E premte, 25.07.2025, 12:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Disa relike muzikore të Universitetit të Durresit (Studium Generale) zbulohen në Split të Kroacisë!

E marte, 15.07.2025, 06:45 PM


Disa relike muzikore të Universitetit të Durresit (Studium Generale) zbulohen në Split të Kroacisë!

Nga Jahja Drançolli

Në fillim të viteve 1990, në shtypin e përditshëm të Kosovës, si dhe në revistën “Buletini” të Fakultetit të Filozofisë (1993), u botua një studim i imi me titull “Universiteti i Durresit” (me literaturë referuese), i cili ishte rezultat i një pune të gjatë kërkimore jo vetëm në arkivat publike italiane dhe kroate, por edhe në arkivat kishtare të urdhrit dominikan, urdhri që themeloi Universitetin e Durresit rreth vitit 1380.

Ka dy arsye pse po e rikthehem çështjen në fjalë, e cila tani është përqafuar nga shkenca më serioze evropiane, veçanërisht shkenca kroate dhe ajo kosovare.

Gjatë zhvillimit të tij historik, Universiteti i Durresit (rreth vitit 1380), për shkak të sulmeve osmane, u detyrua të tërhiqej përmes Raguzës, Splitit dhe qendrave të tjera dalmate për të arritur në Zarë dhe për të themeluar këtu Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektorin e Parë, Gjonin e Durresit (1396).

Ka dy arsye pse po e rishqyrtoj çështjen në fjalë, e cila tashmë është përqafuar nga shumica e shkencës serioze europiane, veçanërisht shkenca kroate dhe ajo kosovare.

Arsyeja e parë është se në vitet në vijim dita-ditës po dalin rezultate të reja, siç është rasti i relikteve muzikore të zbuluara në Split, duke hedhur dritë mbi këtë qendër të rëndësishme universitare. Arsyeja tjetër është se Universiteti i Zarës, pak kohë më parë, në faqen e internetit të universitetit (në anglisht dhe kroatisht), postoi historinë e universitetit, e cila përputhet plotësisht me rezultatet shkencore që vërtetojnë fuqimisht ekzistencën e Universitetit të Durrsit si i pari i këtij lloji në Ballkan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx