Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shqiptarët me dy ''baba të kombit'' e pa nanë
E hene, 03.02.2025, 06:56 PM
SHQIPTARËT
ME DY “BABA
TË
KOMBIT” - E PA NANË
NGA
KALOSH ÇELIKU
“KULTUROFAGËT,
krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të
Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i coptosh, po jo t’i çqitësh nga trupi
që kafshojnë e thëthijnë… që t’i çqitësh këta nga kolltuku duhet t’u preç jo
vetëm duart e kokën po edhe këmbët e trupin…“
FAN NOLI
Në
histori pak veta mund të kenë dëgjuar për Haxhi Qamilin, por historikisht të
gjithë janë përballuar me qëllimin e tij famkeq.
Edhepse,
ai jetoi para një shekulli, ideja e tij nuk ka vdekur edhe Sotekësajdite.
Përpjekjes të asaj kohe nën robëri të Turqisë për krijimin e një Shqipërie
demokratike, Haxhi Qamili, në vitin 1914 iu kundërvua me idenë e dominimit të
figurës së “BABËS” – si alternativë politike në kurriz të demokracisë.
Slogani
i popullarizuar “DUAM BABËN”, ishte reaksion kundër mundësisë për shoqëri
demokratike. Thirrje fatale e para një shekulli vazhdon të jehojë ende – tani
në Republikën e Kosovës.
Një
shekull pas, kërkesa për “BABËN” si alternativë politike tek populli shqiptar,
fatkeqësisht manifestohet edhe sot në fushata parazgjedhore lokale dhe
parlamentare të partive politike shqiptare, duke u përjetuar zëshëm me
brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Nevoja e domosdoshme për “BABËN”, apo
kërkesa shpëtimtare e “BABËS”?!” Kulti i individit i mishëruar me Kultin e
babës. “Kulti Babë” na prezantohet sot si zgjidhja e të gjitha problemeve
politike.
Roli
biologjik i babës konvertohet në aksion politik hegjemonik. Kështu idetë dhe
alternativat zhvlerësohen, sepse “Baba i dinë të gjitha”. Ndarja e pushteteve
suprimohet sepse “Baba është i zoti t’i bëj të gjitha”. Demokracia si liri
veprimi dhe shprehje vdes duke u krijuar vetëm një autoritet suprem nga ku
lindin të gjithë të vërtetat dhe “fitoret madhore” politike. Çlirimi i një
populli ndodhë, kur e “vrasin” babën politik, duke refuzuar platformën e tij pa
pasur nevojë më vonë për abort ideologjik.
Ndërhyrja
partiake - artistike e angazhuar politikisht me sloganin “DUAM BABËN”, duke e
riaktualizuar si thirrje kundërshtuese dhe kritike e artit të bërit politikë.
Populli
shqiptar, e ka një thënje antologjike: “Prej dy babave, mbeti pa kësulë”.
Popull Shqiptar, i dalldisur dhe arratisur plotë parti politike me brekët ende nëpër këmbë!
Politikanë, që e lodhën popullin me Manifestime Kulturore – Politike, parulla
teknefese dhe fushata partiake në prag të zgjedhjeve parlamenatre në Republikën
e Kosovës: Tre shqiptar me dy “Baba të Kombit” e dhjetëra parti politike
shqiptare?!
Shtet
i pavarur, që ende nuk i janë tharë plagët e luftës. E, kulturofagët Ditën e
Sotshme përpiqen t’ia lajnë plagët me poezi. Vlerësime trusakate si “kritikë”
dhe “studjues” letrar në prehërin e partive politike në pushtet. E kënaqën
arsimin dhe kulturën shqiptare si profesorë universitar. Tashti, i kanë
përveshur mëngët në një manifestim kulturor në Prishtinë, të merren edhe me
vlerësimin e “Letërsisë Shqipe në Maqedoninë e Veriut”?! Kokë më kokë, pa
parashikime për Ditën e Nesërme si Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar.
Nëse,
i kemi dy Shtete Shqiptar: Kosovën dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut në prag
si Shtet i tretë Shqiptar, nuk do të thotë, se: i kemi tri Letërsi Shqipe, por
vetëm një Letërsi Shqipe. Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe është një Letërsi, që
krijohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk
ka Letërsi Shqipe të Shqiperisë, Kosovës, as të Maqedonisë Veriut. Letërsi
Shqipe, që me shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik sistemi
komunist. E shi Sot, në “demokraci” Neokomunizëm, arrijnë ta copëtojnë disa
kalorës të arratisur me alamet tituj shkencor të Policisë Letrare për Dylqinenë
e “Bit - Pazarit” të Shkupit.
Edhe,
atë: gjatë fushatave parazgjedhore për pushtet dhe pasuri marramendëse me
premtime dashakeqe ish komuniste jugosllave. “Baballarë të kombit” shqiptar.
Gazdallarë, e argatë politik, vetëm për
një përdorim në pushtet të
partive politike, dhe në emër të Shtetit Shqiptar, qafë për qafe me
Njerkat historike në shtetin e “përbashkët”. E, pa Nanë Shqiptare.
Përmëkeq,
sa herë, që keni fushata parazgjedhore partiake lokale, dhe parlamentare për
pushtet dhe pasuri, para kamerave televizive me gjysëm Shqipëri, turreni me të
katërta pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë. Jo, se ju si politikanë
të dalldisur dhe arratisur, e doni aq shumë popullin shqiptar, Republikën e
Kosovës, Maqedoninë e Veriut, dhe Shqipërinë. Por, e doni marrëzisht pushtetin,
postet partiake, pasurinë dhe Njerkën me pashterkë të kuqe.
A,
nuk e ka mjaftë më, o ”burra” mejdani, aktivistë të partive politike para
fushatave parazgjedhore, dhe lokale për pushtet, këmbekrye në Legen? Ende, i
luteni “Allahut” (Zotit) me sy nga qielli për pushtet argati, poste partiake
dhe pasuri personale, familjare, dhe partiake?!
Sot,
i kemi dy “Baba të kombit shqiptar”. Vetëm, na mungon Nana Shqiptare e Kombit
me vite, brez pas brezi e shekuj për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Shkaku, se:
Partitë politike shqiptare, i kemi me
brekët nëpër këmbë.
Fatkeqësisht,
ende nuk e kemi Nanën Shqiptare për Ditën e Nesërme...