Kulturë
Përparim Hysi: Ligjëron Eli Kanina
E diele, 08.06.2025, 06:53 PM
Ligjëron ELI KANINA, vjen me vargje, ia bën prima!
Libri
me poezi "hey"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kishim
vite pa u parë me POETEN dhe
shkrimtaren ELIVERTA KANINA (ANELLI) apo ELI KANINA siç i thonë shkurt. Në
raportet e mia të njohjes reciproke me ELIN, sikur i rrinë për shtat kësaj
njohjeje, ato vargjet e KADARESË:
"Jetojmë
të dy në një qytet,
Po
rrallë shihemi
Sa rrallë..."
Kemi pa u parë që nga koha “murtajë” e Covidit dhe, ndërsa unë, brenda dy viteve, u plaka dhe i lashë rrugët e gjata, kurse ajo, brenda dy viteve, është rritur dhe vjen si një befasi e bukur me dy libra: një me poezi dhe tjetra me prozë. U takuam pranë “Klinikës” (tek “21 Dhjetori”), që unë, i “plagosuri” nga një rrëzim aksidental, e kam “teqenë ku falem” (mjekohem), afër.
Nismën
për këtë takim e ka FUAT MEMELLI që kish ardhur nga BOSTONI, FUATI (unë i them
mjalti), ngaqë është DEVOLLII e bëri ferk: solli dhe ELIN (se gjaku nuk bëhet
ujë, de! Se edhe ELI andej e ka gjakun). Qe një takim tepër i gëzueshëm. Këtij takimi kaq të ngrohtë, sado
i shkurtër që ish, i shkojnë për shtat fjalët e ARTISTIT KOMIK FRANCEZ, EMMAMUEL
GIRBERT që ka thënë:" Një takim i shkurtër dhe një kujtim i gjatë e
pasurojnë dhe e çlirojnë shpirtin". Dhe vërtet që u ndjemë mirë. ELI na
dhuroi dy librat e saj dhe unë, pasi mbarova librin me poezi, po mundohem të
jap përshtypjet e mia.
*
Nuk
është hera e parë që shkruaj për librat
e ELIT, por këtë radhë sikur e kam
ngulur "sondën vëzhguese" pak më thellë. ELIVERTA KANINA apo ELI me profesion është mjeke dhe si është
e mundur që të shkruajë poezi? Tek bëj këtë pyetje pak retorike, dëgjoj si një
gjëmim thënien mitike të NIETZCHE (NIÇES) që m'i pretë drutë shkurt:"Që të
shruash, duhet të kesh studiuar për mjekësi dhe të njohësh filologjinë".
Pra, mua NIÇE më la me"provim në vjeshtë".
Por
tej shpotive e sentencave, ELI KANINA vjen me këtë libër me poezi si një britmë
gëzimi. Në atë thirrjen"hey" fshihet një album i gjithi me poezi që
mbajnë era parfum.
Para
se të kaloj në "detaje" dua t'u them lexuesëve të kësaj eseje
modeste, se"Unë nuk rri ditë pa lexuar. Kjo "gjimnastikë e
mendjes", më mban gjallë aftësinë e formimit, dhe të gjykimit të
mendimeve". Sikur kam rënë rob i asj që me kohë e ka thënë HAROLD BLOOM.
Ngaqë
dyzet e ca vjet kam qenë mësues dhe gjithmonë nxënësve u kam mbushur mendjen me shembuj, të njëjtën
gje po bëj dhe për POETEN ELI KANINA,
Pra,
kush është kjo, ELIVERTA KANINA që me vargje ia bën prima? Po e vë të flasë me
gojën e vetë:
AUTOPORTRET
Kam moshën e vajzës sime
Fytyrën e saj të nurtë.
Me sytë e kaltër të
djalit
Shoh dhe mas horizontet.
E sigurtë,
Teksa, i treti, më i
vogëli
Me buzëqeshjen mjaltë e
qumësht
Engjëllmbrojtës, më ulet
tek gjunjët
Vetullat e mmbledhura të
timshoqi
Si dy kllapa më vënë në
mes
Unë, fjalëpathëna e tij:
-Kujdes!!!
