Kulturë
Sevdail Hyseni: Cirku parlamentar
E marte, 03.06.2025, 06:05 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Cirku
parlamentar
A
ka më komik se parlamenti pa kryetar,
Që
ka për flamur, një bojkot legjendar?
Populli
votoi, me shpresë dhe me durim,
E
tani e ndjek telenovelën me shqetësim!
Në
sallën e kuqe, ligji përmendet me nder,
U
mblodhën sërish për njëzet e pesë herë.
Deputetët
që nuk dinë ç'kanë nënshkruar,
Seancë
pas seance – një cirk i programuar.
Komisioni
formohet, për votim të fshehtë,
Por,
që mbetet bosh, si valixhja e shkretë.
Ndërsa
qytetari pret, me shpresën e kotë,
Të
zgjedhurit e popullit pushojnë n’resort.
Kur
ua përmend votat, si vullnet e mision,
Ata
zgërdhihen ashiqare, a je ti në iluzion?
E
dinë se bllokada, nuk sjell ndonjë befasi,
Rroga
vjen me kohë, kjo është me rëndësi.
Prapë
thirret Kuvendi s’dihet kur mbaron,
Njëri
voton, tjetri ikën e ndonjëri mungon.
S’ka
kuorum, e seancës i vije si pulës veja,
Mirupafshim,
o popull, në zgjedhjet e reja!