E shtune, 26.07.2025, 01:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Jam kurvë, më thonë ''shoqëri''

E diele, 06.07.2025, 08:40 AM


Mihal Gjergji

JAM KURVË, MË THONË “SHOQËRI”

Nga gurët e fatit parreshtur

Përndjekur, gjakosur e nxir?

Këmishën e dhimbjes kam veshur

S'mësova të lypja mëshirë

Atë mesqershori, me qarje

Dhe britma, se erdha në jetë

S'e dija, që jeta ka ndarje

Dhe udhën, që duhet të ndjek

Më shfaqet dhe tretet papritur

Më grish e më ndjek e më ndal

-Jam fati, s'e ndjen pse kam zbritur?

Më ndiq, dhe mos prit të të fal

Poshtë kokës një dorë magjistare

Në djepin qendisur me nur

Ka shkruar dhe fjalët vrastare:

-Gjithë jetën do jetë nën torturë...

Shpresoja të zhdukej, por s'iku

I lutem për emërin, t'a di

Më rreh me vështrime kamzhiku

-Jam kurvë, më thonë 'shoqëri'!

Himarë, Korrik 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx