Kulturë
Viron Kona: Luleshitësi i lagjes sonë
E enjte, 19.06.2025, 06:08 PM
Viron KONA
Luleshitësi
i lagjes sonë
Është
nga Maliqi, nga qyteti i sheqerit,
zemra
e tij është mjaltë, edhe mirësi,
ka
shpirtin të bukur, të pastër si lulet,
luleshitësi
i lagjes e ka emrin Nexhmi.
Vendos
vazot bukur në hijen e një lisi,
i
mirëpret klientët e zëëmbël bisedon,
për
çdo pyetje ai përgjigjet me hollësi
pastaj
syndritur lulet e tij prezanton:
Kjo
është gentiana, i ka lulet t ‘verdha,
vlerat
e saj mjekësore i njeh dhe bota,
i
ka bërë dikur të njohura mbreti Gent,
ai
vetë e ka zbuluar në malet tona.
Ja
dhe ky borziloku magjik, famëmadh,
me
vlera kuruese më të rrallat në botë,
është
krye erëza e kërkuar mbretërore,
asnjë
nga erëzat s`e konkurron dot.
Eh,
s`duhet t ‘mbaj me hatër asnjë lule
se
ja po më bëhet ca xheloze aloe vera,
te
bukuria e kësaj zonje t ‘mbeten sytë,
kurse
si bimë shëruese ka shumë vlera!
Ç
‘të të rrëfej për trëndafilin pa gjemba,
sapo
e prek gjaku në zemër të vërshon,
s`quhet
kot “dashuri me shikim të parë”
hë
djalë, kape rastin, zogu tej fluturon!
Kjo
është gladiola, latinisht "gladiolus",
quhet
“shpatë e shkurtër”, ti e kupton,
si
shpatë ka qenë armë e gladiatorëve,
si
lule, të bën për vete e të skllavëron!
S`duhet
ta harroj bukuroshen shafran,
përdorur
për vlerat e saj që n ‘lashtësi,
s’është
quajtur kot “bimë e mrekullive”
shpëton
jetë, por edhe sjell kënaqësi.
Eh,
s`rri dot pa rrëfyer për rozmarinën,
barbarozën,
balsamin, violën, karafilin,
po
dhe për tulipanin elegant donzhuan,
për
livandën, manxuranën e jaseminin...
Kështu
luleshitësi i përmend me radhë,
lëvdon
lulet e tij sikur t`i kishte fëmijë,
janë
me shpirt, janë të bekuara, thotë,
sjellin
aroma, bukuri, shëndet e miqësi.
Duke
u larguar me vazo me lule n ‘duar,
rikujtoj
bisedën me luleshitësin Nexhmi,
rikujtoj
kur ai u pëshpërit ëmbël luleve,
kur
i lëvdon edhe i përkëdhel me dashuri.
..................
1.Bëhet fjalë për
agronomin Nexhmi Laraku, sot luleshitës në rrugën “M. Shyri”, Tiranë.