Jam rekord i pashpallur
në"Gines"
Jam kompozim energjish
të jetës sime
Jam diell dhe deliri i
dashurisë
Mos më konsumoni!
Mos më lëndoni:
I duhem POEZISË!
A
nuk ësht ky "autoprtrert" si një fshat i bukur që duket dhe nuk do
kallaus.
Poezia e ELIT ka freski. Ca më shumë është si flladë freskie që ta mubshë mushkërinë me ozon të pastër dhe mushkërit të bëhen si balonë. Gjaku hyn i pastër në aortë.
Poezia e vërtetë lidhet me botën dhe jetën përmjet njeriut, -thotë RILKE. Askush nuk ia fali si dhuratë poezinë ELIT, për veçse ZOTIT. LEO BASGALIA thotë: "Talenti është dhurata që të ka bërë ZOTI ty, ç'do bësh ti me këtë"dhuratë" është shpëblimi që po i bën ZOTIT." Sikur t'i marrësh poezitë e ELIT një e nga një, çdo njëra duket më e bukur. Çdo njëra prej tyre, të relakson shpirtërisht dhe të kthjellon mendërisht. Motori i makinerisë së poezisë së ELIT është erotika. Larg shijeve banale e ligavece, por një erotikë që ta ngroh shpirtin ty si lexues.
DËSHIRIM
Janë ca gra që dinë të
plaken bukur
Të kujtojë perëndimin
vezullimin e ujrave
Nuancat e ëmbla
Të ngrohta.
Horizonteve kur lëshohen
Ah, të kishte burra
Të jenë e të mbeten mbi
to
Sikur dielli.
Me
pak vargje.E qartë, e kuptueshme, e sinqertë. S'ka si të shpehesh më bukur.
Pyetjes
tjetër se si është e mundur që ELI KANINA shkruan kaq bukur, e ka thënë me kohë
NOBELISTI RUS, BORIS PASTERNAK: "Poezi të bukur bën një poet me shpirt të
bukur dhe jo një njeri shpirtzi."
Çdo
poezi e
ELI KANINËS është realitet (i ngritur në art), është fshat, është livadh, është qielli dhe buçet
jetë. Natyrshëm, poezia është tokësore, ku veç gëzime ka dhe hidhërime, por
kudo, në krejt poezinë ajo është
vetvetja. Kjo ia rritë karizmën krijuese dhe e renditë atë në
"fondin e sërës së lartë" si një Poete. Në një farë mënyre, ajo nuk
ka shkuar atje ku nuk ka qenë i hapur shtegu, po e ka hapur shtegun dhe ka
lënë gjurmën e saj me vlerë.
Nëse,
natyrshëm, vjen pyetja tjetër: -Si ka arritur të botoj një vëllim me mbi
100-poezi? Kësaj pyetjeje, i përgjigjem me fjalët e shkrimtarit italian SIVO
PELLIKO (1789-1854) që thotë:- ''Pa forcën e karakterit nuk zotërohet asnjë
virtyt".
Poetja
ELI KANIA jo vetëm është dinjoitoze me karakter të fortë, por sa është MJEKE
HUMANE aq është dhe POETE që "shëron me vargje". ELI KANINA është
autore e 10-librave me prozë e poezi. Në poezitë e këtij vëllimi kam ndjerë po
atë kënaqësi kur lexoja lirikat e FREDERIK RRESHPJES apo NDOC GJETJES.
Kërkoj
ndjesë që, për arsye shëndetësore, po i bie shkurt, por do isha krejt i
njëanshëm dhe egoist, po mos bëja sikur nuk vija re, një parathënie aq
ekselente të botuesit "MUZGU", të MARK SIMONIT. Ka një, erudicion
"rrënqethës" është si një "qershi mbi tortë" të
këtyre poezive. Më kujton "introduktet " e NOLIT dhe vetëm dua ta
falnderoj për atë shkrim aq cilësor që nuk është i vetmi.
Urime,
POETE! Bekim vargjeve që buisin dashuri.
Tiranë, 7 qershor 2025