Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Prostitucioni i partive politike
E merkure, 28.08.2024, 05:50 PM
PROSTITUCIONI
I
PARTIVE POLITIKE
Nga
KALOSH ÇELIKU
E
pabesueshme?! Politikanët e Djeshëm të sistemit komunist jugosllav, dhe këto të
Sotshëmit gjoja me taban shqiptar, gati gjithë jetën turren me të katra pas
posteve partiake. Dhe, vendeve të punës. Parave. Mos e them, edhe atyre të partive politike “maqedonase” sa për sy e
faqe. Përderisa, “vëllezërit” e tyre të Njerkës me vite nateditë merren me
politikë antishqiptare, në emër të
“vëllazim – bashkimit”, ende edhe sotekësajdite ish jugosllav. Dhe,
përpiqen të ndërtojnë një shtet të ri nacional, në Ballkan jugosllav.
Vite
me radhë, “vëllezërit” e Njerkës nga dritarja në rrugë, ua hudhin nga një krimb
në grep partive politike shqiptare, e ato si peshqit përpëliten bythekrye në
rrjetën e peshkatarit, në breg. Zall, breg të Liqenit Ohërit. Mos, e them me
“Marrëveshjen e Ohërit”. për t’u shtruar në sofrën e Njerkës për darkë pa
Shtëpiakun e Shtëpisë Publike. Shkak, që
Ditën e Nesërme përfundojnë në fëltere (tigan), te “Pazari i Grave”. E
shkërdhejnë njëra – tjetrën vetëm për pushtet dhe pasuri.
Fatkeqësisht,
janë masha të përkohshme shqiptare të ndryshkura politike, vetëm për një
përdorim partiak në Ditën e Sotshme. Hë për hë, pavetëdije t’i heqin
thëngjinjtë e shuar nga Oxhaku. E, jo nga dromaxhaku me kokë gjarpëri, ato të
ndezura zjarr e flakë.
Nateditë,
i ndërrojnë burrat dhe gratë, në “Shtëpinë Publike”. Shtretërit e martesës.
Muajt e “fitoreve” të mjaltit martesor si parti politike. Symëshelë,
shkërdhehen me çdo kend që e takojnë në rrugë. Herë me një parti politike në pushtet
shkojnë në shtrat, e herë me një tjetër në opozitë pasmenate, në hotel. Vetëm
për një post partiak. Rrogë “yzmeçari”. Pasuri personale, familjare, klanore
dhe partiake. Gjithë jetën mbetën “yzmeçarë”: Z/v. Ministra, drejtorë, z/v
drejtorë… në shtetin e “përbashkët”. E kurrë, Burra pushteti për Ditën e
Nesërme Shqiptare.
Korrupsionin,
e kanë zëvendsuar me prostitucion...