E merkure, 23.07.2025, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Tomi dhe Xherri

E premte, 23.05.2025, 06:41 PM


Vladimir Shyti

Tomi dhe Xherri

Nën kurorën e luleve të kumbllës,

Nën harbimin e zogjëve shtegtarë,

Në tempullin shqiptar të politikës,

Tomi dhe Xherri hyjnë në garë.

Pas zënkave,ndezin qirinjtë e paqes,

Me kujdes gatuan çorbën,

Seç u tha në mezin e errësirës,

E treguan me zell në sy të botës.

Fillojë dhe loja e marrëzisë,

Minjtë dualën nga bodrumet,

U kacafytën edhe midis zisë,

Maçok e mace mbushën sheshet.

-Jam misionar;zërin ngriti Xherri,

Por, harrojë limonin e shtrydhur,

Tomi  kryelartë i shkel syrin,

“Nga çdo gjë do të jesh i liruar”

Vërshon Europa në samitin e radhës,

Delegatë e gazetarë nga çdo anë,

Vëlla e motra,djali dajës,çuni hallës,

“Lumësi ne,mjerimi arratinë do marrë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx