Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: E mora lapsin, dola për gjah
E premte, 18.07.2025, 06:29 PM
E
MORA LAPSIN
DOLA
PËR GJAH
(Në
stilin e popullit)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ç’KA “DEMOKRATI” ME
MUA
Ç’ka “demokrati” me mua
Herë
sillet si burrë, herë si grua?!
Kur del te
Rrapi, në Shatërvan
Kokën, fët
e kthen më një anë.
Ç’ka “demokrati” me mua
Mos keq e
kam hidhëruar?!
Kur i
këndova në “Trumbeta ...”
Që, i
dhimbset një “tungjatjeta”.
Ç’ka “demokrati” me mua
Që. delë e
ftohet në Krua.
Vallë, e
zemëroi çiftelia
Që, më
akuzoi te Paria?!
Çka “demokrati” me mua
A, e di:
se: Unë prapë e dua!...
E MORA
LAPSIN
DOLA PËR
GJAH
E mora
lapsin, dola për gjah
Seç, u ula
nën një ah.
Pusi vura
te Shatërvani
T’i shoh
burrat që ka Vatani.
Struket
krahëve, shpatat në dorë
O lum e
lum për këta “dëshmorë”!
E mora
lapsin, dola për gjah
“Demokratët”
tanë krah për krah:
Tym e
zjarr nxjerrin nga goja
Skuqet,
ndizet flakë foltorja.
Në
dyluftime i përzienë kësulat
Fyt për
fyti, u rrokën burrat.
Flakë më
flakë, te Shatërvani
O priti,
priti këta burra mejadni!
Pusi, u
vura në “Trumbeta”
Shkrepa
lapsin, o tungjatjeta!...
NJËZETETRE
PASHALLARË
Ehu!
Njëzetetre pashallarë
Seç, na
ranë në “Bit-Pazar”.
Nën hije
të Rrapit, Shatërvan
Zaptuan
Parlamentin. Kalanë.
-Ç’ke
shqiptari që po qanë
Kur ne, e
kemi, o “Babanë”.
Ehu!
Njëzetetre o pashallarë
Koalicion
lidhën me gazdallarë.
Fytas u
rrokën në dyluftime
Kabineteve,
bënë fjalime.
Tym e
flakë, nxjerrin nga goja
Bindshëm
të na duket loja.
-Ç’ke
shqiptari që po qanë,
Kur, ne e
kemi o “Babanë...
Ç’IA THOSHTE
DEPUTETI
Ç’ia thoshte, deputeti
Mu në mes
Parlamenti:
Do ta rrënojmë
një mur,
Do të
ngrejmë edhe flamur.
Gjuhën
shqipe – zyrtare
Barazi të
plotë kombëtare.
Kolltukë,
nëpër kabinete
Shkolla e
tri universitete.
Ç’ia thoshte, moj deputeti
Mu në mes
të Parlamenti:
Urtësi,
gjeçi belanë!
Edhe, ne
kemi “Babanë”.
Parlamenti
seç zien brenda
Era barot,
i vjen përjashta:
Nëse,
struke nuk na delë
Do bëjmë
pushtet paralel...
Ç’KANË
KOLLTUKET
QË
RËNKOJNË
Ç’kanë kolltuket, që rënkojnë
Derdhin
lotë, po vajtojnë:
Këta
“demokratët” e soçëm
Këmbekrye
komunistë të moçëm.
Që, i
ndërruan vetëm maskat
Hu më hu,
çirren si laraskat.
Nuk
dorëzohen, s’i hedhin armët
Amanet,
thonë: na e lanë të parët,
Brez pas
brezi t’u dalim zot
Kolltukeve
që i fituam me barot.
Ç’kanë kolltuket, që rënkojnë
“Demokratët”,
mezi i durojnë...
KORDINATORI
NR. 2 – LIBERATOR
Nëno moj,
ç’po përpiqet
Ndizet,
tretet, flakë digjet:
Foltoreve,
nëpër dyluftime
Intervista
jep, “hap” burime.
-Liri
kërkon në televizor
Edhe, ky
“demokrat - Liberator”.
Nëno moj,
gojëmjaltë - zemërlepur
Shpirtshitur,
rrugëve i përndjekur.
Fitore
korri, i tuboi dhentë fushës
Çështjen e vëllait ngriti në Parlament.
-Gjakftohtë,
në emisione, superorator
Edhe ky
“demokrat - Liberator”?!
Nëno moj,
ky hero - ky trim
I kalitur
për “vëllazërim - bashkim”.
Gojën plot
parulla – demagogji
Seç, më
hyri tinëz në elegji.
-Edhe ky
“dëshmor – Liberator”
Ti, s’i
dhe: as, fron mbretëror...
MUSTAQET
S’TI ZË PARLAMENTI
Kur, më
ulesh nga fundi
Nina -
nana, po të përkundi.
Biro, të
më rritesh si Sharri
E, trim të
bëhesh si kryetari.
Kur, më
ulesh në çajtore
Zërin ngre
për fitore:
Biro, dil
pak në binë
Nxirre,
edhe ti alltinë!
Kur më
delë, o nga qyteti
Mustaqet
s’ti zë parlamenti...
HONXHOBONXHO
MBANË ZI
Honxhobonxho,
lëshoi mjekër
Për një
mik të vjetër:
Puthadorë,
qe pesëdhjetë vjet
Kuisling
vjet, kuisling sivjet.
Herë me
popull, herë me pushtet
Në
Vetëshërbim po na shet:
Për një
banesë, një vend pune
Maskat, i
ndërroi pas çdo furtune.
Honxhobonxho,
seç mbanë zi
Për një
ish mik në redaksi.
Kalemxhi
me qindra profesione
I
stërvitur nëpër sallone.
I kripur
shpesh me taxhi
Që, e
vranë me tri elegji:
“Mafiozët”
në “Bit - Pazar”
Dhe, i
thanë: tradhtar...
AS I
GJALLË AS I VARROSUR
E rritën,
i dhanë tambël
E ngritën
rrugëve somnambël,
E shëtitën
shtëpi më shtëpi
E shitën
viç të pa lëpi.
E maskuan
nëpër “Bit-Pazar”
E sakatuan
për ta shpëlarë.
E lidhën
në Kabinet, si qen
E,
zgjidhën këlysh nëpër Qytet.
E ndërsyen
mes rreshtave
E
shkërdhyen përtej eshtrave.
Pa kokë -
i trembur
Pa zemër -
i tredhur.
Sakatosur,
e gjakosur
As i
gjallë, as i varrosur...
DY ZAGARË
NËPËR ÇARSHI
E mora
lapsin dola në Çarshi
Dy zagarë
më rrinë karshi:
Ma bëjnë
me sy
E, ma
bëjnë me kry’.
E mora
lapsin, dola te Shatërvani
Dy zagarë,
rehat s’më lanë:
Ma bëjnë
me dorë
E, më
gjuajnë me borë.
E mora
lapsin, u dola karshi
Dy zagarë
më ndjekin nëpër Çarshi...
Nga libri: “Kali i Trojës” nëpër “Bit-Pazar”
(1994).
CUN GELI (ADEM KASTRATI)