Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hajduti e kapi hajdutin
E enjte, 08.08.2024, 06:56 PM
HAJDUTI
E KAPI HAJDUTIN
NGA
KALOSH ÇELIKU
Anekdotë,
që nuk e kam shkruar unë si shkrimtar. E ka krijuar populli gojë më gojë me
vite. Popull shqiptar, që me shekuj ka qenë i pushtuar dhe robëtuar nga
“vëllezërit” historik serb dhe turq. Sot, edhe nga Vetëvetja: Partitë Politike
Shqiptare të Djeshme, e të Sotshme në pozitë, dhe opozitë. Dihet, në emër të
popullit me luftën e tyre politike me “fitore” për pushtet dhe pasuri.
Pasmesnate,
djali e kapë një hajdut në shtëpinë e babait. O babë, bërtet! E kapa një
hajdut.
- Dorëzoje, këtu te uën në odë, i
përgjigjet babai!
- Nuk vjen, ia këthen djali.
- Atëherë, lëshoje e urdhëron babai!
- Unë e lëshoj, por ai nuk më lëshon mua.
Njësoj
si Sot me partitë politike maqedonase dhe shqiptare: VMRO, LSDM, BDI dhe VLEN,
duke e luftuar korrupsionin posa hipin në pushtet. Në stilin e asaj anekdotës
popullore: Hajduti e kapi hajdutin.
E
kënaqën Partitë Politike maqedonase dhe shqiptare gjatë këtyre tridhjetë viteve
në pushtet dhe opozitë: VMRO - DPMNE, LSDM, PPD, PDSH dhe BDI, duke shkatërruar
arsimin dhe kulturën. Themelet e një shteti, shoqërie, që i sollën nën nivelin
e sistemit komunist.
E,
Sot: Edhe VMRO -DPMNE dhe VLEN me një
këmbë në Qeveri, e tjetrën në fushë hamllave. Nuk u pritet t’i kalojnë 100
ditët e përpjekjeve për pushtet, e pastaj të rroken fytas pas “veprave madhore”
partiake: korrupsionin aktiv, dhe themelimin e institucioneve partiake si
“vazalë”, në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”, në Republikën e Maqedonisë
Veriut.
Ende,
pa i futur të dyja këmbët politike në Qeveri dhe Pushtet, rroken me pazare
partiake: ndarjen e lugëve dhe enëve, dhe jo me Shtëpinë. Pasurinë: malet, arat
dhe livadhet. Fytas, rroken për themelimin e Akademisë Shqiptare?! Nuk pajtohen
asesi t’i lënë për Nesër. Së paku, Sot: kur, zjarr na digjet mbi krye t’i
mbajmë gjallë ato institucione partiake me pak shpirt, që i themeluam pas Lufte
(2001), edhe me gjak. E, mezi i mbajmë gjallë me gjithë këto parti politike?!
Luftë partiake bëjnë me njëra - tjetrën, pozita dhe opozita, se: e kapën
hajdutin.
Imzot,
a nuk e shohim se, edhe ato pak institucione po na vdesin nëpër duar të Partive
Politike maqedonase dhe shqiptare, duke u turrur pas posteve politike partiake,
dhe pasurisë personale e familjare?! Partive politike, që Sot: nuk kanë
barinjë, bujqër, tollumbaxhi... Po, kanë me thasë: politikanë, minsitra, Zv/
ministra, drejtorë, hajdutë, bozaxhi, dhe “intelektualë” me tituj shkencorë,
këmbekrye në Legen...