E enjte, 24.07.2025, 11:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet pianisti francez me famë botërore Paskal Gale

E hene, 07.07.2025, 06:54 PM


Flet pianisti francez me famë botërore Paskal Gale:

-Orkestra e RTSH ka instrumentistë të shkëlqyer dhe drejtues korrekt.

-Bashkëpunimi im me Maestro, Zhani Cikon është mbresëlënës dhe specific.

-Në Shqipëri dhe pse vend i vogël dashuria për muzikën është e madhe.

-Tirana është kryeqytet i përmasave Europiane plot jetë dhe gjallëri.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Më datën 4 korrik Orkestra Simfonike e RTSH nën drejtimin e maestro Zhani Cikos dhe pianistit frances Pascal Gallet do të shfaq një koncert special në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në pjesën e parë të hyrjes së Koncertit do jetë nga Nikolla Zoraqi "Suitë nga baleti "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur sipas romanit të Ismail Kadaresë. Pastaj të gjithë autorët francezë, nga Georges Bizet, Suitë për Orkestër Op.22, Guillaume Lekeu, Adogio për kuartet orkestër, Vincent d'Indi....Simfoni për orkestër dhe piano Op.25.

Z. Paskale, ju tashmë jeni në një bashkëpunim me Orkestrën e radio Televizionit Shqiptar. Vini nga Franca një vend me shumë kualitet në  fushën e muzikës dhe sidomos të orkestrave të tilla. Si do ta quanit Orkestrën e RTSH dhe të gjithë instrumentistët e kësaj orkestre?

Unë jam një pianist frances dhe quhem Paskal Gale. Unë jam i kënaqur që luaj në piano, me këtë Orkestër Kombëtare Shqiptare. Të jem korrekt, kur u prezantova për herë të parë me këtë orkestër u impresionova. Nuk besoja që në një vend të vogël të gjeja një orkestër kaq profesioniste. Të gjithë pjesëtarët e Orkestrës janë të përgatitur dhe të përgjegjshëm në profesionin e tyre dhe të imponojnë respekt. Të gjithë instrumentistët  mundohen të japin maksimumin në prova dhe të arrijnë atë çka duhet. Thjesht jam shumë i lumtur që luaj muzikën e bukur franceze në një vend si Shqipëria. Muzika La Son And Di ështe një muzikë si një vazo me shumë virtuozitet.

-Sigurisht folëm paksa për profesionin tuaj si pianist, por si shqiptar nuk mund të mos pyes se si ju është dukur Tirana? A ka ajo shijen e një kryeqyteti Evropian?

Oh, Tirana është qytet i bukur, dhe publiku i mrekullueshëm. Unë jam shumë i kënaqur që jam këtu. Një qytet plot gjallëri, por edhe me gjelbërim. Është një qytet modern me njerëz të mrekullueshëm. Në Tiranë ka shumë aktivitete dhe qyteti ka larmi ngjyrash. Pra nuk është aspak mbrapa kryeqyteteve më të bukur të Evropës.

Të ndalemi sërish tek Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar jo vetëm nga pjesëtarët, por edhe ambientet e RTSH-së? Si do t'i komentoni këto ambiente? Po bashkëpunimin me maestro Zhani Ciko?

Orkestra e Televizionit Shqiptar është e madhe, shumë, shumë e mirë. Miku im dirigjent Zhani Ciko, dirigjent shumë i mirë, sepse është një person i kulturuar, me dije të gjera në fushën e muzikës, ekselent në muzikë, për mendimin tim. Sa herë bashkëpunoj me të them se ai është miku im më i mirë. Shumë i mirë si dirigjent dhe Drejtor i institucioneve muzikore! Po jo vetëm Maestro, por dhe zonja e tij, është pianiste e shkëlqyer. Mund të them se në Shqipëri kam njohur shumë pianistë të mirë. Por mbi të gjitha ata janë jo vetëm profesionistë të mirë, por edhe njerëz të shkëlqyer.

Ju jeni njohës i mirë i muzikës klasike, por edhe këngëtarëve lirikë apo klasikë. Çfarë mund të thoni për ta apo për ato?

Tenorët, soprano apo dhe mezosopranot në Shqipëri janë në një tranzicion të madh. Ata tashmë janë njohur jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Ata punojnë të arrijnë rezultate duke qëmtuar për këngën nga mëngjesi deri në darkë, nga dje, edhe në të ardhmen. Tirana është shumë në tranzicion edhe si kryeqytet, por është edhe në një tranzicion muzikal.

Historia e muzikës shqiptare është interesante me sa njohuri kam pasi duke ardhur këtu jam munduar të njoh dhe historinë tuaj të muzikës.

Çfarë ju bën më shumë përshtypje te shqiptarët?

Janë shumë të hapur dhe mikpritës, por edhe të dashuruar me muzikën shumë të dashuruar.

Sa herë keni ardhur në Tiranë?

Kam ardhur tre herë dhe sa herë vij shikoj ndryshime, por ndryshime cilësore. Më pëlqejnë shqiptarët si njerëz për çiltërsinë dhe dashurinë për muzikën. Janë njerëz që dinë të respektojnë mysafirin dhe për këtë më kanë thënë që keni një traditë.

Të kthehemi tek koncerti që do të mbani. Jemi pikërisht tek Sallat e Orkestrës Simfonike e RTSH. Si do ta cilësoni këtë koncert?

Duke qenë tek Salla e Orkestrës Shqiptare mund të them se kushtet janë shumë të mira. Ky koncert është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për të gjithë Orkestrën dhe të gjithë drejtuesit e organizimit të këtij Koncerti. Kjo për mua është nder, por edhe përgjegjësi, sepse është një muzikë franceze, thuajse e gjitha muzikë franceze. Por do veçoj pjesën e parë të hyrjes së Koncertit nga Nikolla Zoraqi "Suitë nga baleti "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur" sipas romanit të Ismail Kadaresë. Pastaj të gjthë autorët francezë, nga Georges Bizet, Suitë për Orkestër Op.22, Guillaume Lekeu, Adogio për kurtet orkestër, Vincent D'indy, Simfoni për orkestër dhe piano Op.25. I gjithë  koncerti do të drejtohet nga Maestro Zhani Ciko.

Jam shumë i kënaqur në Shqipëri, më pëlqen shumë Shqipëria. Vend ku gjen gjithçka dhe pse vend i vogël.

***

Në jetën artistike kryeqytetase Koncertet e Orkestrës Simfonike të RTH,janë gjithmonë të rëndësishme.

Zhani Ciko- Mjeshtër i Madh

Prej viteh Orkestra përbën një nga asetet e dorës së parë të Entit mediatik më të madh të kombit që atëhere kur ky ansambël unik u krijua me më shumë se një vendime prej qeverisë së kohës dhe komisioneve profesionale që i jetësuan ato.Sot,historia ka bërë të vetën dhe meritat mbarten në ngjarjet artistike që drejtuesit shpalosin në kalendarët stinorë të saj.Prej disa kohësh koncepteve një program që sjell në podiumin koncertor një bransh të veçantë,thuaj se pak të njohur,por më shumë,thuajse tërësisht të panjohur të repertorit koncertor e Simfonike francez.Është fjala për atë kapitull të rëndësishëm që na vjen nga e quajtura Scuola Cantorum e Parisit disi akademike dhe më pak efektuoze se ekstravaganca tërheqëse e impresionante e Konservatorit famoz po të metropolit evropian të Arteve,Parisit.U ngjallën mbresat e herëshme nga bashkëpunimi me artisti pianist Paskal Gale,gati dishepull i Canturum.Dhe kështu lindi ku Florilezh Frankofon që u prit me interes dhe në RTSh.Me gjithë dëshirën e plotë,akaparimi i një koncertisti si Gale,ishte një anabas më vete.I kudo ndodhur nga një cep i vendit të tij,në Kinën e largët,në vendet latine etj.si dhe në angazhimin pedagogjik intensiv,u gjetën ditët e zjarrta të korrikut,që të na almagamojnë në sallat e Rtsh dhe realizimin final në TKOB.Është kënaqësia e veçantë e debarkimit në skenën tonë të madhe e emrave të Vincent d'Indy,Georges Biset dhe Gijom Lekë,belgut gjeni jetëshkurtër,që të na mbushin vulat e lundrimit në këto partitura të ngarkuara me muzikë emocionuese dhe tepër të rafinuar,që në freskinë e sallës së rinovuar të Orkestrës sonë ,të gjejmë prehjen artistike frymëzuese bashkë me formacionin në rinovim thuajse të plotë.Sigurisht kënaqësia është më e madhe se mundimi,por është dhe ajo që ndjej në stadin tim:Të prezantoj atë që është e nevojshme dhe ushqyese për ardhmërinë e këtij kolektivi,ku zbarkova me pantallona të shkurtra më 1962 dhe më pas,e udhëhoqa për mbi dhjetë vjet në gjithë dimensionin muzikor të RTSh,brenda dhe jashtë vendit,në hapësirat e lira që sollën ndryshimet epokale,jo të lehta.Vetë fillimkorriku kërkoi që Homazhi Kadare të ishte jo vetëm honorifik por përkundrazi,mirnjohës për kontributin që letërsia e tij e madhe ka frymëzuar dhe në Artet e tjera.Dhe ku ka më të goditur se Gjenerali I tij gjenial,në formën e një Suite Simfonike,të hartuar nga shkrim shkruesi i këtyre radhëve,të jetë shpalosja e homazhit.Është dhe kjo vepër shansi i frankofonisë kadareane.Faleminderit gjithë inspiruesve dhe mundësuesve.

Zhani Ciko-Kalorës i letërsisë dhe Arteve i Francës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx