Kulturë
Hysen Ibrahimi: Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans''
E diele, 18.05.2025, 06:07 PM
Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë
Nga
Hysen Ibrahimi
Sot më 11 maj 2025 në Eslöv të
Suedisë në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarve nga vende të ndryshme
të Suedisë u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania
Dans”.
Kuvendin e udhëheqën e Znj. Aferdita Hoti Bunjaku dhe Mona
Juniku sipa skenarit të përgaditur dhe të miratuar nga Kuvendi. Kuvendin e
shpalli të hapur znj. Mona Juniku e cila përshëndeti dhe i falënderojë të
gjithë delegatët e këtij kuvendi dhe mysafirët pjesëmarrës dhe prezentoi
rendinj e ditës, I cili u miratua unanimisht.
Kuvendin e përshëndetën me nga një fjalë përshëndetëse, Isak
Bunjaku, Isuf Bajraktari, Xhevat Isufi, Antigona Osaj dhe Bashkim Jashari.
Këtë Kuvend e kishte përshëndetur po ashtu edhe z. Hysen
Ibrahimi përmes një telegram urimi, të cilin telegram e lexoi znj. Afërdita
Hoti Bunjaku, ku ndër të tjera shkruan, citat: ”Në pamundësi për të marrë
pjesë në Kuvendin
Themeltar të Parë zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS”, në
Eslöv të Suedisë (sepse ndodhem në vendlindje), më lejoni të ju përshëndes të
gjithëve, duke ju uruar punë të mbarë.
Ti kontribuosh çështjes kombëtare duke themeluar shoqata
kulturore shqiptare në mërgatë sikurse Shoqata e juaj Kulturore “DARDANIA
DANS”, në Eslöv të Suedisë, don të thot shumë për gjuhën shqipe, kulturën,
vallen, poezinë shqipe dhe gjithçka që është shqiptare.
Në të
njejtën kohë ju jeni duke u shndërruar në ambasador të vërtet të kombit
shqiptar. Sukseset e juaja kanë dhënë tanimë rezultate me nxënësit vallëtarë me
koreografin z. Naser Sopjani një atdhetar i vertetë i kulturës dhe çështjes
kombëtare, duke dëshmuar se ka një vullnet të madh për të kontribuar në fushën
e kulturës”, fund
citati.
Kuvendi njëzërit me aklamacion kryetar të Shoqatës
Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë zgjodhi z.
Naser Sopjanin. Në kryesi u zgjodhën Burim Hykolli, sekretar dhe Arsim Mexhuani
arkëtar.
Kuvendin me këngë e valle
e përcollën nxënësit vallëtarë të kësaj shoqate dhe me këngë folklorike nga
shoqata “Okarina” nga Landskrona, që krijuan atmosferë festive për
formimin e kësaj shoqate.