Skicë humoristike
nga
Xhevahir Cirongu
Dhelpra
n? fshat….
Në fshatin Dushkaj fshatarët mbanin pula me shumicë. Qymezët ishin të bukur, sepse pulat donin kushte speciale që të bënin vezë.Pa kushte e ushqim të bollshëm,nuk do merrnin atë rendiment që donin fshatarët. Dhe...kështu kënaqësia ishte e dyfishtë: kushte speciale, vezë me bollëk.! Një ditë dhelpra doli nga pylli, e shkoj në fshat. Sapo dëgjoj këngën e pulave që kakarisnin kur bënin vezë, tha me vetem se, sonte në mbrëmje do ha mish pule! Në mbrëmje, iu afrua një qymezi të një shtëpie e cila ishte afër pyllit. Ashtu, me dinakri u afrua të qymezi. Por...në këtë kohë,lagu e kapi për gryke. - Hë moj zonja dhelpër po tani si do ja bësh,- i thanë taksidarët.Nuk e donte më veten. I vinte shumë inatë! Si u mendua ajo u foli. - Ejani e merrni bakshishin nga unë, u tha dhelpra.E ,ja kështu u zgjidh problemi: pulat, dhelpra, fshatarët ....kurse taksidarët mbushën xhepin! Nga ajo ditë dhelpra s ' u pa më në fshat që të hante pula. Ndërsa taksidarët fërkonin duart. Ata prisnin radhën e ditës tjetër. Le të grisej xhepi shtetit !?
Korrik 18 .07. 2025
