Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Lineari im i gjakut

| E marte, 08.07.2025, 05:18 PM |


Atdhe Geci

LINEARI IM I GJAKUT

Në truallin e muzave më artdhënëse

është shkruar libri "Iliada shqiptare"

"Kanuni poetik" dhe  libri  "Flatrat",

"Pasha këtë tokë" si dhe "Shqipëria

është më e madhe se Shqipëria" etj.

Kam bërë shkollë të vështirë të jetës

jam një banor në shtëpinë e popullit

Antikë quhej dashuria ime, Rilindje

quhen ndërtuesit e atdheut tim, unë

dhe Antika qemë  miq udhe e kauzë

ne që e shkruajmë fjalë për shqipen

jeta shkruan tregime, romane, poezi

koha në fjalë është  një truall i jetës.

Mike, në vendin tim dhe vendit tuaj,

poezia është art i përjetësisë letrare,

qetësisht e dehur, qetësisht e bukur!

Në truallin e muzave më artdhënëse

me germa prushi dhe  me furi zjarri

është shkruar libri "Iliada shqiptare"

dhe mija vargje    farës  shqiptare!...

Atdhe Geci - Poezi nga libri im "Iliada shqiptare", faqe, 1035