Kulturë
Bashkim Saliasi: Reflektim pas leximit të romanit ''Procesi'' të Franc Kafkës
E premte, 06.06.2025, 06:17 PM
REFLEKTIM PAS LEXIMIT TË ROMANIT "PROCESI" TË FRANC KAFKËS
"Kur
dikush nuk beson në vetvete, atëherë ai vetëm gënjen"
F Kafka
Nga
Bashkim Saliasi
Po
mbushet një shekull nga dita e daljes në botim të romanit "Procesi",
i shkruar nga Kafka dhe ngjarjet janë shumë aktuale në ditët tona. Jo vetëm pas
mbarimit të luftës së dytë botrore, por dhe në ditët kur te ne u ndryshua
sistemi dhe erdhi "Demokracia", përsqëri hasim ato fenomene që
përshkruan Kafka me aq mjeshtëri në romanin e tij, Procesi.
Sa
e sa qytetar të pafajshëm u bënë pre e proceseve gjyqësore me ose pa gjyq në
këto 33 vite të ardhjes së demokracisë në vendin tonë. Vritet qytetari i
thjeshtë, biznesmeni apo dhe deputeti dhe hapen procese të pa fundme dhe askush
nuk jep vendimin e duhur për të gjetur fajtorin.
Po
kush është fajtori që vrau A. Hajdarin, F. Xhindin, S. Olldashin e sa e sa
qytetar të tjerë?!
Shteti!?
Një fjalë goje. Po kush është shteti?!...
Vritet
qytetari i thjeshtë në mes të ditës dhe vrasësi ikën në drejtim të pa ditur. Ku
është shteti?
Bëhen
"Gërdece" dhe vriten qytetarët, hapen procese dhe përsëri i pa
fajshëm shteti dhe shtetarët. Qytetari është i fajshëm, për diçka që se ka kryerë,
të gjejë të drejtën e tij, po ku?!...
I
mohohet e drejta e pronës, vidhet në mes të ditës e shkon te avokati e gjyqtari
dhe procesi zgjat pafund.... Avokati e vjedh dhe ku të ankoheht!?
Vetëm
një ditë ka të drejtë qytetari. Të votojë...
Qytetari
ndërron avokat. Ai përsëri e vjedh dhe nuk të mbaron punë. Burokratët kanë
frikë nga drejtësia, zhdukin çdo fakt dhe mundohen si të eleminojnë
kundërshtarët.
Burgjet
tona janë mbushur plotë. Po kush është shkaku i mbushjes së burgjeve në këtë
fillim shekulli?
Faktori
kryesor është qeverisja e keqe dhe mos zbatimi i ligjit.
Vdektari
e merr me vete drejtësinë. Po ligji ku
zbatohet!?...
Ato
që ndodhi pas luftës së dytë botrore në qeverisjen totalitare, ku kundërshtarët
eleminoheshin me gjyqe false të skenuara janë të njëjta me ecurinë e eleminimit
të njeriut dhe në ditët tona...
Në
roman shohim të vdes një burokrat në mes të vet burokracisë dhe metodave të saj
në këtë mënyrë ajo mbyt vetveten. Duke lexuar romanin të lindin shumë pyetje:
-Kush
e vrau A. Hajdarin, Trebickën, Xhindin, Olldashin etj?!
Po
Gërdecin kush e bëri!?, po 21 janarin!? Etj.
Në
këtë fillim shekulli dy të këqia ka njerëzimi. Komunizmin dhe myslymanizmin.
Por nuk është e largët dita që dhe fashizmi që hera herës triumfon sikundër
ndodhi në Austri shekullin e kaluar dhe tulatet kur e sheh që i bien kokës, por
nuk do jetë e largët që njerëzimi do e provojë përsëri fashizmin...
Fara
e tij është mbjellë dhe po zhvillohet...hera e nxjerrë kokën dhe here struket
sikundër bëjnë fashistët e Greqisë të organizuar në organizatën "Agimi i
artë"...
Kafka
e ka parashikuar bukur fundin e humnerës dhe dikush do arrij në fundin e saj.
Ai parashikoj fundin dhe fillimin e humnerës dhe këto qenë dy ngjarje që
tronditën mbarë shoqërinë botrore. Fundi i luftës së parë botrore dhe mbarimi i
luftës së dytë janë parashikimet më të sakta që bëri Kafka në periudhën e vet.
Shoqëria
njerëzore ka çfarë të mësoi nga Kafka dhe mendimtarët e tjerë me përmasa
botrore ku mesazhet jepen qartazi për njerëzit që merren me politikë dhe atyre
që zbatojnë ligjin. S'kishte si të ndodhte ndryshe në vitet 45-90 me luftën e
ftohtë midis dy kampeve, ku u shmang lufta e tretë botrore sepse njerëzimi hala
nuk i kishte harruar zhdukjen e miljona njerëzve pa gjyq në kampet fashiste.
Duke
lexuar romanin Procesi të Kafkës dhe duke krahësuar situatat nëpër të cilat po
kalon shoqëria njerëzore në mbar popujt është e nevojshme, që njerëzit që
drejtojnë duhet të ndërgjegjësohen në zbatimin e ligjshmërisë sepse
paralajmërimet për katastrofa të mbrapshta po jepen anë e kënd rruzullit
tokësor. Sot për sot është Siria që po vuan përmbysjen e madhe. Miljona
refugjatë sot braktisën Sirin. Ç'tregon ky fenomen? Jemi gati në prag të
përmbysjes së tretë jo shumë të largët në shumë rajone janë ndezur flakët e luftës...