Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Revista letrare Stili ‘97
E hene, 14.10.2024, 05:54 PM
REVISTA LETRARE STILI ‘97
NGA
KALOSH ÇELIKU
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Shkup që nga
viti 1997 filloi me botimin e revistës letrare STILI ‘97, të menduar dhe realizuar si tribunë e shkrimtarëve
shqiptar, por edhe të krijuesve dhe artistëve në përgjithësi.
Numri i parë i revistës letrare nisi me portretin në
ballinë dhe përkushtimin për Naim Frashërin, për të vazhdur me poetin dhe
patriiotin e letersisë shqipe për
fëmijë, Mehmedali Hoxha.
Hap, që, do të hapi shteg edhe për Rilindasit dhe prsomalitet
e letërsisë shqipe me numërat e radhës të revistës letrare: Lasgush Poradeci,,
Gjergj Fishta, Sadudin Gjura, Fan S. Noli, Anton Pashku, Flora Brovina, Mirko
Gashi, Fadil Bekteshi, Abdylazis Islami, Frederik Rreshpja, Pano Taci, Gani
Xhafolli etj Dhe, numrit më të ri 61 2024, përkushtuar poetes, profesoreshës dhe studiueses të
Universitetit të Tetovës. Autores, të studimit letrar, dhe Librit: POLICIA
LETRARE, Flora Sela – Kastrati, Anëtartes të Lidhjes të Shrimtarëve Shqptar në
Maqedoninë e Veriut, në Shkup.
STILI ‘97 në koncepcionin e vet inkoporon letërsinë,
kulturën dhe artin, me përcjellejn e rregullt të aktiviteteve të LSHSHM -së,
përmes krijimtarisë, recensioneve, vështrimeve, tregimeve e të ngjashme.
STILI ‘97, që këto ditë doli edhe numëri me i ri i revistës
letrare: STILI 97 nr. 61 2024, prëkushtuar
poetes, studiueses dhe profesoreshës, të Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Flora
Sela – Kastrati. Autore, e disa librave me poezi, studime shkencore dhe
letrare. Ligjrëuese në disa Universitete, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Paris
dhe nëpër Botë E përkëthyer edhe në disa gjuhë botërore. Profesoreshë, që
i qëndroi deri në vdekje besnike
Universitetit të Tetoës. Dhe, i njohu rrjedhshëm, edhe disa gjuhë botërore.
STILI ’97 në radhë të parë është revistë për letërsi dhe në
të mes faqeve, në periudhën e ardhshme, vend qëndror do t’u jepet këtyre përmbajtjeve:
kontribute tematike, prezentimi i botimeve (libra, revista, gazeta etj.), Prezentimin
e letërsisë shqipe dhe botërore. Informimin me rrjedhat bashkëkohore tek ne dhe
në botë, me thekës të veçantë në risitë, kreavitetin dhe aktualen. Revista STILI ‘97 përherë do të jetë e hapur
edhe për tema filozofike, si dhe për artin, filmin, teatrin etj. Përmes
teksteve eseistike dhe kritikave e shënimeve përkatëse.
Numri më, ri
i revistës letrare STIL ’97 nr. 61,
2024 me ndihmën materriale edhe të Minisstrisë Kulturës në Republikën e
Maqednisë Veriut, i përkushtohet poetes, studiueses, dhe profesoreshës Flora
Sela – Kastrati. Revistë letrare, e cila do ta mbajë ende gjallë përjtej Ditës
Nesërme në, botën letrare dhe shkencore.
E ka strehuar krijuese të pavdeskhme bibliotekave te ne ,dhe nëpër Botë.
Shënime biografike për
Poeten dhe studiusen
prof. Dr. Flora Sela –
Kastrati lindi në Strugë më 6 gusht 1961. Shkollën fillore dhe të
mesme i kreu në vendëlindje. Studimet Filozofi - Sociologji në Universitetin e
Kosovës në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik.
Në Universitetin e Zagrebit (Kroaci), me sukses e mbrojti
temën e magjistraturës “Pikëpamjet e Korshit mbi historinë” dhe fitoi titullin
Magjistër e shkencave shoqërore - humanitare nga filozofia bashkëkohore. Gjatë
vitit akademik 2000 – 2001, ka kryer specializim në Institutin Ndërkombëtar për
administratë publike në Paris (Francë), në lëminë e administratës publike dhe
diplomacisë.
Në vitin 2007 e mbrojti tezën e doktoraturës në
Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Institutin për kërkime Sociologjike
Politike e Juridike, në temën: Zhvillimi i demokracisë lokale dhe bashkëpunimit
ndërkufitar sipas standardeve të Këshillit të Evropës. Flora Sela - Kastrati e
zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën frënge, ndërsa në periudhën prej
vitit 1982 – 1992 ka punuar si asistente, e më vonë si ligjëruese në Fakultetin
Filozofik, Universiteti i Prishtinës (Kosovë).
Nga viti 1994 – 1997, Flora Sela - Kastrati ka punuar si
mësimdhënëse e filozofisë në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Pedagogjik. Në
vitin 1999 – 2005 ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shkup, në
pozitën e Shefit të kabinetit dhe ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Sektorit
për bashkëpunim ndërkombëtar, dhe ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë në Komitetin e përhershëm për demokraci lokale dhe rajonale si
dhe përfaqësuese në Paktin për Stabilitet në kuadër të tryezës së parë të
rrumbullakët: Demokracia dhe të drejtat e njeriut.
Flora Sela - Kastrati ka publikuar libra artistik letrar.
Artikuj të ndryshëm shkencorë nga fusha e filozofisë, Sociologjisë,
Etnokulturës, për të mos përmendur numrin e panumërt të botimeve mbi Barazinë Gjinore, si dhe një numër të punimeve të
ndryshme, që prekin tema aktuale si dhe ka marrë pjesë në seminare dhe
konferenca të ndryshme ndërkombëtare duke patur paraqitje rreth temave që
lidhen me demokracinë dhe reformat e pushtetit lokal.
Përveç botimeve shkencore, ka botuar edhe tre libra me
poezi në gjuhën shqipe dhe frënge: Entre
l`amitie et l`amour e përkthyer edhe ne gjuhen shqipe (2003), Heu po
më çmend ky infuzion (2007),Vazhdoj
ta kërkoj të Nesërmen (2009), Borë, në, mars (publicistikë letrare, 2011), Burrë e kam Liqenin (2012), dhe Policia letrare (studim, 2019).
Vitet e fundit punoi si mësimdhënëse e lëndëve filozofike
dhe sociologjike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Filozofik,
dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Papritmas, iku nga
një sëmundje e rëndë në vitin 2018...