Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Largpamësi Mehmedali Hoxha
E enjte, 14.11.2024, 08:07 PM
LARGPAMËSI
MEHMEDALI
HOXHA
NGA
KALOSH ÇELIKU
(UNIVERSITETI
“SHËN QIRILI DHE METODI” FAKULTETI I FILOLOGJISË “BLLAZHE KONESKI”, SHKUP. Republika
e Maqedonisë së Veriut, KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE.organizioi nje
TRIBUNË SHKENCORE: VEPRIMTARIA LETRARE E MEHMADALI HOXHES. Trbunë shkencore të cilën e hapën: prof - dr.
Vlladimir Martinovski (dekan i Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski”,
prof. -dr. Ismet Osmani, udhëheqës i Katedrës në Gjuhën Shqipe dhe letërsi. Dhe,
djali prof. Bujar Hoxha, përfaqsues i famljes Mehmedali Hoxha.. E, përkujtuan edhe familjarët e tij, miqtë dhe
bashkëpunëtorët: Sihana Badivuku – Hoxha me një pikë muzikpre me violinë, Kalosh
Çeliku, Avzi Mustafa,
Valbona Toska, Mustafa Ibrahimi, Ajten Qamili, Farketa Dibra – Zeqiri, dhe Ejup
Ajdini.
Tribunën shkencore e përshëndetën, dhe e pasuruan me kujtime, edhe
familja e tij e ngushtë: Vajza e tij Merrushe Hoxha, dhe Teuta
Hoxha. Edhe, ne fund: pedagogu Tahir Zajazi, djali i luftëtarit dhe këngëtarit mirënjohur Rezhep Zajazi (Trio Zajazi). Miku i ngushtë , që nga Lufta e Dytë Botërore i poetit Mehmedali Hoxha.)
E kam thënë disa herë nëpër takime
letrare në Luftën me Penë: Maqedoni të Veriut, Kosovë, dhe Shqipëri. Edhe nëpër botë. Manifestime Kulturore Tradcionale
Ndërkombëtare: Kosova, siç e kishte pas
Luftës
Dytë
Botërore
Esad Mekulin, Maqedonia e ka pasur Mehmedali Hoxhën. Tashti, e them edhe publikisht në mjetet e
informacionit: Mehmedali Hoxha ishte Largpamës (vizionar) dhe burrë i besës, fjalës dhe Penës. E gjithë kultura
dhe letërsia
shqiptare në
IRJ të Maqedonisë, pothuajse u zhvillua nën përkujdesjen e tij dhe nëpër duart e
këtij
burri patriot shqiptar.
Mehmedali Hoxha (1924 – 1991), lindi në fshatin Ladolishtë të Strugës dhe ndërroi jetë në Shkup. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, të
mesmen në
Shkup. Në
fillim ka punuar mësues, pastaj në redaksinë “Flaka e vëllazërimit” si gazetar dhe
radaktor. Nga viti 1953, kur për herë të parë doli ravista për femijë “Fatosi”, Mehmedali Hoxhën e gjejmë kryeredaktor të saj. edhe pas daljes nga burgu derisa
u pensionua. Është ndër autorët e parë në IRJ të Maqedonisë, që u paraqit para lexuesve me libërin “Vjersha” për fëmijë, krah për krahu me bashkëluftarin
dhe shkrimtarin Lutfi Rusi.
Vetëm hidhni një sy veprimtarisë të tij letrare: libri i parë për fmijë “Vjersha”
(1952) së
bashku me Lutfi Rusin, kryeradaktor i “Detska Radost”, në Shkup. Themelues dhe
baba i “Fatosit” dhe “Gëzimit” (revista për fëmijë). Autor i disa librave për fëmijë: Te
kroni (1960), Kur fryn era (1962), Atje mbi
kodrinë (1974), Ditët tona (1979), Këngë shkollare (1984) Kur linda (1971), Në sytë e Majit (1973), Vashëzat shkollare (1976), Qepallat e verës (1985) Ma
thuaj emrin (1989), (përzgjedhje, “Rilindja” Prishtinë), Një brez livadh (1990) (përzgjedhje,
“Naim Frasheri” Tiranë) etj.
