Kulturë
Sevdail Hyseni: Vapa afrikane
E diele, 06.07.2025, 10:11 AM
Sevdail Hyseni
Satirike
Vapa
afrikane
Po
na djeg vapa nga para dhe prapa,
Sikur
një stuhi, që të ndjek me hapa.
S’ka
klimë që ftoh, as fresk’ që ndal,
Djersa
rrjedh çurg, në shpinë e ballë.
Mirëpo,
kjo vapë ndoshta kalon vetë,
Ama,
politika, na shton hallet në jetë.
Rritet
inflacioni sikur buka në brumë,
Çmimet
nuk ndalen, rrjedhin si lumë!
Pushimet
në plazh i kemi me nostalgji,
Fotot
e vjetra në bregdet, relikte për sy.
Dikur
me rrogë, shtatë net në Sarandë,
Sot
nuk del një kafe me ujë në verandë.
Por,
politikani me kollare deri në brez,
Thotë:-
Gjendja nën kontroll, pa stres!
Ai,
pushon në vendet deri në Ekuador,
Ne
flladitemi në errësirë me ventilator.
Në
televizor, debatet si gjellë e prishur,
Kush
i ka fajet, kush është më i ndritur?
Populli
nga vapa, vlon si supa pa kripë,
E
shteti këshillon:- S’ka rrezik për grip!
Eh,
moj vapë, seç na solle në këtë siklet,
Por,
s’je e vetmja nga problemet në jetë.
Kur
ti ikën, na vjen dimri me shtrenjtësi,
“Rikthim”
surprize, si fatura me llogari!
(Karikatura marrë nga
interneti)