Kulturë
Marenglen Spiro: Themeluesit e arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri
E diele, 15.06.2025, 02:54 PM
Themeluesit e arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri
Nga
? Prof.
Marenglen SPIRO
- Sekretar Shkencor i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Shkolla
jonë e lartë, formimi shkencor dhe kultivimi i talenteve, në të gjitha fushat e
veprimtarisë, shkencë e inovacion, mjekësi e shëndet, inxhinieri e
konstruksion, ekonomi e zhvillim, filozofi, drejtësi e ligj, shoqëri, zhvillim
publik, art, talent e kulturë, bujqësi e ushqim, sporte e kulturë fizike, ka
udhëhequr shkencërisht mendimin zhvillimor të vendit, duke treguar kurdoherë
horizontet e pritshme dhe rrugët e mënyrat e përparimit nacional, pavarësisht
nga kufizimet, vështirësitë e pengesat stagnative (ideologjike) të kohërave.
Ndaj,
figura të shquara të themeluesve të tij, u shpalosën në Forumin e Dytë të vitit
të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zhvilluar këto ditë, me tërë
madhështinë e tyre, në kumtesat e pasardhësve të denjë të kësaj plejade
personalitetesh të nderuar, anëtarë të Akademisë, referues, ish bashkëpunëtorë
të rinj aso kohe dhe pasues të veprimtarisë së themeluesve të arsimit të lartë
e shkencës në Shqipëri, por që janë sot edhe figura të rangut të parë në
hierarkinë akademike të vendit, kërkues shkencorë me bashkëpunime të
rëndësishme me kolegë në zë të huaj, të cilësuar lartësisht nga sistemet e
klasifikimeve e akreditimeve më të njohura ndërkombëtare.
U
prezantuan, me radhë, studiuesi i shquar i historisë Aleks Buda, ish Kryetari i
parë i Akademisë së Shkencave; korifeu i studimeve gjuhësore të shqipes Eqerem
Çabej; specialisti i linguistikës klasike, drejtuesi i studimeve
dialektologjike Mahir Domi; personalitetet shkencore Kolë PAPARISTO dhe Islam
ZEKO, me njohuri të thella dhe organizatorë të formimit shkencor bashkëkohor në
fushën e biologjisë; një nga themeluesit e Akademisë së Shkencave dhe të
formimit të lartë në shkencën e Fizikës, Sotir Kuneshka; drejtuesi i ditur
formimit juridik shkencor Luan OMARI dhe udhëheqësi i talentuar shkencor në të
labirintet e së drejtës ndërkombëtare Arben PUTO; lektori elokuent, me
mprehtësi mendimi e njohuri të thella në estetikë e art Alfred Uçi dhe analisti
i mençur i problemeve filozofike të kohës Zija Xholi; mjeku pediatër kompetent
e fisnik Selaudin Bekteshi; mjeku me një prezencë të pashoqe akademike dhe
njohuri shkencore Fejzi Hoxha; personaliteti i shquar, pasqyrues i idealeve të
Rilindjes Kombëtare, një nga themeluesit në zë të arsimit të lartë Aleksandër
XHUVANI; historiani multidisiplinor Kristo Frashëri; ekonomistët e saktë e të
talentuar Hekuran Mara, Aristotel Pano e Lefter Kriqi; intelektuali i
palëkundur Petraq PILIKA që ka mbajtur shkencën e matematikës, në punime e
mësimdhënie, në nivele të larta e dinjitoze; plejada e tërë e inxhinierëve
studiues që kanë ndërtuar vendin, prezantuar zgjidhje teknike për struktura e
pajisje të integruara bashkëkohore; kirurgu i shquar, mirëpërmendur e
mirënjohur Petrit Gaçe; neurologu dinamik dhe përkrahës e mbështetës i mjekëve
të rinj dhe studentëve-mjekë Bajram PREZA; artistët muzikantë të talentuar
Alfred Paparisto e Tonin Harapi; arkeologët e heshtur në publik, por shumë të
përkushtuar e të apasionuar pas gjetjeve të lashtësisë së shqiptarëve Hasan
Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali e Frano Prendi; gjuhëtarët Shaban Demiraj e
Androkli Kostallari që kanë strukturuar e disiplinuar parimet origjinale të
gjuhës sonë shqipe, por kanë mësuar këdo, nëpërmjet formimit të pasuesve të
denjë të tyre; sot njëqindekatër vjeçari Ismet Elezi, fillimet akademike të të
cilit lidhen ngushtë me themelimin e arsimit të lartë në fushën e të drejtës
penale; Teki Tartari, Mentor Përmeti e Hysen Laçej, specialist të gjenetikës së
aplikuar që kanë ndikuar fuqishëm në formimin shkencor bashkëkohor në
Universitetin Bujqësor; specialistët e shënuar të etnografisë shqiptare Qemal
Haxhihasani, Rrok Zojzi e Andromaqi Gjergji si dhe, së fundi, artistët e shquar
të artit pamor Vilson Kilica e Mumntas Dhrami.
Pjesa
më e madhe e referimeve u realizua nën kujdesin e anëtarëve të Akademisë
Shqiptare të Arteve dhe Shkencave: një nga studiuesit më në zë të Historisë së
shqiptarëve, Akademiku Prof. P.Xhufi, autoriteti shkencor i studimeve gjuhësore
të mirënjohura Prof. E.Lafe, personaliteti me kulturë të spikatur shkencore në
fushën e biologjisë, ish Ministri Prof. E.Ruka, biofizikani Prof. M.Spiro,
juristi i përmendur i të drejtës ndërkombëtare Prof. K.Krisafi, sociologu i
mirënjohur Prof. F.Tarifa, mjeku personalitet akademik e shkencor Prof.
M.Barbullushi, specialisti i teknologjive të informacionit dhe komunikimit Prof.
A.Xhuvani, diplomati i nivelit të lartë dhe historian i historisë shqiptare
kontemporane Prof. P.milo, lektori i teorive të reja ekonomike publike në
universitete, brenda e jashtë vendit Prof. Sh.Bundo, matematikanët
inteligjentë, me eksperiencë e përkushtim Prof. Ll.Puka e Prof. M.Naqo,
inxhinierja e mirënjohur në vend, deputetja Prof. L.Bozo, mjeku me aftësi të
veçanta në kardiokirurgji Prof. A.Baboçi, kompozitori ynë dhe dirigjenti i
mirënjohur Eno Koço, arkeologu drejtues i sotëm kompetent i kërkimeve kryesore
arkeologjike në vend Akademiku Prof. G.Hoxha, pasuesi i titullarëve të
linguistikës moderne shqiptare Prof. R.Memushaj dhe specialisti i përkushtuar i
shkencave bujqësore Prof. E.Roço.
Një
sërë intelektualësh të dëgjuar në vend, njohës të fushave përkatëse, u
angazhuan, gjithashtu, në referime për këtë plejadë profesorësh e akademikësh:
doktoresha e pediatrisë, ish Ministre Prof. A.Godo, doktoresha figurë akademike
e shkencore e neurologjisë Prof. J.Kruja, përfaqësuesi i shkencës sonë juridike
penale brenda e jashtë vendit Prof. A.Shegani, linguistët e përmendur, studiues
të mirëfilltë të veçantive të gjuhës shqipe Prof. Gj.Shkurtaj e Prof. E.Hysa,
profesoresha e nderuar e etnografisë shqiptare Prof. A.Onuzi, Përgjegjësi i
Departamentit të Arteve të Aplikuara, me cilësinë e profesorit të Historisë së
Artit dhe Historisë së Fotografisë E.Hoxha.
Në
zhvillimet e sotme akademike e shkencore në vend, puna dhe përkushtimi i
themeluesve të arsimit të lartë e shkencës është bërë një mbështetje e fortë
për ecjen më tej, në fuqizimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor dhe
mësimdhënies universitare, nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtare
ndëruniversitare dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta të kërkimit dhe
formimeve duale, me njohjet reciproke të formimeve akademike. Universitetet
tona dhe Akademia e Shkencave ndodhen në një fazë sa të rëndësishme aq edhe
delikate të krijimit të njësive të qëndrueshme kërkimore dhe daljes në arenën
europiane e ndërkombëtare me dinjitet të këtyre strukturave të formimit të lartë
dhe shkencës, duke vijuar, kështu, në vullnetit e themeluesve të arsimit të
lartë e shkencës në vendin tonë.
Angazhimi
dhe përkushtimi i këtyre personaliteteve që hodhën themelet e formimit
universitar dhe të kërkimeve shkencore në vend, është një shembull i madh
veprimtarie intelektuale në sferat e formimit universitar dhe kërkimit, për të
ecur drejt zhvillimeve europiane bashkëkohore në këto fusha, siç po zhvillohen
përpjekjet sot në vendin tonë, nga universitetet e vendit dhe Akademia e
Shkencave.