Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Kulminacioni i mençurisë është çmenduria
E marte, 14.01.2025, 07:55 PM
KULMINACIONI I MENÇURISË
ËSHTË
ÇMENDUIRIA
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
kuptoj dhe e kam të njohur Çmendurinë, si sëmundje Natyrore - kronike
njerëzore. Sëmundje e indvidëve dhe partive politike, por nuk e kuptoj Ditën e
Sotshme, sesi: mund, të çmendet një popull?! E kam pasur pas porte në pusi me
vite mbi shpinë.
Dalje,
në Liri, përtej kufinjëve politik të Atdheut. Shkaku, se: Vetë, jam në prag të
“Çmendurisë”, nën Rrap?! I kuptoj mençuritë e individëve artistë. Por, nuk e
kuptoj Çmendurinë e politikanëve, një populli shekullor, që ende me vite merret
nateditë me këmbët dhe trutë në Legen?!
Çmendurinë,
kohën e fundit të Parashqevi Simakut?! Edhe, pse e di edhe vetë si shkrimtar:
kulminacioni i mençurisë, është: Çmenduria. Aqmëpak, harrimin e Gjuhës Shqipe
nga ajo si artiste shqiptare, edhe matanë kufinjëve shqiptar e arratisur nga
Atdheu pas famës nëpër Botë?!
Keqpërdorimin
e rastit të saj tragjik nga mjetet e informacionit në Trojet Etnike Shqiptare,
copë-copë me kufunj politik. Famën e saj të dikurshme në sistemin komunist
nëpër festivale kulturore, dhe Radio-Televizive Shqiptare.
Publikimet
– propogandistike - artistike, dhe dezinformatat e sotshme nëpër kanale
shteterore televizione partiake, dhe private për biznese personale, familjare
dhe partiake, në emër të viktimiës?! Qe, Sot: e kanë harruar edhe Gjuhën Shqipe
nëpër Bote?!
Parashqevi
Simakun, përmes Radio-televizionit Tiranës, dhe me disqet e saj singëll. dhe
longplejet e Shtetit Shqiptar, si student në Prishtinë, e kam pasur nateditë në
shëtpi. Përmes kanaleve ilegale, në Jugosllavi. Dihet, se: pas saj ka qëndruar
Shteti Shqiptar. Edhe, atë: e kam dëgjuar tinëz në sistemin komunist, jugosllav
pa shtet shqipar si shkrimtar.
Përçudi, nuk e hëngra asnjë ditë burg jugosllav! Ende, i kam disqet dhe longplejet e saja në shtëpi. Krah për krahu me ato të grupeve botërore muzikore: Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Tina Turner, Chansons Françaises, Serenadat Korçare, Janis Joplin, Johnny Hallyday, Charles Aznavour, Seline Dione…
Po,
ta dinin rrufjanët shqiptar “patriotët” e Sotshëm Dje, komunistë, Sot:
Neokomunistë, dhe “demokratë” të dalldisur dhe arratisur pas partive politike,
posteve partiake dhe pasurisë personale, familajre, me siguri me të katra do të turreshin në polici pas shpërblimeve.
Dhe, do t’i kisha hëngër disa vite burg, në “Idrizovë”, ose në “Goli Otok”. mes
shkëmbinjëve dhe mureve të Detit Adriatik jogosllav.
Fatkeqësisht,
ende populli shqiptar nuk është i vetmi
popull në Botë, mos them politik i dalldisur pas partive politike, posteve
partiake dhe pasurisë. Raste të rralla në letërsinë botërore - kulturore -
arristike, si viktima partiake – politike – komuniste, dhe neokomuniste i kemi
me thasë. Ende, duke u dergjur në burgjet ish jugosllave.
Shumica
e shkrimtarëve shqiptar, me Famë botërore, ndoshta edhe kandidatë për ta fituar
Çmimin NOBEL me vepra artistike, kanë përfunduar me vite në burgje, dhe pa
familjarë në varrime. I kanë varrosur
gardianët e burgut pa nderime, fjalime partiake dhe kurora të luleve mbi varr.
Historia
botërore – artistike e njeh Ballzakun si shkrimtar fatkeq, i mbytur përsëgjalli
në borxhe. Hanska, si lexuese dhe adhuruese e veprave të tij, u përpoq ta
shpëtojë nga borxhet. Edhe, pse, Ballzaku bënte luftë me Zonjën Vdekje, ajo në
dhomën tjetër bënte dashuri…
Dhe,
Ballzaku kur vdiq, nuk kishte njeri të gjallë ta shti në varr. E hudhën
kalimtarët e rastit pranë rrugës në një përrua.
Sot,
Historia e Francës bazohet dhe thirret me veprat e Ballzakut?!...