E diele, 01.06.2025, 06:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Mal në këmbë është Kosova

E hene, 19.05.2025, 06:48 PM


Mal në këmbë është Kosova

-Kushtuar Afrim Bunjakut-

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Kujtimi i të birit

Përloti nënën

Loti i syrit

Shëroka zemrën.

Me shumë mundime

E rriti nëna

Sa u nis në fluturime

I erdhi gjëma.

Djali yt dha jetën

Përballë dushmanit

Luftoi për të vërtetën

Mburojë iu bë vatanit.

Lotët rrjedhin lumë

Stoli për krenarinë

Nënën deshi shumë

Po shumë dhe Shqipërinë.

Deshi vëlla e motër

Siç deshi të shtrenjtën votër

Deshi lumin e malin

Siç deshi shtëpinë e stanin.

Ai deshi vëllazërinë

Që i falën krenarinë

Ai çmonte fisnikërinë

Që i fali trimërinë.

Trimëria kishte emër

I thonë Afrim Bunjaku

Trimëria merr këtë emër

Kur bëhet mburojë bajraku.

Kur bëhet mburojë Kosove

Kur bëhet mburojë Atdheu

Kur mbron të artën fitore

Porsi Skënderbeu.

Kush e mbron lirinë

Fituar me gjak

Lartëson krenarinë

Një Afrim Bunjak.

Ti serb ndal masakrën

Se ka zot Kosova

Shtëpisë i vunë flakën

Dogjën fëmijët te votra.

Ti, o serb katili

Nuk ngopesh me gjak

Këndon si bilbli

Një Afrim Bunjak.

Porsi zë bilbili

I këndon alltia

Kur shtin Afrimi

Drithërohet Serbia.

Aty është kufiri

Aty te Molla e Kuqe

Lëshon zërin Afrimi

Kosova si bozhure.

U fitua liria

Me gjak të Adem Jasharit

Kur u ngrit stuhia

Nga shpirti i kosovarit.

Ma thonë emrin Dardani

Ndalu ti përbindësh I zi

Me shekuj bëra histori

Për të mbrojtur këtë liri.

Gjoksi im ngjason me malin

Pushka ime ka grykë topi

Mizoritë hovin ndalin

Se bekim marrin te Zoti.

Sa I freksët qënka gjaku

Heroizëm shkruan burrëria

Nuk vdes kurrë Afrim Bunjaku...

Jo, nuk shuhet shqiptaria!

Në këto troje na vendosi Zoti

I  trashëgojmë djalë pas djali

Turbullira po solli moti

Mal në këmbë është kosvari.

Do të derdhet gjaku i Kosovës

Në mal të Sharrit e mal të Rugovës

Gjaku i derdhur ngre stuhi

Nga Kosova në Çamëri...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: "Gomari në shpinën e ushtarit", një çast human në mes të zjarrit të luftës Albert Vataj: E megjithatë “Zjerm”-i i Shkodra Elektronike, ka me shndrit si një flakadan Dashnim Hebibi: Intervistë me shkrimtarin e publicistin Brahim Avdyli Bashkim Saliasi: Xheladin Mjeku - 'Nëna e lirisë' Njoftim nga shoqatat ‘Trojet e Arbrit’ dhe ‘Kosova për Sanxhakun’ Sevdail Hyseni: Sakrifica Hysen Ibrahimi: Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans'' Gjon Keka: Vetëm në zemrën e historisë sonë iliro-arbërore ka balsam shërues për të gjitha sëmundjet e kombit tonë Përparim Hysi: Shtëpi, e ëmbla Shtëpi! Albert Vataj: Secili nga ju, sonte mund ta shkërmoqi gjeopolitikën diskriminuese të gjykimit të Eurovision Vanila Sinani Kabili: 'Reflektime atdhedashurie', një libër me vlera atdhetare dhe humane Tahir Bezhani: Zëri i nënës Nexhmije Mehmetaj: Kënga “Zjerm” ndez skenën evropiane – Shqipëria në finalen e “Eurovisionit” Sadbere Emshiu: Kur leximi bëhet urë mes brezave Lekë Mrijaj: Bajram Curri më shumë se një Hero Albert Vataj: "Zjerm", kënga që ngjitet nga toka në qiell, si një lutje për me ndez diellin në çdo zemër Albert Habazaj: Fisnikëria e poetes dhe etnografes nga Vlora - Zamira Agalliu e Kaninës Hazir Mehmeti: Shënimi ndërkombëtar i 80 vjetorit të çlirimit të Mauthausenit Agron Tufa: Kënga e skllevërve Albert Vataj: Shuhet "Pepe", revolucionari dhe idealisti i fundit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx