E diele, 20.07.2025, 01:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Letërsia bashkëkohore është tregues i rëndësishëm integrimi

E marte, 01.07.2025, 04:55 PM


Letërsia bashkëkohore është tregues i rëndësishëm integrimi

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Sociologji-psikologji

F. Konica: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Duke marrë shkas nga shkrimi me temë “Ftesë për diskutim nga Prof. Dr. Resmi Osmani, lidhur me mosvlerësimin e letërsisë bashkëkohore nga shteti dhe gjithë institucionet e kulturës si të rangut ministror apo drejtorive të kulturës nëpër qarqe, Bashki apo qytezat e vogla, po jap mendimin tim.

Përshëndes dhe falenderoj mikun tim , Prof.dr.Resmoi Osmani, të cilt i kërkoj ndjesë për vonesën. Pasi për arsye objektive e kisha lënë gjysëm këtë temë me shumë vlera.

Enciklopedia shëtitëse, elitari Faik Konica, ka thënë: “Toka e mirë njihet kur hedh farën.” -Kjo thënie filozofike ka vlera jo vetëm për temën në fjalë se, Letërsia është potencial”, por si e tillë është larg të qenit një argëtim, një dëfrim i rezervuar vetëm për personat e legjitimuar nga politika. Letërsia me forcën e fjalës, me mesazhet që jep, me artin që përciell te lexuesi dhe frymëzon këdo, është domosdoshmëri e çdo kohe.

Letërsia ka një ndikim të madh në shumë fusha të jetës, edhe në artet figurative apo skenike (pikturë, skulpturë, teatër, muzikë, balet etj.), sidomos kur bëhet fjalë për këtë marrëdhënie në letërsinë moderne dhe postmoderne në botë. Letërsia shqipe natyrisht nuk ka lënë asnjë gjurmë në artin figurativ dhe kjo jo vetëm për faj të letërsisë, por edhe për shkak të piktorëve e skulptorëve që shpesh nuk shquhen për kulturë të gjerë, aq më pak për kulturë leximi. Ata kanë aftësinë mahnitëse në penelë e tellajo, kanë imagjinatë të zhvilluar për shpërndarjen e ngjyrave, përmasave, e cila pikturës dhe skulpturës, e cila i jep jetë me bukurinë dhe kuptimin për ta zhbiruar brendinë e saj. Nëse një admirues i arteve pamore s’është në gjendje të kuptojë, se ç’do të thotë një vepër figurative si piktura apo skulptura dhe se cila është gjuha e saj, nuk mund të bëjë pjesë në rradhët e inteligjencës.

Ndërsa, letërsia dhe muzika kanë një lidhje të lashtë. Lidhjen e letërsisë me muzikën, e vëmë re në që nga Pindari i muzikës së eposit, te soneti i Petrarkës që filloi me këngë të vogla, te Preveri.

Kalojmë te ndikimi i letërsisë shqipe në një vepër arti. Si vëzhgues, mund të mos e njohësh pikturën, të fshehtat apo enigmat e saj që e bëjnë atë të adhuruehme, por një njeri me kulturë letrare e kupton se ku qëndron, sekreti apo bukuria e saj. Kushdo e vë re kur në një pikturë ndihet jeta e gjallë me gjithë dimensionet dhe ngjyrat e natyrës.

Po të shohim në skenë apo ekran një natyrë të qetë që duke lëvizur ngadalë shoqërohet me një muzikë të lehtë apo një etydë, ti ndihesh sikur je pjesë jetike e asaj mrekullie baleti apo teatri që të del para syve. Kjo dukuri apo ky fenomen, nuk është një improvizim, por realitet. Letërsia dhe muzika përbëjnë një binom artistik, mes mendimit apo fjalës së shkrimtarit me lojën e aktorit. Në këngët e secilit komb gjenden krijime letrare, shpesh poezi të poetëve më të mirë të kombit përkatës. Muzika shqipe duket sikur nuk ka një zhanër të vetin autokton dhe nuk e ka të fortë ndjenjën e përvetësimit, pasi është e lokliuar sipas zonave gjeografike. Ndaj nuk ka gjetur as mënyrën e duhur për t’u frymëzuar nga letërsia autoktone, edhe pse shumë poezi janë bërë këngë, po në tekste e tyredhe në muzikë mashiale ka ndikuar ideologjia. Meqë vetë muzika shqipe është disa hapa mbrapa letërsisë shqipe, rezultatet nuk janë të kënaqshme. Duhet vargu poetik stili apo meditimi i një proze tronditëse që të sfilit trup e shpirt, e cila ndikon shpirtërisht duke ngritur nivelin e shfaqjes teatrale, muzikore, apo realizimin e një skene fantastike të baletit klasik, i cili flet dhe lë vragë vetëm përmes muzikës dhe shprehjes artistike të aktorit ose lëvizjes elegante të kërcimtarit. Artet përmes një letërsie ndjenjash lënë mjaft vragë tek shikuesi apo dëgjuesi i një koncerti simfonik apo i një kënge që të prek telat e shpirti. Për këtë lloj arti muzikor apo skenik të ndjeshëm ka nevojë çdo njeri.

Lind pyetja, se cili është ndryshimi mes letërsisë së lirë dhe asaj të izoluar?

Për të vënë në dukje ndryshimet mes tyre, duhet të shohim dhe të analizojmë veç ndikimit që letërsia shqipe ka pasur në artet e tjera, është me interes të shihet edhe ndikimi që artet e tjera kanë ndikuar mbi letërsinë shqipe. Në këtë drejtim është për të dëshiruar, sepse asnjë nga artet e tjera në vendin tonë nuk ka ndikuar në letërsinë shqipe.

Së pari: Pa e zgjatur dhe më e keqja është se letërsia shqipe nuk ka pasur ndonjë ndikim të veçantë nga arti botëror, pasi kemi qenë në vend i izoluar që nuk lejonte hyrjen e librave, veprave të arteve pamore apo filmave të autorëve perëndimor.

Së dyti: Në këtë mëmyrë ishte një letërsi e mbyllur ose e izoluar. Madje as artisët e huaj të penelit dhe të daltës, nuk i lejonin të çelnin ekspozita në Shqipëri.

Së treti: Përjashtim bëjnë disa romane të pas viteve’90 që sollën një far ndryshimi në kijimtari. Madje mund të them botime të kohëve të fundit dhe i atyre autorëve, të cilët kanë dalë nga kornizat e Realizmit Socialist. Kjo për faktin se autorët e rinovuar, kanë shkruar dhe botuar një Letërsi Ndryshe, një Letërsi e Realitetit Real. Veçse është një shifër e papërfillshme. Kjo lloj letërsie e pavarur nuk ka asgjë të përbashkët me letërsinë e Realizmit Socialist, që ishte e diktuar, si tema dhe koha botimit.

Pse ndodh kjo?

E theksoj vonesën e ndikimit të një letërsie të re, sepse kanë kaluar 34 vite tranzicion dhe veprat e kësaj periudhe shpërfillen me neveri që nga Biblioteka Kombëtare, e cila duhet të bëj seleksionimin e veprave letrare apo studimore dhe të reklamoj ndryshimet që kanë ndodhur në letërsi apo art.

* Mohimin e kësaj letërsie të re nga juritë letrare, nga istitucionet e kulturës, nga Akademia e Shkencave është një anashkalim, përjashtim apo një luftë e heshtur ndaj së vërtetës së hidhur dhe të qartë si drita e diellit,pasi neokominizmi e ka plagë në zemër Realizmin Socialist.  Duke ditur se tek ne rrymat e ndryshme të muzikës, të artit figurativ që lëvrohej në botën perëndimore, këtu ishte mollë e ndaluar. Them pa droje se shkrimtari kishte njohuri të kufizura, rreth artit modern.  Atëherë shkrimtarët shqiptarë si mund ta zgjeronin horizontin kulturor, kur u mungonte çelja e një ekspozite të huaj me autorë të përmasave botërore, pikture, skulpture, dizajni, kur teatri nuk ngjallte shumë interes, sepse luhehin dramat e Realizmit Socialist.

*Mungonte kinemaja: Bukurinë dhe kënaqësinë që të jep filmi në kinema, si mund ta shijonin kur s’kishte kinema?  Duhet të shkoje, madje ende duhet të shkosh deri në Tiranë që të kënaqësh shijet artistike tëtë të gjitha zhanreve.

*Shfaqjet koncertale ishin të planifikuara për data historike të veçanta të diktaturës, se nuk kishte disa salla të tilla që shikuesi i apasionuar pas artit, të zgjidhte njërën prej tyre.

*Ka muguar debati publik me synimin e njohjes së kulturave të ndryshme rajonale, kontinentale apo botërore. Zhvillohen festivalet folklorike rajonale, është për t’u çuditur se mënyra e organizimit qëndron vetëm te fasada. Kur e sheh në ekran, të duket sikur kemi shkuar pas në kohë, njëlloj si 50-apo 60 vite më parë, gjë që nuk të ngjallë asnjë interes. Me kalimin e kohës gjithçka ndryshon, rinovohet, si dhe prezantimi, kordinimet, ku përmes lojës së kërcimtarve apo këngëve, duhet të dalë më në pahë jeta e gjithë kombësive pjesëmarrëse. A nuk është bukur të tregohen vlerat kulturore, risitë që ka vendi ynë si mikpritës? Kjo mënyrë është një prioritet drejt vlerave kultrore, natyrës dhe zhvillimit të llojve të turizmit, duke paraqitur në ekran të madh vendet më piktoreske, më magjike të vendit tonë që i ka me bollëk.

Botohet një libër që bën fjalë për problemet sociale të rënda në vendin tonë dhe nuk thuhet asnjë fjalë. Pse nuk mund të bëhet debat publik që të dënohen këto fenomene në opinion?! Apo janë përlyer me korrupsionin ?!

*Mungesa e mjeteve të informacionit të organizuar. Çdo shqiptar gjithçka ndodhte në botë e ka mësuar vjedhurazi nga mjetet informative ndaj dhe ne jemi shumë të varfër në imagjinatën se si duhej të ishte arti dhe letërsia në vëndin tonë të bukur. Ndaj jo vetëm shkrimtari, por dhe intelektuali apo individi i thjeshtë, nuk mund të shihnin piktura, skulptura, shfaqje të ndryshme teatri, filma, nuk dëgjonin muzikë Jazz, Blues, Pop apo Rok, Rep etj... të cilat duke i shijuar, do t’i analizonin. Por ndërkohë edukohej veshi, ëmbëlsohej shija dhe gradualisht do të edukoheshin e më pas këto bëheshin pjesë e kulturës së çdo njeriu.

*Mungon kritika e organizuar(institucionale)Po shkojnë 35 vite tranzicion dhe kritika ka ngelur si një domosdoshmëri vlerash e mohuar dhe e harruar.

*Shqipëria në këtë fushë ka njerëz të kualifikuar si,Prof.Dr. Fatmir Terziu-Londër, shumë të zotin,  i përzgjedhur nga Oksfordi ndër tre kritikët më të mirë botëror dhe nuk e zë njeri në gojë. Fatkeqësi për të është se ai doli pas rënies së Realizmit Socialist.“Të mëdhenjtë e pseudoshkencës”,pse nuk e kanë thirrur njëherë në një kuvend letrar këtë kriujes bashkëkëkohor, modern dhe shumëdimensional,që të nxjerrë në pah vlerat dhe antivlerat e letërsisë shqipe para dhe pas ’90. Është për të ardhur keq se qysh në intermediat e vitit 2003,është paraqitur lista  shkrimtarëve shqiptarë, ku janë përjashtuar emrat e autorëve të pas vitit ’90.  Ky është një tregues, se nga 2003 deri në vitin 2025 letërsia shqipe ka vdekur, ka mbetur shterpë.

* A nuk është turp për Akademinë e Shkencave në Tiranë, që nuk thotë asnjë fjalë për veprën madhore të Prof.dr. Eshref Ymerit, i cili me 5 fjalorët frazeologjik, i ka ngritur lapidar Gjuhës Shqipe duke e pasuruar me një thesar frazemash të reja. Me punën e tij si poliglot, me njohuritë dhe dijet e tij të gjera prej eruditi dhe me vullnetin e pamposhtur dhjetra vjeçar, E.Ymeri e ka vendosur veten në krye të Panteonit si shkencëtar i Frazeologjisë. Kam të drejtë të dalë me këtë përfundim:

Vetëm të na rrojë Realizmi Socialist me idhujtarët e tij. Nuk ka gjë më të keqe se të ulësh dinjitetin, autoritetin dhe ndërgjegjjen kombëtare, duke mohuar të vërtetën, duke e përfaqësuar Shqipërinë letrare me 4-5 emra tabü. Kjo do të thotë se shkrimtarët shqiptarë pas ’90, janë baraz me 0 , inekzistentë. Turp për Akademinë diktatoriale, për Katedrën e Gjuhësisë, për Ministrin e Kulturës dhe për Bibliotekën Kombëtare, institucione që duhet të merren seriozisht me kualifikimin e veprave letrare.

O Zot, si nuk vënë re mangësitë e kulturës shqiptare, me të cilat vazhdojnë edhe sot.

* Në letërsinë shqipe nuk mund të flitej për ndikim muzike siç mund të flitet për një ndikim të tillë, për shembull, në letërsinë amerikane, ku F. Scott Fitzgerald apo Toni Morrison nuk mund të kuptohen pa muzikën jazz; nuk mund të flitet as për një ndikim nga piktura siç mund të flitet, për shembull, për ndikimin e Heminguejt nga kubizmi, apo të Hesses nga impresionizmi, të Sabatos nga surrealizmi. Nuk mund të flitet as për ndikim të filmave në anën teknike të letërsisë siç mund të flitet për postmodernistët Coetzee, Vonneg, Bellow, Eco, Ruzhdie, Murakami etj. Tek një film lë përhtypje të madhe muzika, si psh.Enio Morricone në filmat West që nuk shlyhen nga kujtesa.

*Artet janë burim vlerash edukative: Artet në tërësi dhe letërsia në veçanti rrisin nivelin e kulturës njerëzore të çdo kombi. Por mjerisht niveli i ulët kulturor na ka sjellë në këtë gjendje që jemi sot.

Sikur vendi ynë të kishte primare kulturën kombëtare, ne do të ishim ndryshe, por...

Ndoshta kjo temë social psikologjike ia vlen për diskutim të gjerë, jo në studiot e ngushta e të mbyllura, sepse ato janë pronë dhe e drejta e të privilegjurve.

*Stili në art dhe letërsi:Dihet se letërsia apo arti figurativ dhe muzikor pa pasur një stil, nuk kapërdihet. Stili i të shkruarit, apo stili i pikturës dhe zhanreve të tjera artistike, është kulturë. E, çfarë të reje apo stili mund të ketë një shkrimtar pa kulturë, të cilit i mungon liria vetjake?

Kur të kanë detyruar të jesh symbyllur, veshvulosur dhe gojë mbyllur, duke të të vënë përpara një mur apo gardh betoni ndaj shkencave dhe arteve, është një tregues që flet ashiqare për një izolim psikologjik dhe moral  të letërsisë prej së cilës,duke u nisur nga kushtet e izolimit, tashmë lexuesi pothuajse ka hequr dorë nga letërsia dhe arti. Libri është i huaj për masën e gjerë. Kurse pikturat dhe skulpturat, këto vepra arti, blihen nga miliarderët vetëm për sfidë, apo snobizëm se kush ka para më shumë, se as i kuptojnë dhe as i shijojnë. Kjo ndodhi për shkak të varfërisë ekonomike, e cila çoi drejt leximit të detyruar të një letërsie të diktuar dhe e mbarsur me ideologjizma marksiste.Duke e parë kështu letërsinë, të izoluar dhe refuzuese ndaj jetës reale, shkencës dhe arteve, nuk mund të fajësohet lexuesi për fajet e shkrimtarit, i cili ende mendon se mund të bëjë letërsi dhe të zgjojë kureshtjen e lexuesit duke i mohuar realitetin  dhe duke i mbyllur portat e arteve të tjera që e zhvillojnë atë mendërisht dhe psikologjikisht. Letërsia dhe çdo lloj arti pa realitetin është një farsë, krijon një boshllëk në kulturën kombëtare. Kur merr një libër apo një novelë të vogël në dorë dhe e shpalos, vë re se qysh në rreshtat e parë ajo nuk të tërheq. Atëherë e përplas atë me neveri.

* Çdo shkrimtar duhet të ketë parasysh se, një ndër qëllimet kryesore të  letërsisë është që ta mësojë dhe ta edukojë lexuesin. Këtë rol madhor e luan letërsia e lirë, e cila është produkti i një krijuesi të pavarur, që  është shkëputur nga vartësia e çdo force politike, ka aritur të jetë vetvetja. Nuk është e vështirë të supozohet se çfarë mësimi dhe edukimi mund të japë një letërsi e izoluar nga ndikimet politike.

Prandaj, nëse librat shqip do të vazhdojnë të mbeten kështu të mbyllura në një rreth vicioz, provincial me mentalitetin e diktaturës, nuk mund të shpresohet që lexuesi do t’i hapë që të mësojë prej tyre. Leximi i librit të mirë, shkruar bukur me shpirt dhe me shumë mesazhe,  i mundëson secilit që t’i përgjigjet më mirë prirjes personale të të qenit njeri.

Në çdo fushë të jetës nuk ka përsosmëri absolute, por duhet të ketë zhvillim.  Nuk është gjithçka gjuha që flitet në përditësi.

Kjo u takon gjuhëtarëve dhe shkrimtarëve për ta përpunuar teknikisht dhe nga pikëpamja letrare.

Shumica e atyre që kanë marrë mbi vete misionin modest “të ndriçojnë opinionin publik” duhet të kenë ndjesinë më elementare ta nisin fillimisht nga edukimi dhe rrëfimi i vetvetes.

Paanshmëria e shkrimtarit me nivel intelektual dhe talent nga ndikimet politike,  është një formë epërsie e mendimit apo penës së tij mbi të tjerët, e cila ndikon pozitivisht.

Për mungese kulture, traditat zhduken dhe vjen një ditë që besimet, ashtu si dhe idetë vdesin e së fundmi harrohen.

Çdo komunitet ka nevojë për edukim, që përfshihet në një shkencë më vehte. Shkenca e edukimit është shkenca e së ardhmes, e cila qëndron e para nga të gjitha shkencat, sepse është zanafilla e ndërgjegjes, e arsyes dhe logjikës.

Mendimi i lirë nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi ideologjik, fetar apo ateist sepse ka pavarësinë e tij. Të edukohesh dhe orientohesh nga mendimi i lirë, duke nisur nga parimet elementare tek ato të përgjithshme, do të thotë se shkenca e të menduarit ndihmon në zhvillimin e plotë dhe tërësor të njeriut.

Arti në tërësi për të depërtuar në ndjeshmërinë e shikuesit apo lexuesit varet nga stili, tematika, mënyra tërheqëse e rrëfimit dhe kompozicioni që i ka bërë autori një vepre letrare. Ndaj letërsia, në ditët e sotme është një vlerë e pamohueshme për kombin. Lexoni letërsi të mirë dhe pa ideologjizma.Atëherë lexuesi do të gjejë veten  në çdo faqe, kapitull dhe rresht.

Lexim të këndshëm!

Vivra



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx