Kulturë
Kozeta Zylo: Presidentja e Kosovës znj. Osmani nderon figura të shquara të Mërgatës në Amerikë
E hene, 14.07.2025, 06:19 PM
Presidentja e Kosovës znj. Osmani nderon figura të shquara të Mërgatës në Amerikë
Nga Keze Kozeta Zylo
Veprat tuaja nuk janë
vetëm në arkivat e historisë, por në vetë themelet e shtetit tonë. Ju jeni
dëshmia e gjallë se mërgata është shtyllë e fuqishme e Republikës që e gëzojmë
sot. V.Osmani
Më 12 korrik 2025, në
Manhattan në kryeqendrën e botës në Restorantin “Club A Steakhouse” që shërben
si Ambasadë Kombëtare për gati gjysmë shekulli, presidentja e Kosovës znj.
Osmani nderoi disa nga figurat më prominente të Mërgatës në Amerikë.
Mjedisi i veshur në
kuq e zi dhe mikpritja e jashtëzakonshme e gjithë stafit të Presidentes Osmani
dhe të zotërve të shtëpisë si zonja fisnike dhe humane Kumrije Selimaj dhe
Bruno Selimaj i dhanë fillimit të ceremonisë një atmosferë të ngrohtë, si
mikpritja bujare në odat e Kosovës.
Ardhja e Presidentes
së Kosovës u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallë.
Fjala e zjarrtë e
Presidentes Osmani me një gjuhë të pastër dhe elekuente na bënte të ndiheshim
krenar dhe ta dëgjonim me vemendje vlerësimin e lartë isntitucional që i bëri
Mërgatës, punës së saj të jashtëzakonshme, luftës me armë dhe penë, përpjekjeve
të mëdha për Pavarësinë e Kosovës.
Në fjalimin e saj
midis te tjerash theksoi se: “Mërgata shqiptare në Amerikë u bë zëri i besës
dhe i shpresës për popullin shqiptar në Kosovë, gjatë viteve të 80-ta dhe
90-ta, kur qenia shqiptare në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës e
gjenocidal i Millosheviqit.
Fjalimi i saj u
ndërpre disa herë nga të pranishmit për mesazhet e fuqishme dhe frymëzimin që
ngjalli tek të pranishmit si psh në fragmentin: “Proceset, që nga përpjekjet
për Çlirim e deri te shpallja e Pavarësisë, që nga ndërtimi i demokracisë deri
te forcimi i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare e mbajnë vulën e mërgatës
sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Duke e dëgjuar dhe
miratuar fjalimin e saj do të më mbeten në mendje përgjithmonë mesazhi se “Janë
disa njerëz që kurrë nuk kërkojnë lavdi, por me veprat e tyre ata ia japin
lavdinë Atdheut”.
Dhe kështu ishin
shumë prej tyre nëatë dite ceremoniale të cilët kanë punuar fort, fort pa kërkuar
lavdi, pa kërkuar dekorata, por ndjenin nga afër në rrembat e gjakut se Atdheu
i thërriste në Luftë për Pavarësinë e Kosovës. Në shekuj shqiptari ka luftuar
për Liri, në shekuj shqiptari ka derdhur gjak për Pavarësi.
Si emigrante e ardhur
në tokën e premtuar kurrë nuk do t’i harrojmë demonstratat e bashkëkombasve,
editimet profesionale me netë të tëra, kamerën duke filmuar dhe fotografuar
duke e mbajtur mbi supe pa u hequr me orë të tëra nga Qemali si themelues dhe
producent i TV “Alba Life”, përpjekjet, reportazhet, esetë, lotët, takimet me
luftëtarët, heroinat, të përdhunuarat e luftës, urrejtjet tmerruese të serbëve,
kërcënimet, debatet nëpër auditore me serbofilët, komentet e verbëra në rrjetet
sociale, armiqtë e Kosovës nëpër shkrimet tona, qëndrimet, zgjimin, njohjen e
cështjes së Kosovës me Kongresistë, Senatorë etj. Asnjëherë nuk kemi ndaluar në
Amerikë me mësueset e nderuara të rrjetit më të madh të Shkollave Shqipe “Alba
Life” Ambasador i Kombit në Diasporë për Gjuhën Shqipe, Identitetin tonë
Kombëtar.
Me ndarjen e
dekoratave nga Presidentja Osmani ajo dëshmoi dhe njëherë në fjalën e saj se me
ndarjen e këtyre dekoratave presidenciale, dokumentoi përjetësisht kapitujt më
të lavdishëm të historisë sonë, të shkruar nga njerëz të zakonshëm që kanë bërë
vepra të jashtëzakonshme.
