E premte, 25.07.2025, 12:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Suedezi Ullmar Kvik

E merkure, 04.06.2025, 04:50 PM


Takim me albanologun Ullmar Qvick (Kvik)

Vargje nga Viron KONA

Suedezi Ullmar Kvik

Në gadishullin skandinav,

Kemi shokë e miq fisnikë,

I përzgjedhuri midis tyre,

Suedezi Ullmar Kvik.

Në udhën e studiuesve,

Tunmann dhe Pedersen,

Si Ullmarin mikun tonë,

Një tjetër rrallë e gjen.

Në shkrime dhe krijime,

Në gjuhë shqipe ligjëron,

Pena e tij e larë me dritë,

Vezullon në çdo shkronjë.

Zë ëmbël  e i mirëpritur,

Fjalëbukur e plot nektar,

Studiues mendjendritur,

Mendje e tij sjell behar.

Me studime e përkthime,

Kombin tonë përjetëson,

Mik i madh i shqiptarëve,

Miqësi përherë ofron.

Në vatra ka vend nderi,

Miku ynë me xhamadan,

Sa lezet i ka shqiponja,

Jeleku dhe plisi bardhë!

Për ilirët e Skënderbeun,

Me fjalë zemre kuvendon

Për gjuhë shqipe dhe liri,

Edhe shpirti i këndon.

Nëpër vite, nëpër shekuj,

Do të ndriçojë vepra e tij,

Yll i ndritshëm i Veriut,

Do bëj dritë në Shqipëri.

Miqësinë me mikun tonë,

Do ta kemi sa t ‘jetë jeta,

Me fjalë zemre e urojmë,

Ullmar Kvik, tungjatjeta!

...................

Ullmar Qvick (Kvik) – albanolog suedez, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe, përkthyes i shquar nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas. Konsiderohet “Ambasador i kulturës shqiptare në Suedi”. Ullmari ka drejtuar si kryetar shoqatën suedeze – shqiptare, i ka kushtuar kombit shqiptar dhjetëra artikuj, intervista dhe studime me rëndësi të madhe historike, gjuhësore, letrare dhe kulturore, ka shkruar veprën madhore “Më shumë heroizma se sa grurë” - Një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shekullit XX, Prishtinë, 2013. Ai ka mbështetur fuqimisht Kosovën dhe luftën e saj për liri e pavarësi; është suedezi më i njohur për shqiptarët, u është gjendur atyre në çdo kohë dhe në çdo situatë, është quajtur “Mik i madh i shqiptarëve”. Ndër thëniet e famshme të Ullmarit është: “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx