Kulturë
Arbër Tepelena: Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për "iso-polifoninë" e sirenave
E merkure, 02.07.2025, 06:55 PM
Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për "iso-polifoninë" e sirenave
Nga
Arbër Tepelena
Në
seancën e parë gjyqësore më datën 30 qershor 2025 në Gjykatën Administrative,
përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës deklaroi publikisht, se "Dosja e
UNESCO-s për "iso-polifoninë" ka humbur për shkak të lëvizjeve të
shpeshta të Ministrisë"!
Ka
humbur apo është zhdukur, nuk ka rëndësi motivi, rëndësi ka se në një
institucion të rëndësishëm shtetëror, mungon një dosje e rëndësishme që përmban
"Kryeveprën e Njerëzimit"!
Këtë
duhet ta ketë ditur edhe autori i dosjes së UNESCO-s, Vasil Tole dhe
çuditërisht ka heshtur! Në botimin e tij "Enciklopedia e Iso-polifonisë
Popullore Shqiptare", ne faqen 320, ka shkruar: "Në vitin 2005, Vasil
Tole si ekspert i etnomuzikologjisë, përgatiti dosjen e iso-polifonisë
popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO "Kryevepër e trashëgimisë
gojore të njerëzimit".
Po
në këtë "Enciklopedi" f.128-129, akademiku Tolepranon, se ka
depozituar në Dosjen e UNESKO-s ,"Studimin e plotë shkencor për
iso-polifoninë nga Vasil Tole", si dhe Studimin "Odiseja dhe sirenat
grishje drejt viseve iso-polifonike të
Epirit".
Akademiku
Vasil Tole ka pranuar gjithashtu në f. 122, seautori i zbulimit të
"iso-polifonisë": "Iso-polifonia si term është përcaktuar nga
etnomuzikologu Vasil Tole".?
Si
nuk e ha meraku autorin e Dosjes së UNESCO-s dhe të zbulimit të
"iso-polifonisë", Vasil Tolen,
që ia kanë zhdukur nga arkivi i Ministrisë së Kulturës produktin e tij
"shkencor", Dosjen e "iso-polifonisë" së sirenave greke?
Kush e zhduku? Pse humbi pikërisht kjo dosje dhe jo një dosje tjetër? Janë
ruajtur në arkivin e Ministrisë Dosja e Butrintit, e Beratit dhe e
Gjirokastrës, si u zhduk pikërisht Dosja e "iso-polifonisë" së
sirenave greke, kundër të cilës kanë kundërshtuar dhjetëra shoqata Atdhetare
Kulturore dhe shumë intelektualë e muzikantë shqiptarë në 20 vjet?!
Mos
vallë me zhdukjen e Dosjes së UNESCO-s, duhet të fshehin autorët që kanë
firmosur dosjen, apo të zhdukin studimin e "iso-polifonisë" së Vasil
Toles, për të cilin dyshohet se e ka tjetërsuar trashëgiminë shpirtërore të
shqiptarëve, në interes të kulturës greke?!
Vallë
nuk e dinë autorët e zhdukjes së Dosjes, se Dosja mund të vijë prej UNESCO-s ,
me kërkesën ligjore të Gjykatës, apo të paditësve: Shoqatës Polifonia
Shqiptare?