E premte, 25.07.2025, 11:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më 13 VI – 13 VII. 1878!

E hene, 16.06.2025, 06:55 PM


Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më  13 VI – 13 VII. 1878!

Nga Jahja Drançolli

Në Kongresi i Berlinit morën pjesë përfaqësues të Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Perandorisë Osmane. Në seancat individuale që trajtonin çështjet e vendeve të tyre morën pjesë edhe deputetë nga Greqia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi. Kryesoi kancelari gjerman Otto von Bismarck. U rishikuan vendimet e paqes nga San Stefano, me të cilat Rusia, pas fitores në luftë (1877–78), i vendosi Perandorisë Osmane kushte shumë të vështira. Kongresi u mblodh me nxitjen e Kontit G. Andrássy, Ministër i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë. Fuqitë e mëdha, veçanërisht Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, ishin të shqetësuara për rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Në bazë të vendimeve të Kongresit, principatat e Serbisë dhe Malit të Zi u bënë shtete të pavarura, por territori që morën në Paqen e San Stefanit u pakësua ndjeshëm. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar Bosnjën dhe Hercegovinën, por Sanxhaku i Novopazarit mbeti nën administrimin e sulltanit. Rusia mori Batumin, Karsin dhe Ardahanin, ndërsa Britania e Madhe mori Qipron. Bullgaria e Madhe, e krijuar në San Stefano, u reduktua në madhësinë e një principate autonome. Rumania fitoi pavarësinë, humbi Besarabinë ndaj Rusisë dhe mori Dobruxhën veriore në këmbim. Në vitin 1878 u krijua organizata e parë ushtarako-politike shqiptare, e njohur si Lidhja e Prizrenit (10 qershor), e cila kundërshtoi vendimet e Kongresit të Berlinit, me të cilat pjesë të Shqipërisë supozohej se i përkisnin Malit të Zi dhe Greqisë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx