E enjte, 24.07.2025, 10:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Faik Konitza - Ca kujtime mi At Gjechovin

E merkure, 16.07.2025, 04:56 PM


FAIK KONITZA: Ca kujtime mi At Gjechovin

(Në vend të ditëlindjes dhe të kujtimit të françeskanit martir, at Shtjefën Gjeçovit)

Shkruan: Lekë Mrijaj
Sot, në vend të përvjetorit të lindjes ku do të kremtohej me lutje shpirtërore, lule të njoma e fjalë të mira, e kujtojmë dhe e nderojmë me epietet jetën e françeskanit martir, At Shtjefën Gjeçovit. Ai, si korife i shqipes sonë amëtare nuk jetoi për të qenë në qëndër të vemëndjës apo për të kremtuar e festuar ditëlindje, por për të ndezur frymën shpirtërore dhe dritën në një kohë katalizme e errësire. Frym? e dritë që përjetësisht do ti frymojë e ndriçojë brezat shqiptarë, pra, "....deri në të sosur të botës".

Këtë edhe unë e kam ndjerë thellësisht, kur në një rast të veçantë më ra në dorë një dokument origjinal – përjetimi për jetën, misionin e tij botuar nga Faik Konica në revistën "Hylli i Dritës", në numrin e prillit të vitit 1930 (Vjeta VI). Faqe 227-230. Në ato faqe nga Faik Konica rrëfehet, fije pas fije, jo vetëm jeta e këtij françeskani të përulur, por edhe pasioni i tij për fjalën e shkruar, për zakonet, për etnografinë, për gjuhën dhe për monumentet e lashta të këtij trualli.

Ndaj e themi me plot përgjegjësi se at' Shtjefën Gjeçovi nuk ishte vetëm klerik. Ishte studiues e atdhetar i përkushtuar, folklorist me shpirt hulumtues, arkeolog autodidakt dhe mbrojtës i paepur i trashëgimisë kombëtare. Me penën dhe shpirtin e tij, ai, vertetë është bërë një urë lidhëse mes së kaluarës heroike dhe identitetit të sotëm shqiptar.

FAIK KONITZA: Ca kujtime mi At Gjechovin

(Marrë fjalë per fjalë prej fletores, Dielli 18 Mare 1930, nr. 5156, fq. 2. E perdorem ket artikull me të cillin Ekscelenca e Tij, Ministri i Shqypnís në Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjáll Françeskanin Shqyptár A. Shtjefnin Gjeçov e me nji stil aq të rrjedhshem, sa, tuj na u dukë ky artikull si nji kunorë e çmueshme letratyre, qi Z. Konitza desht të vête mi büca të njoma të vorrit të të pervaj-tueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrë të ja kalojahim edhe të gjith lexuesve të «Hyllit të Dritëss).

At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet perpara luftës ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânë-ve, një ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi, që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit,, pakë si i thatë, me një palë sy të ze za ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, A Gjeçovi fitonte menjiherë besimin dhe dashnrinë. Fjalët kish të paka por kurdoherë në vënt. Vetëm në të kurvënduar nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë si për shëmbëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe a-here ish gëzim ta dëgjonte njerin.
Asi kohe At Gjeçovi ish «famulltár, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb' udhë nga Shkodra, n' Oròsh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? më pyeti një herë At Eishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtu, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtim, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtim shta? a te? orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë një kafé, s' pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vent i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njerëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-gpërblye përtej shpresës posa arrijtim në Gomsiqe, ose, që të flasim me drejt, në famulli të Gomsiqes, se katundi vetë, i shpërndarë tutje tëhîn, një shtëpi këtû, një shtëpi nja dy mile me tej, as që dukej.

Famullia ujë biná prej guri, e ndritur dhe e paster, gjysm' e zbrazur nga plaçka, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemëra e madhe dhe nga buzë-qeshja e të zotit shtëpisë - qëndronte, mirë pritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtu ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, ujë nga njerëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësi e përulur, në munt f' afroj e të lith dy fjalë aqë të perkündërta; një lartësi shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njerin vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobësi të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vent këshillash, të mira u jipte fëmijëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëlli-met njërësve në nevojë. Kohën që i tepëronte, At Gjeçovi j'a kushtonte studimit. Merej ahere me institutat e vjetëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arrin gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lek Dukagjinit. Asküsh nukë munt t'i afrohej At Gjecovit në di-turín' e këtij Kanuni. Na tregoj një dorëshkrim uj' a dy-mij faqesh, studiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhi-tur dhe ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juri-dike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtej, Kohës së Mesme.

Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të ma-dhe, ishin shtruar një tok vjetërirash greko-romane, të zbuIúara e të mbledhura një nga një, me një fatbardhësi të rallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të <lacrumatorium> lotore, asish që të vjétërit, në besim shkuarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashk me të vdékurit qajnë të bashkë me të vdékurit. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sienilo prei nesh, miq Paste dhe admironjës të tij, do të nga një lotore ku të mble thêm lotet tona për At' Gjeçovin...
Bir i përulët i Shen Françeskut i dehun me tingëllim, me një dituri At Gjeçovit, që përhidhërim, asnje çpifje, kiste çdo mirë nuk i mungój asnje hidherim të çuditshme i te cilave ndodhta është të mohuarit se aty ish Shqiptár. Sepse ish lindur në një kufi gjúhërash në një kufi mbaron shqipja dhe nis nji gjuh tjetër. Ca me ndje të klases katër të ca më-pazonjat të kuptojnë se f?lësit e shqi-përparuar janë stërnipërit e atyreve që me në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan në mprápsurit e vijës mê tëhôn, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.

Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtij njeriu të rallë do të vejë duke u-ritur dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.
Prandaj në përmbyllje të këti opinioni e hulumtumi shkencor nga këndvështrimi im e them se në vend të këtij urimi le të përkulemi me nderim para veprës së At Shtjefën Gjeçovit, duke e kujtuar at françeskan të denjë si një shembull frymëzimi për çdo shqiptar që e do gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë e vet kulturore. Jeta e at Shtjefën Gjeçovit është një thirrje e vazhdueshme për ta ruajtur dhe zhvilluar këtë trashëgimi me dashuri, përkushtim dhe guxim, që brezat tonë të ardhshëm të mos mbeten në errësirë, por të ecin gjithnjë në dritën e së vërtetës dhe të dinjitetit kombëtar.

Lavdi veprës së At Shtjefën Gjeçovit dhe pushoftë në paqe!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx