Kulturë
Albert Zholi: Flet Drejtori Artistik i Festivalit të Polifonisë të Zagorisë “Jeto Natyrën” z. Mihal Kaçi
E marte, 08.07.2025, 06:46 PM
Flet Drejtori Artistik i Festivalit të Polifonisë të Zagorisë “Jeto Natyrën” z. Mihal Kaçi:
-Festivali i Polifonisë i Zagorisë “Jeto
Natyrën” është të ruajë traditën dhe të kthejë fshatarët në shtëpitë e tyre
- Ne do ecim në gjurmët e Rilindasit të zgjimit
kombëtar Andon Zako Çajupi, dhe Dijetarit të gramatikës së gjuhës shqipe, Ilia
Dilo Sheperi.
- Ky aktivitet që ka marrë udhën e përvitshme ka
qëllim që zona e Zagories të mos mbetet në harresë si nga shteti ashtu dhe nga
pushteti vendor e qëndror.
-Zagoria ka potenciale të mëdha që duhen
shfrytëzuar qofshin këto pasuri natyrore apo shpirtërore.
Emigrimi i shumicës të popullsisë si gjithë
shqiptarët që ikën pas viteve 90-të,
Zagorinë e rënoi në çdo aspekt ndaj presim kthimin e madh.
-Intervistoi
Albert Z. ZHOLI
Zagoria është zonë gjeografike dhe etnografike;
shtrihet në krahinën malore - jugore të vendit dhe rajonizohet në rrethin e
Gjirokastrës. Nga pikëpamja e pozicionimit gjeografik kufizohet nga: Mali i
Dhëmbelit në L, i Lunxhërisë në P, fshatrat Kala e Leskaj në Poliçani në Jug.
Ka gjatësi rreth 15 km, gjerësi 4 - 5 km, dhe vijë kufitare 45 km, prej së
cilës 22 km me rrethin e Përmetit. Është formuar nga flishi paleogjenik, që
formon një sinklinal dytësor në trajtë lugine në brezin antiklinal të Beratit.
Lugina nga ana hapësinore ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Relievi
është i ndërtuar nga formacionet të buta dhe shumëformësh. Prezente janë malet
e lartë, të cilët e “mbështjellin” luginën, duke i dhënë një trajtë të veçantë
tipike; përrenjtë e ngushtë e pjesërisht të thellë, kodrat e buta,
kryesisht të veshura, të thepisura, të ravijëzuara dhe të pasura me kullota. E
veçantë është se në lartësitë mbi 2000 metra janë tipike e prezente format e
shumta karstike, cirqet akullnajore dhe shpellat karstike, të cilat krijojnë
tablo të bukura, tërheqëse natyrore. Përmes luginës së Zagorisë rrjedh lumi i
Zagories, i cili derdhet në Vjosë, por si rrjedhojë e gjatësisë së tij ai në
“fjalorin” terminologjik gjeografik konsiderohet “përroi” i Zagories . Nga të
dy anët e tij, sidomos në krahun e djathtë, dalin një sërë burimesh karstike. Krahina
e Zagorisë ka bukuri të rralla dhe është tërheqëse, jo vetëm për
biodiversitetin, por edhe për vlerat e peizazhit, historisë dhe kulturës së
saj. Është një territor tepër i larmishëm me natyrë karakteristike me magjinë
dhe potencialin e saj tërheqës që nga pjesët më të larta të malit të Dhëmbelit
dhe malit të Çajupit me mbi 2000m lartësi, që hijeshojnë kurorën e zonës dhe
deri në ultësirat e freskëta të lumit të Zagories, në derdhjen e tij në lumin e
Vjosës.
-Kënga polifonike në krahinën e Zagorisë është e pranishme në
çdo vatër familjare. Madje ju si krahinë në çdo korrik organizoni dhe një
minifestival me këngë polifonike. Si titullohet festivali Zagorisë dhe kur është
mbajtur për herë të parë? Sa grupe ishin?
-Krahina e Zagorisë nuk und të identifikohet
pa këgën polifonike. Për këtë arsye ne si zonë kemi vite që organizojmë
festivalin e titulluar : “Jeto Natyrën”. Ky Festival organizohet një herë në
vit në Malin e Çajupit të Zagorisë. Zhvillohet si formë panairi ku shpalosen
vlerat kulturore të zonës së Zagorisë dhe zonave përreth saj duke përfshirë
këtu ( Kulinarinë, veshjet, traditën, këngët dhe vallet) Festivali i parë është
zhvilluar në qershor të 2021, kështu është vazhduar deri më sot në 2022, 2023,
2024 dhe këtë vit do e bëjmë në korrik të vitit 2025.
Kujt i lindi ideja për Festivalin dhe
cila është logoja?
Ideatori i këtij panairi të madh është
Shoqata për Zhvillim e Zagorisë me Kryetar Andon Pango. Ai është ideuesi dhe
frymëzuesi i këtij aseti kulturor që ka marër udhën e përvitshme me qëllim që
zona e Zagories të mos mbetet në harresë si nga shteti ashtu dhe nga pushteti
vendor e qëndror. Zagoria ka potenciale të mëdha, që duhen shfrytëzuar qofshin
këto pasuri natyrore apo shpirtërore. Emigrimi i shumicës të popullsisë si
gjithë shqiptarët që ikën pas viteve 90 Zagorinë e rënoi në çdo aspekt. Kjo gjë
e zgjoi Andon Pangon si një nga bijtë e saj më të denjë ku mësimet e Andon
Zakos së madh i pëshpëritën tek veshi duke e rindezur edhe njëherë atë flakë
kandili që malet e Dhëmbelit dhe Rrapavicës mbajnë brënda gjirit të tyre.
Zagoria një krahinë e lashtë me kisha, ura, kalldrëme e kala ku kryqëzohen
udhët e lashtësisë ka qënë dhe një faktor shumë i zjarrtë në çështjet kombëtare
që me Pavarësinë ku Sheperioti Aristidh RUCI, delegat i Tepelenës (Zagoria
bënte pjesë në kazanë e Tepelenës firmosi pavarësinë e deri tek Rilindasi i
zgjimit kombëtar Andon Zako Çajupi, Dijetari i gramatikës së gjuhës Shqipe Ilia
Dilo Sheperi etj. Ky festival mbështetet edhe nga Bashkia e Libohovës ku
Zagoria bën pjesë edhe ajo jep një fond të posaçëm duke luajtur rolin e saj në
këtë organizim. Pjesën artistike të festivalit Andon Pango që në fillimet e tij
ma delegoi mua që jam nip nga Zagoria dhe merrem me këngën Polifonike dhe punoj
në Qëndrën Kulturore të Bashkisë të Tiranës. Aktualisht drejtoj grupin “Nektari
i Polifonisë”. Dua të theksoj se që në djep jam mëkuar nga gjyshet e mia me
melodinë e Zagories me melodinë e asaj lugine dhe ndaj ndihem tepër i vlerësuar
dhe i respektuar që mirem me organizmin dhe njoftimet përvit të më shumë se
dhjetë grupeve që i veshin Çajupit fustanellën. Këto grupe financohen nga Andon
Pango.
-Mund
të na informoni për disa nga grupet që marrin pjesë në këtë Festival kaq shumë
shprehës?
Pjesmarrës kanë qënë: Grupi i Zagorisë,
Grupi i Lunxhërisë, Grupi i Cfakës Gjirokastër, Grupi i Zonjave të Dropullit të
Sipërm, Grupi i Libohovës, Grupi Antea, Grupi i Djemve të Delvinës, Grupi i
Sarandës, Grupi i Zhulatit, Grupi i Himarës, Grupi i Pilurit, Grupi Jehona
Labe, dhe Nektari i Polifonisë.
box
Grupi Polifonik “Nektari i Polifonisë”
Ky grup polifonik është formuar në
Dhjetor të 2021. Kanë rreth 20 këngë në repertor. Në këtë grup shumë interesant
me të rinj janë Alvaro Çenko, Rudian Zia, Rubin Ceka, Juliano Zholi, Deivis
Myslymi, Donald Çani, Igli Frëngu, Joan Duka, Kimeld Çenko, Alban Çenko, Leonel
Xhelili. Kurse emrat që kanë spikatur në këngën Zagorite ka qënë Tefta Duda me “Këngën
e kurbetit” që bëri fame. Në atë kohë e më vonë janë disa këngëtare të tjera “Grupi
i Vajzave të shkollës së mesme bujqësore Nivan,
grupi i Grave të Sheperit, grupi i Zhejit e Lliarit, gratë e Zhejit kanë
qenë në Festivalin e Parë të Gjirokastrës.