E premte, 25.07.2025, 10:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Vetmi e stolit në park

E premte, 13.06.2025, 06:51 PM


Poezi nga Xhevahir Cirongu

VETMI E STOLIT NË PARK

Vështrova tutje në parkun e qytetit tim

Sa çudi,atë çast edhe era ndaloi aty,

Zgjata dorën të kapja një gjethe peme

Nuk munda dot, atje s’kishte asnjë njeri!

Një re e bardhë sillej rrotull lart në qiell

Edhe ajo s’kishte buzëqeshjen në sy,

Në heshtje edhe zogjtë nëpër pemë

Këngën e trishtimit padashur e lanë aty.

Nga ajo re e nxirë filloi të binte shi

Vështrova lart qiellin e ‘’Putha’’ retë,

Tek ai park i qytetit s’kishte njeri

Të vetëm unë e stoli bënim shoqëri.

Qyteti i zbrazur pa këngën e rinisë

Rrugëve të kurbetit psherëtima e lot,

Tek ai stol m’u shfaq flokbardhë një nënë

Zgjati duart drejt meje e më puthi fort!

Vetmia e stolit të heshtur atje tek ai park

Mbrëmjeve xixëllonjat bëjnë edhe dritë,

Tek ai stol lotin lash si një gjethe të flinte

Një zë fëmije këngën e jetës po e qëndisë.

Durrës, më 13 Qershor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx