Kulturë
Sevdail Hyseni: Duhani - dashuri e tymosur
E marte, 20.05.2025, 06:11 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Duhani
- dashuri e tymosur
E
nisi njeriu cigaren si lojë në rini,
Të
cilën e shoqëroi deri në pleqëri.
Duke
pirë nga stresi, mërzia e zori,
Posi
harmonikë, i gërhet kraharori!
-
Duhani është për burra! - Gabim!
Cigare
thithin dhe gratë pa filtrim.
Madje
edhe disa mjekë të përvojës,
Nuk
e heqin dot, cigaren prej gojës.
Cigaret
nuk kanë fe, racë, as moshë,
Mushkëritë
i ngrijnë i bëjnë shoshë.
Kush
nuk bindet nga ky helm mizor,
Fundin
e gjen në aparatin respirator!
Duhani
të do, të puth, të merr frymë,
Si
vampir i strukur brenda në vrimë.
Në
buzë e shtrëngon, me afsh e zjarr,
Ai,
të përqafon, të drejton për n’varr.
Nuk
je burrë i fortë, nëse pinë duhan,
Provo
të tregohesh, kur e lë mënjanë!
-Mjaft,
më! - mes lavdit e krenarive,
Mos
u zgjo n’pavijonin e mushkërive!
(Karikatura marrë nga
interneti)