Kulturë
Milazim Zeqiraj: Nën tytat e armëve me 2 korrik 1990 Kosova foli
E hene, 07.07.2025, 06:50 PM
Milazim Zeqiraj
Nën tytat e armëve me
2 korrik 1990 Kosova foli
( Në nderim të Deklaratës Kushtetutese )
Me 2 Korrik 1990,
Ishin 114, por folën për të gjithë.
Ne s´ishim vetem ?
edhe kur mendonin se ishim vetëm.
Vujtje prej dere në derë
Me ëndërr për Kosovën Republikë.
Kur mendimet na përplaseshin në kokë,
Ishim pa forcë, si pika në lis.
Nga frika mendimi mshifej nën jorgan.
Dëshirat i shkruanim në zemër,
e zogjve ju kishim lakmi se jeton të lirë në qiell.
Ne këndonin pa zë në heshtje,
Amanetet i bartëm me krih.
Kur ishim afër fitorës,
stuhit e egër vinin e na përtoknin,
Por ne kurrë s´lodhëshim.
Kur armiku mendonte,
se mundet të fliste me zërin tonë,
Ne i leviznim krihet,
mblidhnim fuqin e zemrës
e ngjallëshim si uraganë.
Ne në Pranverën 1981
liria e zemrës shperthej.
Kosova e pushtuar
u ripushtu nga i njejti pushtues.
Parullat tona u shkelën me çizme.
Ai regjim lozte më dhimbjët tona,
Nuk la lis pa ja këput dëgët.
Kosovën e donin pa shqiptarë.
Lirin e shiqonim përmes gishtave,
Eshtrat e heronjve
dhe amantet e tyre i bartnim me krih.
Me dukument u mallkua
Kosova,
Gjuha shqipe
Flamuri kuq e zi,
Univerziteti,
Dija,
Medijat më radhë.
Veq shoqata e pëllumbave rezistoj,
se ata ikën lartë në qiell,
e kurrë nuk u pushtuan.
Ne për ata ishim halë në sy.
Qëndronim në vendin tonë si të haj
sot për nesër.
Në heshtje e këndonim hymnin.
e flamurin e vizatonim në zemër.
Shkrunim e këndonim,
e lirin e mendonim.
Armiku apelin e paqës së kuptonte.
Nuk ngopej më dhunë
edhe të tjerët e ndihmuan.
Ata një fjalë të mirë se folën për ne.
Frigoheshin për veti,
mendonin se ishin vëllazër,
por nejse,
e kuptuan më vonë se nuk ishin.
Me 23.3.1989
Kosova prap u ripushtu më ushtri e polici
Autonomia e kushtetuta në letra nuk egziston.
Për pushtuesi ndjekja, burgosja
dhe vrasjet ishte zgjidhja e ti.
Rezistenca e jonë nuk shuhej.
Ne fillim të viteve 90
organizohej Rendi i Ri Botërorë
i filluar më 11. 3.1981
në Mensen e studentve në Prishtinë.
Ne prap thirrjem për liri, demokraci, e drejtësi,
për të jetuar si poupull i barabartë.
Duke numëruar yjt na plasi delli i ballit,
Dy duar për një krye thot populli.
Atëherë të gjith u bëmë një,
se nuk kishim rrugë tjetër.
Nga fillimi i vitit 1990
zëri i deputetëve tanë,
në Kuvend artikulohej ndryshe,
kishte tjetër melodi.
Të gjithë folën një zë për një qellim,
Ne i ndëgjonim diskutime
çuditëshim,
nuk ishim mësuar ashtu me i ndëgju.
Të gjithë diskutoni këngën që donë zemra,
U shkrua në faqet e gazetave,
Ishin diskutime për liri e vendit.
Kur armikut i mungonet arsyja
atëhere filloj ti mbyll me dry të gjitha dyert.
Kur deputetët vendosën
Vendimet e pa ligjëshme për Kosovë mi ç´vlerësu.
Kuvendit të Kosovës ju vu dryri sa këmba,
Pushtuesi u barikaduan mbrenda aty
me hekur e zjarr.
Më 2 korrik 1990 era i ledhatonte lulet
Dielli nuk kishte vetëm nxehtësi,
por edhe shpresë.
Ishte verë e nxehtë,
e gjaku vlontë në damarë,
Vetëm fjala që ishte në majën e gjuhës
artikulohej lehtë,
e zemrën e kallur e qetëson.
Në oborrin e Kuvendit,
me 2.7.1990 koha kishte ardhë.
Bijtë e Kosovës u mblodhën aty,
asnjë minut më vonë as më herët.
Nën hijen e lisave krijuan histori,
dhe s´leviz nga aty.
Rreth tyre hijet e zeza
silleshin vërdallë me hekur e zjarr.
Mundoheshin ti ndalin zërat,
mjaftonte një urdhër dhe i vritnin të gjithë.
Deputetët më forcën e zemrës
E thirrën fjalën nga maje gjuhës
E kënduan këngën që duhej kënduar,
së ishte ardhë koha për të kënduar.
Ata një zëri vendosën:
Vendimet e padrejta për Kosovën mi çvlersu:
„Konferencën e Prizerenit, të korrikut 1945,
dhe vendimin Kuvendit Krahinor të 23.3.1989".
U betuan se diktat e vendime të pa drejta
për Kosovën kurrë sdo të votojnë,
Aty zëri i tyre u bë jehonë.
Deputetët duke mbjellur farën e lirisë
vendosen 2 korriku 1990 ta lënë në histori.
Gazmend Zajmi kompozitori i këngës,
shkrujti jo vetëm notat,
por edhe frymën e kombit që kishte pritur gjatë.
Dirigjenti Baujar Gjurgjalla
ngriti shkopin e bardhë lartë,
orkestara heshti një çast
Duke thirr Adnan Shabani që ta fillon këngën,
O thuaje atë këngë që e don zemëra e jonë.
Tenori Adnan Shabani me këngën zë zjarr,
Deklaratën Kushtetuese e këndojë.
Kur u lexu me ngritje dorë u aprovu.
Ne e quanim Deklarata e Pavarësisë,
Kosova e pavarur, Kosova Republikë
atë ditë si zë hyri në Kuvend,
e si shkrim në Gazetën zyrtare të Kosovës
Zure vend aty njëherë e përgjithmonë.
Se ishte momenti
Deklaration e Pavarësisë për ta thënë.
Sebashku të gjithë e kënduan këngën
që populi me zemër
e kishte kënduar në heshtje me parë.
Deklarera e Pavarësis
Gurëthemeli i shtetit tonë.
Gazetari Nuhi Bytyqi
me syrin e kamerës në dorë,
i penguar nga policia
merr sekuenca për Radiotelivizion.
Duke na lënë pamje të pa harrura
për ne e gjeneratat që do të vin..
Ishin 114, su përkulen para dhunës,
por folën për të gjithë.