Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Poezi me dy vargje

| E premte, 20.06.2025, 06:22 PM |


Poezi me dy vargje

Nga Përparim Hysi

1.Lulet

Pse lulet në kurbet kanë kaq erë

Sa në SHQIPËRi ka një ferrë?

2.Ushtari dhe komasndanti

U hodh në sulm ushtari dhe u vra në betejën e parë

Komandanti në çadër dafinat ka marrë.

3.Po harrova

Po harrova të keqen, le t'më nxjerrin një sy

Në harrova të mirën, të m'i nxjerrin që të dy.

4.Gruaja dhe lulja

A nuk ngjan një grua me lulen si pika me pikën?

A nuk thahenn e fishken që të dyja, po "nuk u vaditën"?!!!

5.Diktatori

Doli para turmave, i gërdheshur dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori

Pëllumbi fluturoi, krahët iu mardhën dhe ra e ngordhi.

6.Turma

A nuk më thoni, pse fjala"turma"

Bën rimë me "zhurma" dhe asonancë me"rruga"?

7.Gjahtar!

Një gjë duhet ta dish mirë gjahtar:

Ti gëzohesh vetëm "duke vrarë"

8.Qeni dhe "miku"

Më kafshoi një qen e më dhëmbi  njëçikë

Kurrë sa më dhëmbi gjithë shpirti, kur më kafshoi një"mik".

9.Një ish-deputet dhe unë

Bobo! jam keq se jam i paupunë

Në bordero të shtetit merrte dyfishin që marrë unë

10.Prifti dhe priftëresha

Prifti po tregonte se ç'kishte parë

Prftëresha molloiste pa qenë fare në pazar.

Tiranë, 20 qershor 2025