Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Luftë me mik e për armik
E marte, 13.05.2025, 06:56 PM
LUFTË
ME MIK
E
PËR ARMIK
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk e kam thënë unë, Kalosh Çeliku. E ka thënë vetë Populli Shqiptar moti
kohë në luftë me mik, e për armik: “Muti nuk lahet me shurrë”! Dhe, nuk e kam
të qartë edhe sotekësajdite: Pse, shqiptarët mutin, përpiqen ta lajnë me shurrë
edhe Ditën e Sotshme?!
Unë,
vetëm e përsërita thënjen e tyre historike antologjike në shkrimet e mia
publicistike, dhe libra thënjen e popullit Shqiptar: “Muti, nuk lahet me
shurrë”. Thënje artistike popullore, të cilën moti e ka thënë edhe Faik
Konica publikisht – artistikisht pak më ndryshe: armiku i shqiptarëve, janë
vetë shqiptarët. Unë Sot, them: armiku më i madh i shqiptarëve janë politikanët
trusakatë. Nuk janë shkrimtarët armiqë të Shtetetit Shqiptar, popullit dhe
shoqërisë, por politikanët e dalldisur dhe arratisur. Siç, do të thoshte edhe
vetë Fan. S. Noli, po të ishte gjallë në Ditën e Sotshme. I kemi me vite dhe
shekuj partitë polike në pushtet dhe opoziotë.
Hipë njëra, zbrite tjetra. Ose, siç thotë populli shqiptar: hipë se të
vrava, zbritë se të vrava!
Sot,
popullit shqiptar, nuk i duhen edhe partitë fetare me kisha e xhamia jugosllave
me kryqa edhe maleve, dhe me “Din e Iman” me gjysmëhënën drapër minareve të
xhamive shqiptare, luftë bëjnë për pushtet dhe pasuri me këngë dhe valle para
fushatave parazgjedhore. Qofshin ato lokale, ose parlamentare. O burra e gra
shqiptare, ndërtoni kopshte për fëmijët, që ende i keni rrugëve të rrezikshme
nga makinat pa hapësira për lodrat e tyre të përditshme. Shkolla, dhe
institucuione arsimore dhe kulturore! Themelet e një shteti, populli dhe
shoqërie përparimtare. Krah për krahu të eci me botën. Edhe, pse kësaj radhe në
Kosovë fituan burrat, në Shqipëri fituan gratë.
Popull
i dalldisur dhe i arratisur pas partive
politike dhe fetare. Pasurisë personale, familjare, klanore dhe partiake, i
cili nuk ka jetë të gjatë. Dje, bënte luftë për arsim, kulturë dhe Shtet
Shqiptar. Sot, fatkeqësisht luftë bën për pushtet, poste partiake dhe pasuri.
Politikë “madhore” partiake, pa arsim dhe kulturë nën nenivelin sistemit
komunist. Ende, pa tekste shkollore, libra dhe lektura shkollore. Jeton, sot
për nesër me propagandë politike partiake parazgjedhore për pushtet dhe
“fitore”, hajdutëri në kurriz të popullit shqiptar. Premtime, këngë dhe valle
si arusha e romit me dajre për poste partiake, kur vinte në Katund për tregti
personale. E, ne si fëmijë e duartrokisnim vallen e saj “artistike” në mes të
Lëmës Babait.
Popull,
i braktisur me vite rrugëve qorre nëpër
botë pa krye në varfëri, me shtet protektorat e pa qeveri. Shembull konkret
edhe para kamerave televizive, Republika e
Kosovës. Ende pa qeveri dhe shtet: Institucione arsimore e kulturore.
Mos e them me politikë parashikuese për Ditën e Nesërme. Shtet Shqiptar me dy
shtete. Edhe, pa një shtet të tretë shqiptar në rrugë?! Kohë, kur shqiptarët,
sipas kësaj politike “madhore” të “vëllezërve”, Nesër: mund, të shpallin edhe
një Shtet të tretë Shqiptar.
Nuk
e kam dashur sistemin komunist: as shokun Tito. As, Enver Hoxhën. Nuk kam
shkruar as një varg për prijësit e partive komuniste. Edhe, pse: gjatë
studimeve në Prishtinë, çdo shtëpi e mbante mureve në dhomë. Sot, nuk e dua as
sistemin Neokomunist të Partrive politike shqiptare. Fushatat e tyre të
dalldisura dhe propagandura parazgjedhore të dalldisura për pushtet dhe pasuri
me këngë dhe valle, muzikë të çmendur me të rinjtë e manipuluar për vota, si
muzikë e imituar legjendare botërore. Larg muzikës popullore dhe argëtuese
shqiptare të sistemit komunist. Që, dikur në sistemin komunist jugosllav, ne e
dëgjonim tinëz mes mureve të shtëpisë. Muzikë revolucionare legjendare
shqiptare dhe botërore, për të cilën shkonim edhe me disa vite burg si armiqë
të shtetit “përbashkët” komunist jugosllav. Ditën e Nesërme Shqiptare, duke e
lënë në baltë pa arsim dhe kulturë. Themelet, e një shteti, populli antik -
Shtetit Shqiptar. Shtet, i cili, është ende larg me kilometra nga Dita e
Nesërme, falë këtyre politikanëve të dalldisur dhe arratisur nga Shteti
Shqiptar i Ismail Qemalit. I cili gjatë pushtimit me shekuj serbo-turk, dhe sistemin komunist jogosllav
mezi ka pasur arsim dhe kulturë nën kthetrat e partisë komuniste. Sot, ka
mbetur në mëshirën e partive politike shqiptare?! Thënjen e Faik Konicës, se:
armiku i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët.
Paraardhësit
tanë Lirinë: Shtetin, arsimin dhe kulturën e fitonin me pushkë dhe penë. Jo, me
politikë “madhore” antishqiptare. Unë, sot e them publikisht: armiku më i madh
i shqiptarëve janë politikanët e partive politike shqiptare në pushtet dhe
opozitë të lindura si këpurdhat pas shiut. E them këtë, se: fatmirësisht,
sistemi Neokomunist është nën nivelin e sistemit komunist. Populli shqiptar,
mendoj, se: është mbi nivelin e këtyre politikanëve. Hajdutëve të partive
politike shqiptare. Edhe, vetë duhet ta marrë në duar Zgjidhjen e Çështjen
Shqiptare. Nuk duhet ta lë në duart e partive politike. Politikanëve të
dalldisur dhe arratisur në Qeveri me poste partiake dhe pasuri. I ka disa rrugë
si popull historik: e ka provuar ato të fushave dhe maleve. Sot, është koha t’i provojnë edhe ato të
dhiareve politike.
Politikanët
dhe partitë politike shqiptare, edhe Sot: kërkojnë dhenë të nënkryeme pa Çoban
në vathë?! Mëshirën e Ujkut delengrënës, një dele t’ia japin “bakshish” në
qafë. Dhentë tjera, vetë i shkojnë përmbrapa me të katra për ta therë kopenë e
deleve përrenjëve mes maleve. Nuk e kanë fajin, delet tjera që i shkojanë
përmbrapa, por Bariu që i ka lënë në mëshirën e ujqërve t’i therë mes
dëllinjave. Politikë “madhore” Neokomuniste jugosllave: “Mutin ta lajnë me
shurrë”?!...
Dhimitër Ligori