E enjte, 24.07.2025, 11:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Peshorja e dëshirave

E diele, 06.07.2025, 02:47 PM


Blerim Rrecaj

Tituj tabelash

Kudo që të ndodhem

Në Shqiptarinë hallemadhe

Shoh tabela të vëna me mbishkrimin:

"Rrugë pa dalje"

As unë si derëbardhët

Nuk e kam ndërmend të ndalem

Tabelat tona shenjojnë:

"Rrugëdalje"

Peshorja e dëshirave

Mëmëdhe të pafshim mirë e më mirë

Duke ecur përpara në liri e në paqe

Ku lulëzon mirësi e drejtësi

Ku themelet e dijes të forta i kanë rrënjët

Mëmëdhe të pafshim mirë e më mirë

Si zonjë drejtësie me sy të lidhur

Që s'do t'ia dijë për askënd

Kur do vendos një çështje për ta zgjidhur

Mëmëdhe të pafshim mirë e më mirë

Tek ti gjithmonë jetofshin dëshira e vepra

Qofsh shpirtbardhë siç e meriton

Se vetëm te ti kuptim merr jeta

Sapo pashë dy lule

Rrugës duke ecur

Dy lule i pashë

Sytë u shndritnin

Shkëndijëza shkëlqimi

Lënin pas errësirën

Po dilnin në dritë

E mua natyrisht

?? kaploi gëzimi

Pamje lulëzimi

I pashë njerëzit që çelën si lulet

Dhe lulet i pashë që çelën si njerëz

Shenjat e mira

Nëpër kohë jo të lehta e të vështira

Frymëzuan e frymëzojnë veprat e mira



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx