Kulturë
Demonstratë nga Trojet e Arbrit: Duam vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren!
E diele, 29.06.2025, 01:57 PM
Shoqata "Trojet e Arbrit" organizon më 28 Nëntor 2025 në Prizren një demonstratë gjithëshqiptare me moton:
"Duam
vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren!"
Refuzimi
i Muranës se Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit që është bërë nga
Ministria e Kulturës, Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore e Prizrenit dhe
Komuna e Prizrenit, si dhe vonesat që po i shkaktojnë të njejtat institucione
të Kosovës kërkesës se dytë të Shoqates "Trojet e Arbrit" na ka
shtyrë që të organizojmë një demostratë gjithëkombtare me moton : "Duam
vendosjen e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren".
Më
këtë dëshirojmë ti bëjmë me dije këtyre institucioneve përgjegjëse të
Republikës së Kosovës se Periudha e
Otomanizmit dhe e Pansllavizmit ka përfunduar në trojet shqiptare. Shqiptarët e
kanë zgjedhur rrugën e orientimit Evropian në bashkëpunim të ngushtë me
marëdhëniet politike, diplomatike dhe ushtarake me Amerikën.Çdo përpjekje tjetër
në rrugën e politikës pansllaviste dhe asaj aziatike do të dështoj në trojet
shqiptare. Shoqata "Trojet e Arbrit "ka hyrë në vitin e pestë të
luftës politike, me dokumente, argumente shkencore dhe kombëtare me Ministrinë
e Kulturës,Drejtorinë për Trashegimi Rajonale të Komunës se Prizrenit, dhe
Komunën e Prizrenit. Kemi paraqitë çdo dokument që na kanë kërkuar këto
institucione. Kemi dorzuar një dosje të trashë dhjetra faqesh më të gjitha
dokumentët që na i kanë kërkuar. Duke angazhuar profesionistë të lëmive të
ndryshme të gjeodoezisë, kadastrës, studiues dhe skulptor.Dhe ka muaj që prap
vonohet përgjigjja nga institucionët e Republikës se Kosovës. Shoqata
"Trojet e Arbrit" i fton të gjitha shoqatat, organizatat politike dhe
atdhetare nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata atdhetare në Evropë
dhe Amerikë, që të na bashkangjitën dhe të na përkrahin në këtë demostratë
gjithëkombëtare që do të jetë edhe fillimi i ndaljes dhe bllokimit të politikës
neotomane dhe asaj pansllaviste në trojet shqiptare. Shoqatat , organizatat
politike, dhe atdhetare që dëshirojnë të jenë bashkëorganizatorë të kësaj
demostrate gjithëkombëtare,ato mund ta marrin kontaktin përmes këtij numri të
telefonit: 004915162520752.(015162520752)Demostrata do të jetë masive dhe gjithëkombëtare
dhe do të respektohën rregullat në mënyrë
riogoroze të organizatorve.Demostruesit duhët të marrin më vete foton
e muranës se Gjergj Kastriotit, harten e
Shqipërisë Etnike dhe plisin e bardhë.Na u priftë e mbara!Të fillojmë ta
shqiptarizojmë Prizrenin dhe ta largojmë shqiptarizmën nga rruga e mbrapshtë e
neotomanizmit dhe e pansllavizmit.
Në emër të Shoqatës se
Intelektualve shqiptarë Trojet e Arbrit ju fton te merrni pjesë në mënyrë
masive në demostratën me moton: "Duam vendosjen e Muranës se Gjergj
Kastriotit në Prizren"
Nue Oroshi Kryetar