Kulturë
Atdhe Geci: Lineari im i gjakut
E marte, 08.07.2025, 05:18 PM
Atdhe Geci
LINEARI
IM I GJAKUT
Në
truallin e muzave më artdhënëse
është
shkruar libri "Iliada shqiptare"
"Kanuni
poetik" dhe libri "Flatrat",
"Pasha
këtë tokë" si dhe "Shqipëria
është
më e madhe se Shqipëria" etj.
Kam
bërë shkollë të vështirë të jetës
jam
një banor në shtëpinë e popullit
Antikë
quhej dashuria ime, Rilindje
quhen
ndërtuesit e atdheut tim, unë
dhe
Antika qemë miq udhe e kauzë
ne
që e shkruajmë fjalë për shqipen
jeta
shkruan tregime, romane, poezi
koha
në fjalë është një truall i jetës.
Mike,
në vendin tim dhe vendit tuaj,
poezia
është art i përjetësisë letrare,
qetësisht
e dehur, qetësisht e bukur!
Në
truallin e muzave më artdhënëse
me
germa prushi dhe me furi zjarri
është
shkruar libri "Iliada shqiptare"
dhe
mija vargje të farës
shqiptare!...
Atdhe Geci - Poezi nga libri im "Iliada
shqiptare", faqe, 1035