Personalitetet e
shquara të Mërgatës në Amerikë që u dekoruan ishin:
Ilir Zherka, Urdhri i
Pavarësisë/ Bruno Selimaj, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Mark Gjonaj – Urdhri “Hasan Prishtina”/ Rexhep Balidemaj,
Urdhri “Hasan Prishtina”/ Demë Balidemaj, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Ekrem Bardha, Urdhri “Hasan
Prishtina”/ Rrustem Ibraj, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Riçard Llukaj, Urdhri
“Hasan Prishtina”/Avni Mustafa, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Haxhi Dauti, Urdhri
“Hasan Prishtina”/ Halil Mula, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Luz Thaçi, Urdhri
“Hasan Prishtina”/ Ramazan Bekteshi, Urdhri “Hasan Prishtina”/ Dr Tahir Kukaj,
Urdhri “Hasan Prishtina”/ Rrustem Gecaj, Urdhri “Dr Ibrahim Rugova”/ Prof. Sami
Repishti, Urdhri “Dr Ibrahim Rugova”/ Serxho Bytyqi, Urdhri “Dr Ibrahim
Rugova”/ Sabit Bytyqi Urdhri “Dr Ibrahim Rugova”/ Osman Osmani, Urdhri “Dr
Ibrahim Rugova”/ Agim Aliçkaj, Urdhri “Dr Ibrahim Rugova”/ Dom Pjetër Popaj,
Urdhri “Dr Ibrahim Rugova”/ Fadil Berisha, Medalja Presidenciale e Meritave/ Shqipe
Malushi/ Medalja Presidenciale e Meritave/ Kozeta Zylo, Medalja Presidenciale e
Meritave/ Drita Gjongecaj, Medalja Presidenciale e Meritave/ Lumi Hadri,
Medalja Presidenciale e Meritave/ Shqipe Biba, Medalja Presidenciale e
Meritave/ Vehbi Bajrami, Medalja Pres
Ndërsa dëgjoja emrat
midis të dekoruarve dhe disa gra në sy kishja ngazëllimin e një prej
aktivisteve të shquara të komunitetit, humanisten e madhe që ka ndihmuar pa
kushte znj. Gena Bajrami menaxheren e gazetës së mirënjohur “Illyria” e cila e
vlerësoi lart punën e zonjave të nderuara në Mërgatë për kontributin e pashoq
në Pavarësinë dhe Çlirimin e Kosovës. Krenare që midis personaliteteve të
shquara ishin dhe disa gra shume të devotshme si Shqipe Biba, Shqipe Malushi,
Lumi Hadri etj. të cilat kanë një jetë në shërbim të Kombit. Në lidhje me
figurën e gruas kujtoj takimin në vitin 2007, në vitin e Lirisë në Prizren me
Imzot Dom Lush Gjergjin i cli tezën e doktoraturës e kishte mbrojtur me temën:
“Roli i gruas shqiptare”.
Midis të tjerave në
bashkëbisedimin tonë nga ky libër ai shkëputi këtë pjesë:
“Burri i thotë gruas:
- unë jam koka jote!
-Kush e mohon i thotë
gruaja, edhe unë jam qafa jote, që e kthej ku të dua unë”.
Pra pa gruan bota do
të ishte si nata pa Hënë.
E natyrshëm siç thotë
shkrimtarja e famshme Maya Angelou do të doja të njihesha si një grua
inteligjente, një grua e guximshme, një grua e dashur, një grua që mëson duke
jetuar.
Bekuar qoftë Amerika
që na hapi dyert e zemrës dhe të shpirtit, eci krah nesh në këtë udhëtim
historik dhe bëri të mundur të fitonim përjetësisht Pavarësinë e Kosovës sonë
martire.
Lavdi UÇK-së dhe
gjithë Kosovës!
Pas ceremonisë së
dekorimeve z. Bruno Selimaj ky bir gjeneroz i Kombit shtroi drekë në
restorantin e famshëm me të dekoruarit ku mori pjesë dhe Presidentja Osmani.
Dreka kaloi në një atmosferë të ngrohtë miqësore dhe bashkëisedim me pyetje nga
të pranishmit dhe përgjigje nga Presidentja Osmani rreth cështjes së Kosovës
dhe të Kombit.
Kurrë nuk është
mjaftueshëm për të punuar për Kombin, prandaj ky vlerësim është vetëm punë më
shumë dhe përpjekje deri në frymën e fundit.
Faleminderit
Presidente Osmani!
Faleminderit Kosova
jonë!
12 Korrik, 2025
Manhattan, New York