Kulturë
Aleko Likaj: Një roman cilësor nga pena e shkrimtarit të njohur Kristaq Turtulli
E diele, 20.07.2025, 06:53 PM
Një roman cilësor nga pena e shkrimtarit të njohur Kristaq Turtulli
Nga
Aleko Likaj
Romancieri
i mirënjohur Kristaq Turtulli pas botimeve të librave me tregime, novela
romaneve dhe librit: Poezi të zgjedhura, rrikthehet përsëri tek gjinia e
romanit, të cilën, e ka lëvruar me sukses vazhdimisht në këto tre dekada, duke
sjellë kështu një larmishmëri e pafundësi temash interesante, me karakter
social dhe historikë.
''DHIMBJA
E IKONËS'', vepra më e fundit e shkrimtarit Turtulli që ka dalë këto ditë nga
pena e tij, është një roman i fuqishëm karakteresh. Autori është përkujdesur të
skalisë me mjeshtëri deri në detaje, brenda nje sfondi social, ku ndizet dhe mbahet
deri në fund një dramë e përbashket e një qyteti, njerëzit e personazhet e tij.
Ashtu si nje piktor i mirë, pasion i veçantë dhe i ''fshehur'' i Kristaqit,
krahas letërisë e krijimtarisë, që hedh vazhdimisht në telajo pejsazhe,
kompozime e portrete nga jeta, ai edhe ne kete krijimtari të fundmë me
''penelin'' e tij të fuqishëm artistik, ka mundur që brenda nje fryme realiste
të na sjellë edhe në romanin e ri njeriun, i vizatuar me realizëm, nga një
këndvështrim tepër të veçantë dhe tepër interesant.
Në
dukje si një histori e thjeshtë, e përzgjedhur në fillimin e ndryshimeve
sociale dhe të sistemit, ato ditë ku shqiptarët zunë dhe morën udhët drejt
europës me anije, dhe deri në ditët e sotme, ngjarje këto që për hir të
realitetit, në fakt, kanë zënë vend dhe vazhdojnë të zenë vazhdimisht në shumë krijime, nga një plejade
e madhe autorësh shqiptarë që e lëvrojnë, por shkrimtari ynë i shquar ka mundur
që të bëjë dallimin. Me mjeshëri të bëjë të veçantën. Ashtu si një kirurg i
mirë me ''bisturinë'' e tij ai i bën autopsinë e një shoqërie post komuniste,
që ende nuk është e çliruar nga mendësitë, si një peng i së kaluarës, dhe
vazhdon të jetojë e zhytur në kaos, ku njeriu për njeriun është dhe mbetet ujk.
Gjithçkah
ndodh dhe përjetohet në sytë dhe mëndjen e një emigranti Fatbardh Ananezi, larguar nga vendi në ato fillime, kur sapo
rrëzohej sistemi si një ngrehinë e së keqes. Autori na e rrisjell në vendin e
qytetin e tij të dikurshëm, shumë vite më vonë, si një vizitorë të përmallshëm.
Gjithëçkah kalon nëpërmjet syrit dhe mëndjes së tij, si një përjetim i prekshëm
dhe real. E dhënë kjo artistikisht, nëpërmjet një metafore që të mban deri në
fund, ku shpërvilet në faqet e romanit drama dhe tragjediia e njerëzve që
mbesin dhe janë viktima të një grupi
shoqërorë, që kanë vënë pasuri deri në masa të frikshme, nëpërmjet korupsionin
grabitjes në bashkpunim me klasën politike, që janë dhe mbeten në simbiozë me
krimin e rrugës.
Si
në paradë kalojnë përpara lexuesit tipa dhe karaktere personazhesh, si
Fatbardhi, Tasi Kotori, Keti Gjylameti, Luljeta, Raqi Shoguri, Daniela dhe i
dashuri i saj Valboni. Deputeti Jonuz. Kalosh Serdeni e të tjerë, që në fakt,
''aktrojnë'' për lexuesin, duke sjellë e mbajtur dramën dhe tragjedinë, jo
vetëm të individit por edhe më gjerë, të një shoqërie të sëmurë e të kapur
peng. Natyrisht që transformimet sociale vijnë sipas autorit nëpërmjet
dhimbjeve të mëdha.
Në
qendër mbetet historia e dy të rrinjve të dashuruar, Sotiraqit dhe Luljetës, e
cila ka një kulm që kthehet në fakt si tragjedi, ku shpërbëhet njeriu përveç
ndjenjës së pastërt. Autori e vendos atë në një tjetër hapsirë e kohë, si
retrospektivë, duke na rrikujtuar kështu vitin 97 të. Në momentin që dy të
rrinjtë shkojnë me biçikletë, në një ambjent e kohë absurdi, për të kurorëzuar
lidhjen e tyre në martesë, në kishën e qytetit, njerëzit e krimit dhunojnë dhe
rrëmbejnë vajzën, ndërsa dhëndërin e ri e masakrojnë dhe e shkatërojnë
psikologjikisht. Një i ri ky që kishte ëndëra dhe pasione të bukura për jetën
dhe vetë shoqërinë, por që deri në fund të faqeve të këtij libri mbetet fisnik
në krakter e personalitet, edhe pse ata që e shkatëruan e etiketojnë në qytet
si një njeri të dalë mendësh e të rënuar krejtësisht ekonomikisht. Sotiraq
Shoguri ka simpatinë e autorit nëpërmejt personazhit të Fatbardh Ananezit, shok
i dikurshëm i tij, i cili e çmon dhe e respekton atë, që e ka gjetur dhe
ritakuar atë pas shumë vitesh, në mjerim të plotë e të shkatêruar plotësisht,
duke bërë kësisoj edhe dallimin midis kushëriut të tij kotorri, njeriut të një
gjaku, që në fakt pas këtij momenti e braktis atë, duke i refuzuar edhe
mikëpritjen. Dhe ashtu siç ndodh zakonisht brenda botës së krimit, si një mafie
e vërtetë, vetë ''bisnesmenit'' Kotori i shkatërohet familja, skenë kjo e
parafundit me të cilat pëmbyllet në fakt edhe ngjarjet dhe fund i romanit
Në
roman spikat figura negative e Tasi Kotorit. Një njeri që nëpërmjet krimit
eshte kthyer befas në një bisnesmen të fuqishëm në qytet, i cili edhe pse i
martuar me familje, për hir të një pasioni, apo të një trilli të dikurshëm
rinor, urdhëron bandën e tij e i shkatëron jetën vajzës që dashuron tashmë një
tjetër, duke e rrëmbyer dhe përdhunuar nga altari i kishës, në ceremoninë e
martesës së saj.
Bie
në sy ana kompozicionale, shprehëse, që është zgjedhur me kujdes dhe art nga
autori. Kristaq Turtulli dallohet edhe në këtë krijim të fundit tê tij për një
gjuhë tê figurëshme të pasur e të larmishme, duke e bërë kësisoj veprën të
kuptueshme dhe cilësore.
Aleko LIKAJ. Shkrimtar, Analist
Bordeaux Francë