Mësues,
i shumë krijuesve
që
sot janë
emra të
dëshmuar
në
letërsinë shqipe
per femije: Abdylazis Islami, Nuhi Vinca, Vahit Nasufi, Mustafa Spahiu, Kalosh
Çeliku, Fadil Bekteshi, Ramadan Zejneli etj.
Dhe, e dini si përfundoi ky burrë i Penës, kulturës dhe letërsisë shqiptare në IRJ të Maqedonisë në kohën e
sistemit komunist, dhe të sotshmin Neokomunist, me heshtje - harresë. Kulturofagët për të nuk e thanë asnjë fjalë nëpër tribuna shkencore dhe tryeza të
rrumbullakta që
i organizojnë
përditë për t’i
fotografuar fytyrat e tyre politike të policisë letrare si pasuri të arsimit, kulturës dhe Letërsisë Shqiptare.
E them këtë se, me veprimet e tyre “patriotike” më ka ardhë tek hundët me këto zhurmaxhi të arsimit dhe kulturës
shqiptare. Organizimi i tyre me veshje partiake fundekrye, në dëm të arsimit,
kulturës dhe letërsisë shqiptare. “Patriotë, që i ngushtojnë radhët e tyre
me gjysmanalfabetë, duke organizuar me direktiva partiake aktivitete arsimore, kluturore
dhe letrare: Enciklopedi maqedonase, letërsi maqedonase, përurime të librave,
tekste shkollore, antologji poetike, akademi përkujtimore... E ngrejnë zërin,
protestojnë,
reagojnë
në
mjetet e informacionit se, të tjerët “vëllezërit” na e sakatojnë arsimin, kulturën, dhe Letersine Shqiptare. E në realitet,
mu këta
kulturofagë
janë kasapët më të rrezikshëm me gërshërë dhe thika në duar tinëz pas shpine, që i sulen
arsimit, kulturës, dhe Letërsisë Shqiptare edhe Ditën e Sotshme.
Kokën, vetëm ktheni mbrapa, dhe hidhnu një sy “veprave të tyre patriotike”: emrat e kujt qëndrojnë pas
Enciklopedisë maqedonase, letërisë maqedonase, planprogarameve shkollore,
teksteve shkollore, abetareve, lektyrave shkollore, revistave për fëmijë... Shitjes
të
diplomave universitare, titujve shkencor, komisioneve arsimor e kulturor, përurimin e
librave të
tyre trusakatë
me direktiva partiake e para të Qeverisë?!
Dhe, dërdëllisin këto “doktorë” shkence nëpër “tribuna shkencore e tryeza të rrumbullakta” të partive politike, fotografohen
non - stop para kamerave televizive pa fije turpi, po nuk thonë asgjë për
problemet e vërteta
që i
ka arsimi dhe kultura shqiptare në Republikën e Maqedonisë Veriut. Bërlloku partiak
shqiptar te pragu i derës, përgjumshëm na i emëron sipas propozimeve partiake me emëra familjarë, klanorë, miqësor,
policor e partiak, edhe emrat e rrugëve, shkollave shqipe, përmendoreve që duhet të rrinë ballëlartë në sheshin e Shkupit historik, rrëzë Kalasë Dardane.
O Imzot! Vërtetë nuk dinë, apo jemi pajtuar me rrufjanët (informatorë me para e pa
para) mu si dje, edhe sot të këtyre “personaliteteve” arsimore e kulturore
si në
kohën
e komunizmit me një revole falas në brez, “dhuratë” nga Policia letrare. “Personalitete”
partiake, që
edhe sot i kanë
frikë
t’ua përmendin
edhe emërat veprimtarëve shqiptar sipas meritave, mos
u çohen nga varret dhe me dy - tri shpulla t’i përzënë haramët nga rruga në shtëpi.
Megjithatë, siç duket do të jetë kjo e fundit: Tollymbaxhinjtë dhe bozaxhinjtë, policët letrar, mullinxhinjtë, çobanët, loparët dhe
kurvarët
me diplomat e blera universitare, janë armiqtë kryesorë të arsimit, kulturës, dhe Letërsisë Shqiptare. Edhe, do të merren me arsim, kulturë, dhe Letërsi Shqiptare, sa herë që Partia e tyre politie të jetë në pushtet.
Po, deri kur do t’i lëmë të shesin “mend”, dhe pordhë politike për
zgjidhjen e Çështjes
shqiptare këto
gjysëmanalfabetë?! E
përkujtoj portretin e këtij burri të pushkës e Penës, Mehmedali Hoxha, gjatë takimeve
në
redaksinë “Flaka e vëllazërimit”.
Takimeve letrare. Vizitave miqësore në familje. Edhe, telefonatat e tij
poetike, që i bënte nga banesa ime në “Çair”. Që, i kishte blerë edhe banesë përkarshi meje, Mikes tij besnike.
Burrit, me tri gra. Një Zot e di edhe sa mike tjera i ka
pasur në jete?! Ai burrë, pjesmarrës i Luftës Dytë Botërore, edhe pse ishte pas Lufte
me funksione partiake, nuk mori banesë, as shtëpi nga shteti i “prbashet”, por
i bleu vetë me pasurinë e Babait. Shtepitë, dhe banesat në Shkup, i bleu me trashëgimirinë, duke i shitur arat e Babait
tij në Zajaz. Edhe, u binda edhe vetë, gjatë pushimeve që i kaloja në Hotelin “Eurotel” me
apartamente, sikur ta kisha marrë me vete edhe Banesën time nga Shukupi në Strugë. Gjatë një bisede me shefin e Hotelit, më thotë, se: e kemi një apartament në emër të Rexhep Zajazit. Nuk, është duke ardhë disa vite me radhë. Ne, me vite e japim me qira,
dhe nuk dimë kujt t’ia japim paratë. Buzeqesha. Është, daja im. Dhe, vitet e fundit,
ai me miket e tija besnike i kalon në Igallo dhe Bullgari. Vërtetë, ishte i madh si poet edhe miku i tij
besnik, Mehmedali Hoxha, parashikues, dhe njeri i fjalës dhe Besës.
Vite më vonë, do të shoh se, unë do të ndiqem këmba – këmbës, edhe shkaku i tij , poetit Mehmedali Hoxha, pas këthimit në Shkup. Që, vetëm e vetëm pse e kisha
patur mik dhe mësues
të Penës. Takimeve
të
shpeshta letrare në redaksi. Edhe, pse: me karakter pune. Bisedave letrare në Tavernë. “Shpellën” te Penda. Iku me një dëshirë të paplotësuar në atë jetë, që: edhe pse u përpoq me mish e shpirt, nuk arriti të ma lë trashëgim revistën për fëmijë që e udhëhiqte ai
vetë me vite:
“Fatosin”. Që, edhe Sotekësajdite do të dilte mesiguri në dritë. Kohë, kur një agjent shqiptar i policisë sekrete, erdhi dhe më gjeti, në banesë në Draçevë, në afërsi të Shkupit. Unë, jam i punëve të brebdshme. Urdhëroni i them, kjo shtëpi ka qenë derëhapur edhe për mikun. Edhe, armikun. Nuk e
di çka e ke hallin? Dhe, hyri Brenda në banes.
-Kush të thirrë ty si redaktor i “Fatosit”?
Aty per arty, i thash: Fejzi Bojku. Edhe, pse me mish e shpirt,
asaj kohe që të ma lë mua trashëgim revistën për femijë “Fatosi”, ishte Mehmedali
Hoxha.
Agjenti policor, duke e ditur realitetin, e kuptoi se ia hodha me
mjeshtri, me përgjigjet: A, do ti të bëhesh bashkëpuntor i yni, dhe Ditën e Nesërme të follojsh me punë si redaktor i “ Fatosit”?
Jo, i përgjigjem. Unë mund të vij vetëm si shkrimtar, dhe jo bashkëpuntor. Shkaku, se: ju në atë redaksi, të parin jo, të dytin i keni spiunë. Nëse, vij do vij si shkrimtar dhe
jo bshkëpuntor, dhe spiun.
Diten e Neserme takohem me Poetin Mehmedali Hoxha. Edhe, i them:
Erdhi një axhent policor, edhe me thotë. Nese, bëhesh bashkëpunror i yni në “Flakën e vëllazërimit”, ditën e nesërme të shkojsh në punë.
-E, ti si iu përgje?
-Jo, i thash: keni mjaftë spiunë në atë redekasi. Uën, nëse vij do të vij si shkrimtar. E, jo si
spiunë.
