E enjte, 24.07.2025, 10:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Shteti

E premte, 18.07.2025, 05:18 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Shteti

(Nga një mesele popullore)

Në dhomën e ndenjës, baba me bir,

I përcjellin lajmet, me plot dëshirë.

Për shtetin, parlamentin, qeverinë,

Popullin, punëtorinë e ardhmërinë.

- Ç’janë këto, babë, më jep sqarim,

Që përmenden tepër me shqetësim?

- Më dëgjo mirë! - o biri im gojartë,

Nisemi nga shtëpia jonë me hakikat.

- Unë jam kryetar i shtetit me rend,

Nëna jote qeveria, me gjithë mend.

Kurse ti je populli, që gjithë duron,

Motra jote, ardhmëria që shpreson.

- Shërbëtorja është klasa punëtore,

Që s’ndalet fare e mbetet pas dore.

Djali u shtang, nuk e kuptoi mirë,

Gjatë natës gjërat i dalin n’pasqyrë.

E dëgjon motrën, e cila qante fort,

E kishte mbushur pampersën plot.

Shkon tek e ëma ngadalë e me zell,

Ajo kishte rënë në gjumin e thellë.

E kërkon shërbëtoren në korridore,

Në kuzhinë Baba me pelë për dore.

Nuk e hetoi të birin ishte në merak,

E pallonte të lumen, si në Karadak.

Në mëngjes, në sofrën me bukë e çaj,

Djali foli, mbushur me mllef në saraj:

- Babë, tani e kuptova si ecën ky vend,

Kështu funksionon ky shtet pa kuvend:

-Derisa kryetari i hip klasës punëtore,

Qeveria fle e joshur në ëndrrat verore.

Populli endet rrugëve vërdallë pa limit,

E ardhmja jonë zhytet në m.. deri n’fyt!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx