Kulturë
Albert Zholi: Sefer Pasha - Vizita e Bekim Fehmiut në Gjirokastër, urdhëri i diktatorit Enver Hoxha
E shtune, 07.06.2025, 02:33 PM
Flet ish-Shefi i Sigurisë së Gardës, Sefer Pasha:
-Vizita e Bekim Femiut në Gjirokastër, udhri i
Enver Hoxhës, shoqëruesi Pirro Milkani, Dhimitër Shuteriqi dhe agjenti i
asfalisë greke Stefo Petro
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
-Në bisedat tona dy herë
kemi rrokur dhe vizitën që ka bërë në vitin 1972 në Shqipëri artisti i madh
Bekim Femiu. Dëshiroj të më sjellë detaje nga kjo vizitë në Gjirokastër! Kur
erdhi, çfarë vendesh vizitoi? Çfarë masash kishte marrë Sigurimi i Shtetit? A
ishte ai nëçdo moment i survejuar dhe kush e shoqëronte në Gjirokastër?
Nuk
dua ta teproj me ndonjë detaj që nuk shkon
gjatëvizitës së Bekim Fehmiut në Gjirokastër në vitin 1972, ku dhe unë
për herë të parë kam luajtur rolin e një "spiuni". Do t'i qëndroj
besnik asaj që ka thënë Heminguej se "Gjëja më e vështirë në botë është të
shkruash një prozë të sinqertë e të ndershme për qeniet njerëzore". Pasi
kishte mbërritur në Shqipëri aktori me famë botërore do të vizitonte dhe
Gjirokastrën. Unë punoja si psikolog në degën e brendshme. Më thërret shefi i
shërbimit të Sigurimit të shtetit dhe më thotë që qysh nga ora tetë ti do të
jesh me detyrë brenda në librarinë, ku shërbente një librar i ditur dhe
djallëzor. Quhej Ermir Alizoti. Për bëmat e tij fliste tërë Gjirokastra. Ti nuk
je pjesë e Sigurmit të Shtetit më thotë ai. Po të ngarkojmë me detyrë ty se nuk
kemi kë të çojmë tek libraria e Ermir Alizotit. Asnjë punëtor operativ nuk
pranon të shkojë tek libraria. Ata njihen si molla e kuqe. Ti meqënëse shkruan
dhe poezi do të bisedosh me Alizotin për temat e librave. Por hap sytë se
Alizotit nuk ja hedh dot. Ai ta merr bukën nga dora. Në orën dhjetë do të vijë
që nga "Sheshi i Çeçizit" aktori kosovar që punon në Hollivud. Ti ke
dëgjuar për të. Ai është Bekim Fehmiu. Detyra jote është shumë e thjeshtë. Me
të dal Bekim Fehmiu në rrugën e kalldrëmtë, që të çon për tek Qafa e Pazarit ti
me dinakëri do të shikosh se me kë do të takohet aktori që jeton në Hollivud.
Me cilët gjirokastrit do të përshëndetet, kujt do t'ja jap dorën, apo do t'i
flas? Aktorin e shoqërojnë dy punonjës. Njëri është i Ministrisë së Jashtme,
kurse tjetri është një aktor dhe regjizor i ri. Quhet Piro Milkani. Në kodin
sekret që na erdhi nuk thuhet ndonjë gjë për të. Përqëndrohu tek Bekim Fehmiu.
CIA është shërbim shumë i kualifikuar. Përpiqu që të fiksosh edhe lëvizjen e
dorës dhe të mimikës së aktorit. Kjo është detyra jote. Është një grup i
Sigurmit të Shtetit që e ndjek atë këmba - këmbës. Kujdes nga librari. Unë e di
që ti e do Bekim Fehmiun. Edhe unë. Po Sigurimi i Shtetit ka tjetër misjon. Kaq
më tha shefi i Shërbimit.
-Po ju si vepruat ku dhe
si shkuat? A ndjetë ndonjë përgjegjësi apo frikë për detyrën që ju caktuan?
Pa
humbur kohë u nisa dhe mbërrita tek libraria e vetme e Qafës së Pazarit, ku
shërbente një nga librarët e rrallë, që të linte pa mend. Gjatë ngjitjes për
tek libraria nuk u ktheva as majtas dhe as djathtas. E dija që edhe mua dikush
më ndiqte sa mora detyrën. Kështu funksionte Sigurimi i Shtetit. I dhashë dorën
librarit Emir Alizotit dhe me të filloj gallata. Unë zura një kënd nga ku dukej
udha nga do të ngjitej për në Qafën e Pazarit aktori i madh Bekim Fehmiu.
