Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëllushe Sheme Koltraka: Mal në këmbë është Kosova

| E hene, 19.05.2025, 06:48 PM |


Mal në këmbë është Kosova

-Kushtuar Afrim Bunjakut-

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Kujtimi i të birit

Përloti nënën

Loti i syrit

Shëroka zemrën.

Me shumë mundime

E rriti nëna

Sa u nis në fluturime

I erdhi gjëma.

Djali yt dha jetën

Përballë dushmanit

Luftoi për të vërtetën

Mburojë iu bë vatanit.

Lotët rrjedhin lumë

Stoli për krenarinë

Nënën deshi shumë

Po shumë dhe Shqipërinë.

Deshi vëlla e motër

Siç deshi të shtrenjtën votër

Deshi lumin e malin

Siç deshi shtëpinë e stanin.

Ai deshi vëllazërinë

Që i falën krenarinë

Ai çmonte fisnikërinë

Që i fali trimërinë.

Trimëria kishte emër

I thonë Afrim Bunjaku

Trimëria merr këtë emër

Kur bëhet mburojë bajraku.

Kur bëhet mburojë Kosove

Kur bëhet mburojë Atdheu

Kur mbron të artën fitore

Porsi Skënderbeu.

Kush e mbron lirinë

Fituar me gjak

Lartëson krenarinë

Një Afrim Bunjak.

Ti serb ndal masakrën

Se ka zot Kosova

Shtëpisë i vunë flakën

Dogjën fëmijët te votra.

Ti, o serb katili

Nuk ngopesh me gjak

Këndon si bilbli

Një Afrim Bunjak.

Porsi zë bilbili

I këndon alltia

Kur shtin Afrimi

Drithërohet Serbia.

Aty është kufiri

Aty te Molla e Kuqe

Lëshon zërin Afrimi

Kosova si bozhure.

U fitua liria

Me gjak të Adem Jasharit

Kur u ngrit stuhia

Nga shpirti i kosovarit.

Ma thonë emrin Dardani

Ndalu ti përbindësh I zi

Me shekuj bëra histori

Për të mbrojtur këtë liri.

Gjoksi im ngjason me malin

Pushka ime ka grykë topi

Mizoritë hovin ndalin

Se bekim marrin te Zoti.

Sa I freksët qënka gjaku

Heroizëm shkruan burrëria

Nuk vdes kurrë Afrim Bunjaku...

Jo, nuk shuhet shqiptaria!

Në këto troje na vendosi Zoti

I  trashëgojmë djalë pas djali

Turbullira po solli moti

Mal në këmbë është kosvari.

Do të derdhet gjaku i Kosovës

Në mal të Sharrit e mal të Rugovës

Gjaku i derdhur ngre stuhi

Nga Kosova në Çamëri...