- Mirë ke vepruar, u
përgjigjë Mehmedali Hoxha. Se, po ta pranoje, këtu nuk mund ta bëje as një javë
punë në redaksi.
Vite, gjate këtyre fushatave parazgjedhore për kryeredator në Gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, për të mbetur edhe një mandat si kryeredator, do ta
shesë edhe nëj kat të “Flakës së vëllazërimit”. Edhe në kolegjiumin e redaksisë kishte dalë kundër meje që të mos jem redatkor i “Fatosit”. U kishte
thënë të pranishmëve në mbëledhjen e radaksisë: Unë jam kundër, po të doni ju vendosni edhe
fotografitë e tij nëpër zyra!”
Një “mik” i imi e propozon një gazetar të redaskisë, të cilin nuk e donte Mehmedali
Hoxha. Shkaku, se: ai ishte rrufjan, dhe s’kishte haber nga letërsia për fëmijë.
Edhe, nuk u bëra redaktor i revstës për fëmijë “Fatosi”. Që, me siguri edhe sotekësaj dite do ta shihte dritën, nëpër shollat tona shqiptare. Nuk
ka problem. Unë, mbeta shkrimtar për fëmijë. Edhe pse, Sot: nuk jam
redatkor i një reviste për fëmijë, por jam mik i tyre nëpër bankat shkollore, shtëpive dhe bibliotekave tek ne
dhe nëpër botë.
Agjenti policor asaj kohe i Maqedonisë Lindore, shkaku, se: në Maqedoninë perendimore ishte vendasi im
shqiptar, në sistemin komunist. Përçudi, në sistemin komunist jugosllav të sigurimin shteëtror, e udhehiqnin shqiptarët. Që, fatkeqësissht, nuk e udhëheqin edhe Sot. Sigurimin e
shtetit të ”përbashkët”, në komunizëm e udhëhiqnin dy shqiptarë kryesor: Njëri nga Kumanova , dhe tjetri
nga Kërçova. I kam njohur, që të dy: me njërin jam përshëndetur si vandas rrugëve të Shkupit, por kurrë nyk kam pi as edhe një kafe. Me agjentin e Kumanoves
kam pi edhe kafe. Gjatë, një organizimi që bënte ai në Shkup, kur ishte edhe i inkudruar si
pensonist, ma bënë edhe një ftesë poetike. I përgjigjem: nuk do të mundem, përshkak të angazhimeve.
Matanë telit, më thotë: Cilët ti i propozon të marrin pjesë?
I përgjigjem me dy emra policor
shkrimtare shqiptarë si rrufjanë, që i kishin ato në organizatën policore antrishqiptare, me “bagazh
letrar”.
Vonë, shumë vonë, do ta kuptoj edhe sesa, i “rrezikshëm” kishte qenë për pushtetin e atëhershëm komunist,
dhe Shtetin e “përbashkët” jugosllav
Mehmedali Hoxha. E kishin rrasë edhe në burg si kryeredaktor i “Detska radost” se, pas Luftës nuk mund
të
pajtoheshin maqedonasit që Shtëpinë më të madhe botuese maqedonase për femijë “Detska radost” t’ua udhëheqi një shqiptar,
edhe atë:
“nacionalist”, dhe “irredentist” Mehmedali Hoxha. Akuza, gjoja se: duke pi
konjak “Skënderbeu”
e shikuar nëpër dritare
në
prezencë
të
disa shkrimtarëve
shqiptar e maqedonasë, kishte thënë: do të vij koha, kur ju maqedonasët një ditë do
t’i fshini rrugët
e Tiranës.
Dhe, vallë, ende nuk e shihni parashikimin e atij poeti, se: erdhi ajo
kohë.
Maqedonasët,
sot i kalojnë
pushimet në
Shqipëri. Heqin valle, dhe këndojnë lirshëm pa frikë në gjuhën e tyre
maqedonase. Një
numër
i madh kërkojnë edhe
vende pune. Përpiqen
ta mësojnë gjuhën shqipe. Sot,
blejnë edhe
shtëpi dhe banesa në Shqipëri. Ndonjëri si shqiptar ortodoks, këthehet edhe
te rrënja
e baballarëve.
Zërin e ngre për shpalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare, në Shkup. Shumica
marrin nuse shqiptare nga Shqipëria. Çka presin kulturofagët,
rrufjanët (informatorët) e djeshëm komunistë, dhe të soçëm neokomunistë “demokratë t Polucisë letrare?! Nuk është çudi, Nesër të regjistrohen edhe si shqiptarë, të këthehen tek Rrënja.
Rëndësinë e këtij parashikuesi
(vizionari), dhe burri të penës do ta kujtoj më vonë me mallëngjim: kur, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar,
në
vitin 1998 organizoi një Akademi përkujtimore për këtë poet për fëmij në vendlindje (Strugë). Asaj kohe një numër special të revistës
letrare “STILI 97” ia përkushtuam poetit Mehmedali Hoxha. E dini se, përderisa u
organizua ajo Akademi përkujtimore, kemi hequr siç thotë populli të zitë e ullirit. E sabotonin nga të gjitha anët, edhe
vetë shqiptarët, na venin ndërkëmbësa, që të mos mbahet kurrësesi Akademia përkujtimore për Mehmedali Hoxhën. Dhe, në fund e
dini si përfunduam
ne miqtë
e poetit, që
kishim ardhë në Strugë nga të gjitha anët e Atdheut, na helmuan të gjithëve me ushqim në restorant
si mysafirë të Poetit vizionar. Saqë, edhe vetë shkrimtari për fëmijë Rifat
Kukaj, tha: po me ne mysafirët nga Kosova dhe Shqipëria çka patën, që na
helmuan me ushqim?!
Edhe sot, dalin revista për fëmijë. Përçudi, mbi dhjetë revista për fëmijë. Edhe atë: vetëm në një qytet. Mos shkruajmë këtu për revistat për fëmijë që e shohin
dritën nëpër qytetet e Atdheut. Vetëm, fatkeqësisht hidhnu nji sy, janë nën nivelin
artistik të revistave për f?mijë: “Fatosi”dhe “Gëzimi” që i udhëhiqte ky burrë i penës në atë kohë të cenzurës komuniste e cila u rrinte nateditë me gërshërë mbi
kokë.
Patjetër, jam i detyruar në këtë shkrim publicistk përkujtimor për Mehmedali Hoxhën në këtë tryezë shkencore ta përmendi edhe një rast: kur, posa isha kthyer nga
Prishtina në
Shkup, dhe isha i caktuar nga Shoqata e Shkrimtëarve të Maqedonisë bashkë me një shkrimtar maqedonas, që të marr pjesë në Mitingun e Poezisë, në Gjakovë. Ende
ishin vitet e para nëntëdhjetës, kohës komunizmit pas demonstratave te studentëve të Prishtiëns (1981). Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës ishte Ibrahim Rugova. Gjatë gjithë
manifestimit kulturor të poezisë, maqedonasi nuk mu nda nga
shoqërimi
hap pas hapi. E më pyeste herë pas here se, a është larg nga këtu kufiri me Shqipërinë?! E, unë si
student i Prishtinës, që kisha qenë dhe kisha studjuar e punuar rreth dhjetë vite me gjithë studime në Prishtinë, pothuajse,
i njihja gati të
gjithë shkrimtarët e Kosovës. Edhe
kryetarin e Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në një rast,
kryetari Rugova na siguroi edhe makinë zyrtare të Shoqatës të Shkrimtarëve të
Kosovës për
“mikun” dhe mua që të shkojmë në Deçan për fli. “Miku” u befasua me gjestin dhe
sjelljen e Rugovës në mikpritje. Herë pas here, më thoshte: si është e mundur, kur kishte dëgjuar e
lexuar përmes mjetev te informacionit shumë reagime të ashpra të Rugovës në atë kohë me
shkrimtarët
serbë, në
mes të Beogradit?!
Ditë më vonë, pasi u kthyem në Shkup, unë do të mësoj nga vetë poeti Mehmedali Hoxha një të vërtetë të hidhur: në Mitingun
e Poezisë
në
Gjakovë.
Unë,
kisha marrë
pjesë
me nëj
poet maqedonas, që kishte qenë në gjyq dëshmitar i Mehmedali Hoxhës. E tmerrshme, deri ku arrinte ai aparat
burokratik policor! Edhe sot, po i njëjti aparat burokratik policor vepron dhe
informon si dikur në kohën e komunizmit me këlyshët me zgjebe që na ndërsehen pas shpine.
Lufta vazhdon me penë. Edhe vitin me dt. 26 dhjetor 2014, Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup e përcolli një vit të mbrapsht me një
Akademi përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (nëntëdhjetëvjetorin e lindjes) duke
pritur një vit të mbarë (2015) për shqiptarët. Akademia përkujtimore u hap me
këngën kërçovare: Në bahçe na ka ra bryma të mikut të
tij të pushkës dhe artit, Rexhep Zajazi. Vlerësime për veprimptarinë e Mehmedali
Hoxhës para të pranishmëve sollën kritikët letrar: prof. Dr. Nebih Dervishi,
Fadil Curri dhe Kalosh Çeliku. Ora simbolike letrare u pasurua me poezitë e
lexuara të Mehmedali Hoxhës: Shtatë ditët e mia.
Përkujtime interesante para të pranishmëve sollën kolegët dhe
bashkëpunëtorët e tij nga Redaksia “Flaka”: Fejzi Bojku, Halil Zendeli,
Xhabir Ahmeti dhe Agim Poloska. Poashtu, poetin e përkujtuan në këtë Akademi
përkujtimore edhe vendasit e tij: Liri Lena dhe Ibrahim Zhuta. Emocionale ishte
paraqitja para të pranishmëve e mbesës së poetit: Teuta Hoxha. Vajzës së tij
Merrushe Hoxha, dhe djalit Bujar Hoxha.
Akademia përkujtimore përfundoi me shkundjen e kulturofagëve të
partive politike nga gjumi dimëror i Arushës me dajre, e cila ende rri strukur
nëpër institucione shtetërore. Koha është, të pushojnë më me shpalljen e
“dëshmorëve” nëpër katunde dhe ngritjen e përmendoreve të familjarëve të tyre,
miqëve dhe klaneve partiake. Zhurmat e tyre arsimore dhe kulturore të
partizanëve partiak si “personalitete” arsimore e kulturore. Përbaltin me heshtje
persomalitetet e dëshmuar nëpër vite të arsimit dhe kulturës shqiptare.
Pse jo, nesër një shkollë fillore, Institucion kulturor, rrugë qyteti, klub i Shkrimtarëve,
ose çmim letrar të mos mbajë emrin e Mehmedali Hoxhës?! Ne, si Lidhje e
Shkrimtarëve Shqiptar në
Shkup, për çdo vit gjatë Takimeve nën Rrap, e ndajmë edhe Çmimin Letrar për fëmijë: “Mehmedali Hoxha”. Përmëtepër, pse jo: edhe një çmim
të nivelit shtetëror nga Ministria e Kulturës, kur hë për hë “krijuesit” e
politizuar partiak shqiptar u kënaqën duke i rrëmbyer këto çmime disa vite me
radhë institucionale të “vëllazërim –
bashkimit” pa asnjë meritë para kamerave televizive, Gjoja, se: nuk kanë më shkrimtarë shqiptar për ndarjen e Çmime shtetërore, Sot: kur i kemi ende gjallë
në jetën e përditshme shkrmtarët e dëshmuar shqiptarë...
Dhe, ne fund
QAFË PËR QAFE ME DIELLIN
(“Fatosit” dhe “Gëzimit”
Duke ua uruar dyzetvjetorin)
Hapat e parë i bëra
në fletore
Rrugës ju më mbajtët
për dore.
Pengesave jam rrëzuar
në tokë
Dorën ma keni shtri
si shokë.
Vitet gurgulluan si
një gurrë
Dhiareve eci vetë, më
bëtë burrë.
Dita – ditës u rrita
nëpër faqe
Shokët s’plaken, unë
me mustaqe.
Margaritarë u vodha
guacave nga deti
Përvjetorit tuaj t’i
dhuroj lule poeti...
( “FATOSIT” )
Vëllai i vogël
s’lidhet në djep
Xhaxhit flokëbardh iu
rritsh si plep!
Dimri biro, mos të
erdhtë te dera
Trimave ti u dhurofsh
pranvera!
Luleve të ecish si
xixëllonjë
Ujkut kurrë mos i
rafsh në gojë.
Zogjtë ti i zgjofsh
nga gjumi
Zemra yte këndoftë si
lumi.
Gur më gur të ecish
fushës
Pushkën krahut i
dalsh arushës.
Shtëpi më shtëpi u
bëfsh fener magjik
Dhelpëra ty mos t’u
shtift si mik.
Fushës, malit paçsh
shumë shokë
Gju më gju e kokë më
kokë.
Yll u bëfsh ta
gëzojsh qiellin
Qafë për qafe fjetsh
me diellit!...
( “GËZIMIT” )
Ujku, e di si e
hëngër kaun?
Dora-dorës ecëni me
vëllain!
Hap pas hapi vazhdoni
rrugën
Arë më arë ta korrim
bukën:
Dielli dorën t’ia
shtri barit
Lulet vrik t’i rriten
livadhit.
Zogu në pemë t’i prij
çetës
Vjollca derën t’ia
hap bletës.
Gurra e pastër të
zbres malit
Mollëkuqja nuse t’i
gjej djalit.
Lisat dimrit
t’luftojnë me erën
Bilbili t’thërras
pranverën.
Ujku e di si e hëngër
kaun?
Dora-dorës ecëni me
vëllain!...
SHTËPIA E POETIT
( Vehbi Kikajt )
Lisat me shokë verës
bëjnë hije
Dielli i troket te
porta çdo shtëpie.
Pemëve kush ua thy
gishtin e dorën
Poetëve herët ua
shkundë mollën.
Zogjtë kur ia thonë
këngës rehat
Diellin e zbresin për
shtatë kat.
Shkolla natën e bënë
ditë
Yjet nuk bëjnë njësoj
dritë.
Trim kët ta them në
besë ty
Se, e di një shtëpi
që ka sy.
Zogjtë kur ia thonë
këngës rehat
Diellin e zbresin për
shtatë kat...
( LUMIT IU KTHYE LEJLEKU )
Kokëulur ecim unë dhe
një mik
Poetin ta vizitojmë
në spital.
Spitali na u bë mal.
Miku im poet ka
harruar dhomën
Fluturat e spitalit –
ndihmë vrik.
Vehbiun e keni mik?
Po, shtoj unë –
mësues të vargut
Vjershat e tia na
bënë burra.
Ujë pimë te gurra...
( FRIKË NGA LOTI )
Dhoma me shtretër dhe
një dritare
Poeti sa na pa u
ngritë nga shtrati
Kreshnikun. Tha s’e
le n’baltë ati.
Kokë më kokë biseduam
për vjershat
Librat, revistat,
shokët dhe motin
Frikë kisha mos ma
sheh lotin.
Mikun si ta shihja
duke humbur lojën
Motra, thash e di si,
na kufizoi kohën.
Librave përsëri do
t’u kthehesh një ditë
Fëmijët mbi qytet do
t’lëshojnë një xhitë.
Terri ngadalë u
lëshuam mbi Prishtinë
Rrugë e gjatë,
m’thotë të pret me borë
Miqëve të fala, jepu
për mua dorë!...
( LOTON NJË LULEBORË )
Dielli nxe, lehtë
fryn një erë
Lumit iu kthye
lejleku n’pranverë.
Mehmedali Hoxha na
prin si burrat
Lupçit të Poshtëm sot
i qajnë gurrat.
Nxënësit ecin para me
lule – kurorë
Miqt, fshatarët –
loton një luleborë.
Kodra me grurë e mori
n’gji për emër
Lumi për këngë,
fshati ta ruaj n’zemër.
Vjershat: Kush do na
shkruaj si Vehbiu
Zogu: si do të
cicërroj kur fryn veriu?...
Shkup, 1986
VALLES I PRINTE ME SHAMI
( Mikut t’im, Mehmedali Hoxhës )
Libër më libër, u
rrok fytas me ujkun
Zemër mes arave i dha
bujkut:
Farë me hebe në krah
të hedh ugareve
Bukë të ketë për
shkollarët arave.
Revistave për fëmijë
e thirrte diellin
Xixë drite ishte
lartë për qiellin.
Shkollarëve u hynte
te këndimi
Vëlla të vogël e
kishte xha Naimi.
Krah për krahu në
Dardani
Valles i printe me
shami...
Kalosh Çeliku gjatë Tribunës shkencore për poetin Mehmedali Hoxha.
Hapja e
Tribunës
shkencore për
poetin Mehmedali Hoxha.
Pjesmarrësit e Tribunës shkencore pas përfundimit (2024)…