Librari më donte se unë kisha të drejtën që të tërhiqja librat e reja për në
repartet ushtarake dhe postat e kufirit. Dhe në çdo rast ai më fuste dhe ndonjë
libër që i kishte mbetur në rafte. Librari nisi të më tregoj rastin kur atij i
qe futur në librari Dhimitër Shuteriqi. Shkrimtari që ishte dhe Kryetari i
lidhjes së Shkrimtarëve i kishte qëndruar ftohtë. Nuk i kishte dhënë fare të
njohur. Në një moment Shuteriqi e kishte pyetur Alizotin nëse kishte shitje të
librave? Nuk jemi keq i qe përgjigjur Ermir Alizoti. Na ka mbetur vetëm romani
"Çlirimtarët" i Shuteriqit. Shkrimtari që e kishte marrë goditjen
brinjë më brinjë kishte ulur kokën dhe duke pirë duhan kishte dal i fyer nga
libraria. Megjithëse Alizoti e tregojë bukur atë që i kishte ndodhur me
Dhimitër Shuteriqin unë nuk i ndaja sytë nga kalldrëmi nga ku do të kalonte
Bekim Fehmiu. Fiks në orën dhjetë u pa aktori. Ishte i shoqëruar me dy punonjës
të tjerë të cilët unë nuk i njihja. Ecte i vetëm përpara tyre. I gjatë, i
veshur me të zeza dhe me basetat që binin në sy. Aktori shikonte majtas - djathas sikur të luante ndonjë rol.
Gjirokastritët e shikonin me habi. Qyteti i artit e dinte se po kalonte Odiseu.
Ishte marrë vesh se po e vizitonte qytetin ai që kishte luajtur Odiseun në mini
–serjalin italjan "L. Odissea" që e bëri atë një yll në Evropë.
Librari Ermir Alizoti çoç nuhati ngaqë unë nuk po ja varja "qillon".
- Shprehu ndonjë
shqetësim, apo ndonjë dyshim të hapur? Pse mendove kështu?
Kjo
nuk kishte ndodhur ndonjëherë kur shkoja tek ai për libra. Kur shkonim flisnim
mbarë e prapë. Por atë ditë.... U ngrit nga karrikja ku ishte ulur dhe doli tek
dera. Unë isha bërë dru. Po ndiqja me ankth lëvizjet e Bekim Fehmiut. Njëqind
metra ishte teatri ku unë po mbushja dosjen për aktorin. Ermir Alizoti nuk më
ngacmoi. Halli i tij ishte që të shkarkonte ca libra që i kishin mbetur stoqe.
Për të kaluar kohën ai nisi të më tregojë një ngjarje me Sekretarin e Partisë
të rrethit. Ai quhej Sotir Koçollari. Një ditë Sotir Koçollari kthehet nga
rruga e kalldrëmtë dhe tentoj të futej në librari. Ermir Alizoti i del përpra.
Dhe sekretari ndaloi pikërisht tek dera e librarisë. Në këtë moment një zog që
nga streha e çatisë lëshon një glasë, e cila i ra sekretarit në supin e majtë
të palltos gri. Sekretari nxjer një shami dhe nisi ta fshijë glasën. Mos e fshi
glasën i tha librari. Ishte zogu që ta bëri glasën në pardysy. Po të isha unë
do ta kisha bërë në shesh të kokës. Ke kaq kohë sekretar i partisë së rrethit e
nuk je futur të blesh një libër. Sotir Koçollari kishte ngrirë. Këtë që i
ndodhi me Ermir Alizotin do ta merte vesh i gjithë qyteti. Unë megjithëse e
ndiqja atë që tregonte librari sytë nuk i ndaja nga rruga ku po ecte me hap të
ngadaltë Bekim Fehmiu tek i cili nuk po kapja asnjë detaj që do më duhej për ta
shënuar në "raportin" që do t'ja çoja shefit të shërbmit. Ky ishte
rregulli. Ermir Alizotit nuk ju durua dhe më tha se mos po shikoja në rrugë
pjanecin e famshëm të qytetit, Mellanin. Jo, ju përgjigja. Kur kalon Mellani i
dehur ai ulërin dhe ndalon i gjithë qyteti. Klithma e tij ndihet deri në
Lunxhëri.
