E shtune, 31.05.2025, 01:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Sekreti

E hene, 26.05.2025, 01:34 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Sekreti

Një ditë Iblisi, baba i shejtanëve,

I mblodhi tok prej të gjitha anëve.

- Bashkëpunëtorët me formacion,

Të zbresin në tokë me një mision.

Të mësojnë nga njerëzit çdo sekret,

Për planet, projektet, nismat, idetë.

Të gjitha me radhë, bëhuni spiunë,

Më njoftoni për ata, që bëjnë punë.

Shpërndahen ata si mjegull në erë,

Të gjithë në detyrë, me plot sherr.

Njëri në një vend, ku na binte shi,

Vërejti diçka, që ishte si për çudi!

Gjithë qenë lagur veç njërit si ariu,

Që s’e kish kapur, asnjë pikë shiu.

Shejtani i afrohet me dashamirësi:

-Më trego o mik, pse s’je lagur ti?!

Kam një sekret, e mbajë për veshi,

Burri buzëqeshi dhe pak e përqeshi:

- Nuk e tregoj troç po ta them unë,

Veç nëse pranon ta bëjë atë “punë”!

U mundua së koti i shkreti shejtan,

Nuk e kishte lehtë luftën në mejdan.

Më në fund pranoi me shumë siklet,

Duke e shitur bythën për një sekret.

Kur mbaroi njeriu shejtani u drodh,

Me syhapur rreth e rrotull u mblodh:

-  Kur nisi shiu, u zhvesha lakuriq,

Rrobat futa nën këmbë s’u laga hiq.

Kthehet shejtani çalaman edhe pis,

Te mbledhja solemne e babës Iblis.

Gjithë ishin me plot informacione,

Tregonin për njerëz dhe donacione.

Vetëm njëri rrinte i heshtur pa fjalë,

I afrohet Iblisi: Ç’farë ke ore, djalë?!

Pata pas shpine dhimbje e mallkim,

Zbulimi i sekretit e kishte një çmim.

Iblisi qeshi e u jep të gjithëve porosi:

- Ky bëri zbulimin e madh në histori.

Merrni fonde, dhurata dhe donacione,

I jepni palloshit të bëjë vepra humane!

Le të shkoje në Parajsë, sa më shpejtë,

Si një njeri i mirë edhe shumë i drejtë.

Se po ndodhi të vijë në Ferr si furtunë,

Ka për të na bërë të gjithëve atë “punë”!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx