
të, çdo fëmijë është një botë më vete, një botë që pret të zbulohet, të
kuptohet dhe të rritet me kujdesin e një dore të sigurtë e të ngrohtë.
Drejtoresha
Merita Prenga gjithmonë e vinte në pah punën e mësuese Zylfie Kullafit, duke e
përmendur me vlerësim të lartë në çdo bisedë apo analizë që zhvillonim si
drejtori shkolle. Ajo e konsideronte mësuesen Zylfien si shembullin më të mirë
të përkushtimit dhe profesionalizmit, një figurë që mishëronte në mënyrë të
përkryer vlerat e mësuesit ideal dhe që meritonte të përmendej sa herë flitej
për cilësi të lartë në mësimdhënie.
Një
prej cilësive më të spikatura të mësuese Zylfijes është mënyra sesi ajo krijon
një atmosferë dashurie dhe besimi në klasë. Nxënësit e saj nuk kanë qenë kurrë
thjesht numra në një listë, por individë me ëndrra, sfida dhe potencial të
jashtëzakonshëm. Me një fjalë të mirë, me një buzëqeshje inkurajuese, ajo ka
ditur të hapë rrugën për ta, duke i nxitur të besojnë në vetvete dhe në fuqinë
e dijes.
Nuk
është rastësi që shumë prej nxënësve të mësuese Zylfie Kullafit e vlerësojnë
dhe i bëjnë asaj dedikime të veçanta, siç ka bërë edhe Semi Kokona, një nxënës
model i shkollës “Vëllazërimi”, fitues i disa çmimeve në nivel zyre arsimore,
ose që shpesh ne e quanim Tenori i Shkollës sonë. Në festën e mësuesit, Semi i
kushtoi mësueses së tij një këngë shumë të bukur, me tekst, muzikë dhe
interpretim të realizuar vetë prej tij, një shenjë mirënjohjeje dhe dashurie të
thellë. Këtë këngë ai e interpretoi me ndjenjë të veçantë përpara mësuese
Zylfijes, e cila ishte e ftuar në studion e TV Klan, duke kthyer një moment
televiziv në një homazh prekës për mësuesen që ka lënë gjurmë në zemrën e tij.
Ajo
ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tyre, jo vetëm përmes mësimeve që ka
dhënë, por edhe përmes shembullit të jetës së saj. Mësuese Zylfija është një grua që ka ditur të përballojë
sfidat me dinjitet, të japë gjithmonë më shumë nga vetja dhe të mos ndalet
kurrë së dhëni dashuri dhe dritë.
Mësuese
Zylfija ruan një bashkëpunim të shkëlqyer me koleget e saj dhe me prindërit,
duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë. Ajo është nga ato
mësuese që nuk ka nevojë të flasë për veten, sepse për të flet gjithmonë puna,
përkushtimi dhe ndershmëria që e shoqërojnë në çdo hap të rrugëtimit të saj
profesional.
Mësuese
Zylfija është një prej atyre të pakëve që frymëzojnë për jetë të tëra. Ajo
është një udhërrëfyese që nuk kërkon lavdi, por lë pas vetes dritë të pashuar.
Dhe kjo është arsyeja pse emri i saj do të kujtohet gjithmonë me respekt e
nderim.
Mësuese
Zylfija do të nderohet gjithmonë në shkollën “Vëllazërimi” si mësuesja e parë
që hodhi themelet e kësaj shkolle, një figurë që zë një vend të veçantë në
kujtesën institucionale dhe shpirtin e saj. Kontributi i saj i çmuar është
pasqyruar me krenari edhe në historikun zyrtar të shkollës, ku emri i saj
përmendet me respekt si pjesë themelore e identitetit dhe zhvillimit të këtij
institucioni arsimor.
Faleminderit,
mësuese Zylfie, që jeni udhërrëfyesja e brezave, që keni ndriçuar mendje dhe
zemra me përkushtimin tuaj të rrallë. Rruga juaj në arsim është një testament i
gjallë i asaj që do të thotë të jesh mësuese e mirë: të frymëzosh shpresën, të
ndezësh imagjinatën dhe të nxisësh dashurinë për dijen!
Zylfie dhe Çaush Kullafi
Bashkim Saliasi
19 Maj 2025