| E diele, 06.07.2025, 08:40 AM |
Mihal Gjergji
JAM
KURVË, MË THONË “SHOQËRI”
Nga
gurët e fatit parreshtur
Përndjekur,
gjakosur e nxir?
Këmishën
e dhimbjes kam veshur
S'mësova
të lypja mëshirë
Atë
mesqershori, me qarje
Dhe
britma, se erdha në jetë
S'e
dija, që jeta ka ndarje
Dhe
udhën, që duhet të ndjek
Më
shfaqet dhe tretet papritur
Më
grish e më ndjek e më ndal
-Jam
fati, s'e ndjen pse kam zbritur?
Më
ndiq, dhe mos prit të të fal
Poshtë
kokës një dorë magjistare
Në
djepin qendisur me nur
Ka
shkruar dhe fjalët vrastare:
-Gjithë
jetën do jetë nën torturë...
Shpresoja
të zhdukej, por s'iku
I
lutem për emërin, t'a di
Më
rreh me vështrime kamzhiku
-Jam
kurvë, më thonë 'shoqëri'!
Himarë, Korrik 2017