Kulturë
Kadri Tarelli: Në Vlorë, në ditët e ngrohta të korrikut
E enjte, 10.07.2025, 06:59 PM
Sa absurd janë njerëzit....! Kurrë nuk i përdorin liritë që kanë, por kërkojnë ato që nuk i kanë. Ata kanë lirinë e mendimit dhe kërkojnë lirinë e fjalës. - Soren Kiergegard
NË
VLORË, NË DITËT E NGROHTA TË KORRIKUT
Takim me çiftin Haxhiraj: Vilhelme Vrana
dhe Fitim Haxhiraj
Nga
Kadri Tarelli
Në këto ditë të ngrohta të fillim-korrikut, më
saktë, më: 06, 07, 2025, një grup shokësh nga Durrësi: Zija Beqja, Shpendi
Topollaj dhe unë Kadri Tarelli, më kot pritëm edhe dy të tjerë, u nisëm drejt
Vlorës pa u trembur nga vapa e Korrikut. Qëllimi: një takim me dy personalitete
të letërsisë dhe artit skenik, bashkëshortët, znj. Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj.
Ishte një takim miqësor, i planifikuar disa muaj më
parë, por mbetur i pa realizuar, më së shumti për arsye objektive. Të gjithë e
dimë, se pritja dhe zgjatja e kohës është e padobishme, duke krijuar një
hapësirë boshllëku që mbetet si gjemb që shpon sa herë kujtohesh dhe shkel për
fjalën e dhënë dhe punën e pa mbaruar.
Nuk shtoj fjalë që të gjithë krijuesit i dinë mbase
edhe më mirë se unë: takime të tilla jo vetëm kujtojnë dhe forcojnë miqësinë,
por janë të dobishme edhe për rrahje mendimesh, lidhur me krijimtarinë e
gjithsecilit: - Ç’kemi shkruar e botuar, dhe më shumë çfarë kemi në dorë për
ditët në vijim. Natyrisht duke u kujdesur më shumë për shëndetin.
Si përherë në takime të tilla, shkëmbyem libra.
Zakon i hershëm, mendoj i bukur në marrëdhënie miqësore mes krijuesve, ku
shpirti dhe zemra janë pranë dashurisë e mirëkuptimit dhe larg cmirrës vrastare
e shkatërrimtare. Unë i dhurova librin tim më të fundit, “Filxhani me buzë të
kafshuar”, (Tregime), edhe për zotin Hajro Kapaj dhe kolegen mësuese znj. Lejla
Gorishti, gjuhëtare, letrare dhe redaktore e përkushtuar dhe e papërtuar për të
gjithë librat e botuara nga znj. Vivra. Mjafton të përmend edhe librin “Në
botën letrare të Kadri Tarellit”, shkruar e botuar një vit më parë nga Vilhelme
Vranari.
Do të çuditesha sikur Shpendi të mos dhuronte libra të
botuara kohët e fundit.......! Zakon i hershëm i tij, që në çdo takim mes miqsh
dhe krijues kudo ku ndodhen, hap çantën dhe shkruan dedikimin. Madje më shumë
në trevat Shqiptare, Dardani e Maqedoni.
Ndërsa shkrimtarja dhe studiuesja e njohur në letrat shqipe, znj. Vilhelme na
dhuroi tre librat e saj më të fundit: “Ai dhe ajo.... ‘E çmendura”, (Roman),
“Mirënjohja virtyt i kujtesës”. Volumi II-të dhe “Kështu ka ndodhur”.
Ese-publicistika-IV. Libra që duhen studiuar pasi prekin tema të thukëta të
ditëve që kalojmë.
Pas kafes në Vlorë dhe drekës në Dukat të Vjetër, u
ndamë duke uruar njëri-tjetrin: - Shëndet të mirë dhe suksese në krijimtari të
bukur!
- Mirë u takofshim në Durrës. Ju mirëpresim...!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Shënim: Zakonisht takime të tilla shoqërohen me
fotografi, që fiksojnë kohën dhe njerëzit.
E-mail.
Përshëndetje nga Lejla Gorishti.
Mirëdita Kadri!
Uroj të jeni mirë familjarisht!
Kur, mikja jonë e mirë Vili, më tha se Kadriu ka
lënë një libër ty, të them të drejtën m’u bë qejfi shumë.
E para, se të dhurosh një libër nuk ke dhuruar vetëm
dije, po dhe atë mund e djersë, derdhur në faqet e tij.
E dyta, ai libër mban në faqe të parë një dedikim që
shpreh vlerësim dhe nderim për mua. Për këtë të falënderoj me zemër! Për më
tepër pasi të lexoj librin.
Edhe një herë të falënderoj me nderim, miku dhe
kolegu im me zemër të madhe.
Urime dhe suksese në vijueshmërinë tuaj krijuese!
Paçi shëndet dhe muzë krijuese.
Lejla Gorishti
Vlorë, më, 06. 07. 2025