Kulturë
Baki Ymeri: Banori i dashurisë në trojet e Gjermanisë
E enjte, 12.06.2025, 06:53 PM
BANORI I DASHURISË NË TROJET E GJERMANISË
Nga Baki
Ymeri
Poeti
është profeti që hap portat e qiellit kurse poezia e vërtetë, fillimisht lind
në frymën hyjnore, pastaj zbret në perandorinë e muzave në një kohë të mundshme
të dialogut të pamundur. Rexhep Jahja shpërndan mesazhe dhe detaje për jetën në
të cilën bota njerëzore është e trazuar përveç meditimeve të universit lirik.
Ai na ofron tekste të ndjeshme dhe të thella përmes autenticitetit të shprehjes
së emocioneve në një regjistër stilistik të zgjedhur. Për të rregulluar vendin
e saj në bashkëkohësi, mund ta bashkojmë atë mes poetëve që i japin një ton të
ri lirizmit shqiptar.
Cila
është Shqipëria Poetike? Poetët e Shqipërisë janë dhurata me e bukur që e
pasuron spektrin e lirikës shqiptare. Njëra ndër ta është edhe Zoti Rexhep
Jahja, një poet i frymëzuar dhe patriot I shquar. Poetët e diasporës janë flamurtare të
jashtëzakonshme të mërgatës sonë. Lindita ka një bibliografi të qëndrueshme,
mbresëlënëse, me një mori vëllimesh me vlera të veçanta lirike dhe artistike, e
përfshirë edhe në disa antologji letrare të specializuara, në të cilat ka
inkorporuar krijime letrare dhe kontribute artistike në shtypin kulturor dhe
artistik.
Poeteti
i shquar i diasporës sonë me rezidencë permanente në trojet e Gjermanisë, Zoti
Rexhep Jahja, falë lirikave aktuale, meriton t'i japim një domethënie
përkatëse, të arsyeshme, të argumentuar bindshëm, të cilën e kemi vënë në dukje
kritike dhe praktike, nga ndershmëria emocionale dhe profesionale. Ekzegjeta e
famshme shpalos ndër të tjera vizionin unik poetik, një origjinalitet
ngazëllyes me freskinë spektakulare të imagjinares lirike, me fjalorin e pasur,
me elemente nga estetika e hijeshisë, ku depërton ekuilibri krijues ndërmjet
reales dhe ireales, nga tkurrja e
përrallores me origjinë mitike apo mistike. Diskursi poetik i tij ka strukturën
e një ditari të bollshëm lirik, në substancën e të cilit dalin në pah ngjarje,
kujtime, ëndrra, një gamë e gjerë gjendjesh sentimentale dhe mendore.
Sidomos
këto të fundit frymëzojnë disa nga vargjet dhe grupet e më të arrira që posedon
shkencën dhe artin e sugjerimit lirik, gjë që e lehtëson kapitalizimin e
polisemisë së fjalëve në nivele të larta etike dhe estetike. Heshtja si
kryefjalë, emblematike për poezitë e Linditës, të cilën e investon me valenca
të shumta simbolike, metaforike, në kontekste të ndryshme të diskursit të tij
poetik. Poeti i vargjeve respektive paralajmëron ab initio se atyre do t'u
jepet "një vullkan si një paralajmërim nëpër një Kullë të vërtetë të Babilonit,
të fjalëve ekzistuese, të përdorura dhe të temave poetike. Nuj është aspak i
papranueshëm ndaj elementeve përcaktuese të poezisë postmoderniste. Ai
praktikon epikizimin e ligjërimit lirik, me lojën e fjalëve, me thekset
kritike, me gërshetimet intelektuale dhe ndërtekstuale. Por ndeshim edhe mostra
të poezisë autentike dhe atmosferike, përshkruese e peizazhore alegorike e
parabolike, të poezive refleksive, të shkruara në një regjistër aforistik me
shprehje të qarta, me paradigma stilistike refleksive, që zbulon në mënyrë
bindëse talentin e padyshimtë të autorit, kurse vargjet apo grupet e vargjeve
kanë vlerën e xhevahireve të mirëfillta lirike. Lumturia është dashuri që vjen
tek ti, tek unë, në shtigje hyjnore. Vazhdimësia e përkufizimeve se pa dashuri
jam një pemë që nuk lulëzon, një qiell pa yje, një det pa dallgë, një zog pa
krahë, një zjarr i fikur në vatër.
Diversiteti
stilistik dyfishohet edhe nga ai tematik, por tema e dashurisë mbetet
dominuese, e barazuar në ligjërimin lirik përmes disponimeve dhe përjetimeve të
shumta. Edhe arsye të tjera tematike (koha, kujtimet, ëndrrat, mungesa, pritja
etj.) trajtohen duke iu referuar dominimit të dashurisë. Vargjet e Rexhepit
janë të favorizuara nga qasja krijuese. Ato janë kujtesa dhe ëndrra e dashurisë.
Mendimi i prekur nga përmallimi pret dridhjen e fundit të gëzimi që e ka
përqafuar në breg të detit, në këngën e heshtjes që pulson atje ku shelgjet
përkulen dhe vajtojnë. Metaforikisht, Rexhepi thot: Më jepni një shans,
zotërinj, me një shall të kuq, po ju pres në zhurmën e një bande dhe me erën e
borzilokut të shtrirë në gjethet e kohës së durimit. Përmbi dimensionin
refleksiv të qasjes së saj, autorja mediton shpesh mbi gjendjen e poezisë dhe
aktin e krijimit, duke na dhënë mundësinë të rindërtojmë sistemin e besimeve
etike dhe estetike. Poetesha shtron vargjet nga tufat e fjalëve, duke e
gudulisur guaskën e kuptimeve në këngë marramendëse, atje ku gufojnë figurat
stilistike si troka e jambi, atje ku bien fjalët që nuk i përqeshin kuptimet,
me kuptimet e fshehura e të shtrira mbi irisat e purpurta nga kopshti i
kujtesës. Atje ku kërkon nëpër shpellën e fjalëve, duke skalitur statuja të
animuara në stilin e ëmbël poetik dhe romantik, realist dhe sentimentalist.
Rexhep Jahja nuk është poeti i heshtjes apo e mahnitjes. Ai është një dhuratë
hyjnore me aromën e botës arbërore. Me këtë rast, i urojmë poetit tonë
realizimin e plotë të talentit të tijj të vrrullshëm, edhe në të ardhmen e
afërt!