- Kush ishte agjenti i
asfalisë greke Stefo Petro? Kemi folur dhe njëherë për të gjatë vizitës së
Enverit në Dropull?
Ndërsa
po filmoja me sy çdo lëvizje të Bekim Fehmiut vura re një personazh të njohur
në Gjirokastër dhe në mënyrë të veçantë për Sigurimin e Shtetit. Ishte agjenti
i asfalisë greke Stefo Petro. Ai kishte tentuar t'i bënte atentat Enver Hoxhës.
Ishte një ngjarje e pabesueshme. Stefo Petro ishte nga Dropulli i Sipërm. Prej
vitesh punonte për asfalinë greke. Nga ky shërbim ai kishte marrë detyrë që të
vriste Enver Hoxhën. Në një nga vizitat e Enver Hoxhës në Gjirokastër Stefo
Petro mbushi pistoletën "beret", të cilën ja kishte dhënë në Janinë asfalia
greke. Enver Hoxhën do ta qëllonte në mes të mitingut në Sheshin e Çerçiz
Topullit. Fishekun beretës ja kishte puthitur në fole. Gishtin e kishte
vendosur në këmbëz dhe ishte gati për ta bërë atentatin. Por kur qe përballur
me kollosin Enver Hoxha, Stefo Petro, qe penduar. Si mundet ta vras këtë
gjigant kaq të pashëm i kishte thënë vetes. Dhe nuk shtiu mbi Enver Hoxhën. Po
atë ditë e kapën dhe e futën në burg. E mori vesh Enver Hoxha dhe e fali. Pasi
doli nga burgu Stefo Petro punonte në Uzinën Metalike. Kur unë e pash Stefo
Petron që po i afrohej Bekim Fehmiut i thashë vetes se më në fund e kapa
"diversantin". Por Stefo Petro që nuk e dinte se kush ishte Bekim Fehmiu kishte punë në studjon
fotografike mbi librarinë e Ermir Alizotit dhe atje u fut. Bobo mërmërita. E
humba rastin. Çfarë do të shkruaj në raportin e shërbimit?Për fat të mirë
tuajin, Ermir Alizoti nuk e kuptoi dot "detyrën" tuaj?.
Ai
e dinte që unë meresha me libra e shkruaja poezi. Nuk isha pjesë e Sigurimit të
Shtetit. Nuk m'u durua kur e pash që nuk po pinte cigare dhe e pyeta. Ai m'u
përgjigj se ishte ngritur që me natë dhe e kishte pastruar librarinë. Ka ardhur
në Gjirokastër aktori me famë botërore Bekim Fehmiu më tha me serjozitet. Më
porositën që të kem kujdes se mos aktori kthehet dhe futet në librari. Ai sot
në Gjirokastër është "bimbash". Do zoti dhe vjen. Do t'i dhuroj disa
libra të Kadaresë, që i kam bërë pako me porosi të Rrapo Dervishit. Dhe do t'i
tregojë aktorit një fotografi të Kadaresë, të cilën ja kam bërë fshehtas në Sokakun
e të Marrëve.
Bekim
Fehmiu e kaloi rrugën përpara librarisë dhe mori për nga Qafa e Pazarit. Ermir
Alizoti e pa dhe më tha mua se sa kaloi "bimbashi". Ku i dihet mbase
kthehet në librari kur të mbarojë vizitën në kala. Unë nuk u ndjeva. Dëgjova se
do ta çojnë tek Sokaku i të Marrëve e mori prapë fjalën Ermir Alizoti. Mbase do
të çojnë që të shikoj shtëpinë ku ka lindur Kadareja. Dëgjova nga Nedin Hoxha
se aktori ka me vete një hartë dhe u ka vënë shënjë vendeve që do të vizitojë.
,Ermir Alizotit ju ça hunda për cigare. Doli jashtë librarisë dhe ndezi një
"D.S". Ishin cigare që në ato vite futeshin kontrabandë nga vet
shteti. Edhe hashash mbillej dhe tregëtohej. Nëse do të kthehet në librari
ç'gjë të bukur do t'i tregosh, i thashë unë. Po qe se Fehmiu do të vijë në
librari do t'i them se tek Sokaku i të Marrëve pijaneci i qytetit, Mellani,
para ca kohësh ishte i dehur dhe u rrëzua mbi gurët e kalldrëntë. Kur u ra mbi
gur ulëriti dhe i tha vetes: Ti Mellan copa të bëhesh. Unë e kam hallin se mos
më thyhet kjo shishja me raki, që e kam në xhepin e xhaketës. Unë qesha. Nga
rruga më foli një nga oficerët e Sigurimit të Shtetit. Ai po zbriste nga Qafa e
Pazarit. Mos e prit "odisenë"- më tha ai. Kjo është porosia e të
madhit. Atë e presin në fund të lagjes "Palorto" shoqëruesit e
Ministrisë së Jashtme. Do ta vazhdojnë vizitën për në Libohovë. Nuk i thashë
ndonjë hollësi librarit. Ai "mana" kërkonte. Dhe unë sa herë të
futesha në librari do më thoshte: - "Erdhi spiuni i Odiseut". Meqënësë
misioni im kishte mbaruar mora një stol dhe u ula përballë Ermir Alizotit. Më
mollois ndonjë tregim i thashë deri sa të vejë ora tre. Në majë të gjuhës e kam
një më tha ai. Po mos ua thuaj atyre të degës se kanë një jetë që më vijnë
vërdallë. Po të tregoj atë të Shefqet Peçit, i cili u përplas me golemasit
vazhdoj aty për aty Ermir Alizoti. Të djelën e kaluar "Çeçua" i
kishte hipur xhipit dhe qe nisur nga Picari për në Golem. Do të hante një kec
të pjekur në Gjesh - Nikosh. Duke u ngjitur për në Golem xhipi mezi ngjitej.
Rruga qe për faqe të zezë. Në një nga ngjitjet më të vështira ai shikon
punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve. Shefqet Peçi e ndal xhipin dhe u bërtet
punëtorëve me zë të çjerrë. Po ju mutër..... kush ju ka prurë këtu? Pse kështu
punohet duke u shullëtur në diell për shtatë palë qejfe! Këtu bie kur të duash
në greminë. Punëtorët e Golemit me lopata dhe kazma në duar po e vështronin të
çuditur. Picari dhe Golemi ishin nip e dajo. Njëri nga punëtorët, i cili qe
mbështetur mbi bishtin e lopatës i thotë me të qeshur e me të ngjeshur: - Çeço!
Ai mut[Enver Hoxha] i cili të ka çuar ty në Komitetin Qëndror na ka prurë dhe
"na" këtu që të mirëmbajmë rrugën. Ti të vesh në Golem e të hash kec
të pjekur në hell, kurse ne të ham bukë misri me gjizë. Kur Shefqet Peçi e dëgjoi
këtë ironi tipike golemasi, i cili guxoi dhe u tall me Enver Hoxhën e urdhëron
shoferin, që ta kthejë xhipin për në Tiranë. Ai kishte rënë brenda me këmbët e
tij. Niset urgjent për në Komitetin Qëndror. Do t'i shkonte në zyrë Enver
Hoxhës dhe do t'i tregonte se çfarë i kishte ngjarë me punëtorët e Golemit. Por
me të mbërritur në Tiranë në Komitetin Qëndror futet tek paradhoma e Haxhi
Kroit. Mos shko tek shoku Enver i thotë sekretari. Enver Hoxha e mori vesh se
çfarë të ka ngjarë me golemasit. Unë që e dëgjoja këtë histori për herë të parë
nuk u çudita. "Përroi" i Golemit ironi të tilla nxirte për ditë. I
dhashë dorën Ermir Alizotit dhe u nisa për në zyrë. Do të plotësoja
"raport shërbimin" për aktorin Bekim Fehmiu. Nuk e dija se çfarë do
të katranosja.
- E dorëzove raportin?
Çfarë ndodhi?
-
Pasi e dorëzova "raport - shërbimin" kot më kot tek shefi, mbasdite u
takova me "çunat" e Sigurimit të Shtetit, të cilët e përcollën Bekim
Fehmiun për në Libohovë. I pyeta se çfarë kishin pikasur tek agjenti i Cias.
Njëri prej tyre më tha një gjë që më mbeti në mëndje. Ai kishte dëgjuar nga
goja e Bekim Fehmiut se ai e kishte një ëndërr. Të loste në një film rolin e
Skënderbeut. Kishte treguar gjithashtu se kishte aftësinë për të luajtur në
disa gjuhë duke përfshirë shqipen, serbo - kroatishten, maqedonishten,
turqishten, italishten, anglishten, frëngjishten dhe spanjishten. Më erdhi keq që shumë vite më vonë kur bleva
librin e Bekim Fehmiut "Shndritshëm dhe Tmershëm" ai nuk kishte
shkruar asnjë përshtypje nga vizita në Gjirokastër...