Kulturë
Meti Rexhepi: Ar(t)i i pritjes
E premte, 04.07.2025, 06:24 PM
Meti Rexhepi
AR(T)I
I PRITJES
1.
Vorbullave
të
brengave
domosdo
noti
në
digat e durimit
ngrehinë
për
të të mos përpirë
vërshimet
2.
Smira
e ka kot
kotsëkoti
smirëzinjtë
deti
me shkop
nuk
turbullohet dot
detit
të dashurisë
nuk
i nxihe kaltrëria
3.
Nuk
je zanë
e
maleve
as
hënë
për
(shtoj)zovalle
as
bukuroshë
hermetike
prej
kozmetike
tjera
ndjeshmëri
stolisin
tuat tipare
e
rrepta në urtësi
e
urta në urtësi
fisnikëria
në krenari
4.
Kafshatës
së bukës
(m)i
jep shije
mëlmese
e fjalëve tua
shije
frymëzimit
Relievit
të butë
shpërthejnë
dhe shuhen
vullkanthët
shpirtit
5.
As
ndryhet
as
s’ndryshket
malli
i ndryrë
piqet
piqet...
Buzëqeshja
e brymt
e
smirës
përcëllon
edhe
fletët
e
lules së vet
Mungesa
yte
zverdhtë
blerimin
vjeshta
voli
pemën
e
gjakuar
u
r t i n ë
6.
Pranë
teje piqem
e
nuk digjem
larg
teje digjem
e
nuk piqem
7.
I
hedh kokërrat
e
grurit
në
arë të rrafshit
tënd
verë
që
pjek
nga
të acartat
goditje
e
gjithfuqishmes
uniformë
bardhësie
8.
Stolis
dëshirat
shtatet
e
vashave nuseve
fustanët
fundet
copa
pranverash
visore
nusërie
qep
dhe shqep
arr(n)on
dhe
në fjalët e mia
të
këputura
(s)thua
qepet
gjithmonë
varfëria
Do
t’iu qepte
petka
t’iu
qendiste
pajë
pëllumbave
kanarinave
bletës
të
mbrohen
9.
Të
m’i shqepësh
modelet
e ngushta
të
rrobave
të
mynxyrave
më
nxorën dredhë
më
mpinë
s’ka
modele
për
dashurinë
kopje
e fortë
e
pashlyer
e
modelit
pa
modë
(më)
je.
10.
Ç’bëra
për
ty
Ndjej
po
nuk e shkruaj
poezinë
11.
Tashmë
nuk
thithim ajër
pa
mëlmese
jonesh
atomike
mëlmese
e shekullit
të
iksave
të
botës
në
ankth
12.
Kot
e vesh vetminë
e
stolis me kate
të
kujtimeve
të
holla
ndërsa
kujtimet
e
krahnezta
i
shpojnë shpojnë
13.
Ç’të
bëj tash
pa
veshje
të
lëkurës tënde
Si
t’iu ikësh
kafshimeve
të mallt
ndryshkut
të
qëndresës
së
hekurit
shpresës
së zgjebosur
Shiritkujtime
shpalohet
paprerë
prushin
e tij
për
të më hedh
14.
Ke
për ta provuar
shijen
e Artit
të
Pritjes
frymën
tënde
të
fëguar
Lubjanë, 1987