E enjte, 24.07.2025, 11:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Në Poterq të Klinës është kremtuar dita e Shën Pjetrit dhe Shën Palit

E hene, 30.06.2025, 06:40 PM


Sot, në Poterq të Klinës është kremtuar dita e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, apostuj e martirë të Kishës Katolike

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në Kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit në Poterq të Klinës është kremtuar sot (29-06-2025) me solemnitet festa e dy Apostujve të mëdhenj, Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Besimtarë të shumtë vendas dhe mysafirë u mblodhën për të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë liturgjike, duke e kthyer Kishën në një vatër të gjallë të besimit dhe lutjes.

Kremtimin e meshës e udhëhoqi don Marku, meshtar salezian dhe udhëheqës i Shkollës "Don Bosko" në Gjilan, i njohur për angazhimin e tij në edukimin e të rinjve. Ai, me përkushtim dhe qartësi përcolli mesazhin e jetës, misionit dhe shënjtrimit të Shën Pjetrit dhe Shën Palit, duke theksuar rolin e krishterëve si shenjë dhe mjet i dashurisë së Zotit për njerëzimin në botë...

Në bashkëmeshim me të ishin edhe don Fran Sopi, ish-famullitar i Klinës, dhe don Ambroz Demaj, famullitar i Gllavicicës (Poterq, Drenoc etj.). Prania e tyre i dha kësaj feste një karakter të veçantë solemn kremtës së sotme...

Besimtarët e kësaj famullie me rrethinë morën pjesë me devocion të veçantë, duke treguar gjallërinë e jetës kishtare në këtë zonë. Pas meshës, atmosfera u mbush me përshëndetje dhe urime, ku meshtarë dhe besimtarë ndanë fjalë miqësore dhe vëllazërore, duke e përmbyllur ditën me frymë bashkimi e mirënjohjeje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx