Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ernest Koliqi moti erdhi në Shkup
E premte, 19.07.2024, 06:59 PM
ERNEST
KOLIQI MOTI
ERDHI
NË SHKUP
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ernest
Koliqi, pas sistemit komunist para se të vijë në Shkodër, Dje, erdhi: me një
libër sa për sy e faqe në Shkup. Shkrimtari, dhe Ministri i Arsimit gjatë kohës
të “Shqipërisë Madhe”. Burri, që moti kohë ka ardhë në Shkup si Ministër i
Arsimit, gjatë Luftës Dytë Botërore. Edhe, në Prishtinë. Që, nga “Shqipëria e Madhe”
me kufinj politik të sakatuar të TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Edhe atë, me
“Kufirin” politik shqiptaro - shqiptarë në Grupçin, në afërsi të Shkupit: pa Shkupin Historik Shqiptar, Velesin,
Prilepin, dhe Manastirin. Alfabetin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe. Asaj kohe, si
Ministër i Arsimit me mësuesë vullnetarë nga Shqipëria, që e mbuloi Kosovën,
Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Djeshme Jugosllave, Sot, Maqedonia e Veriut. I
gjeti, shqiptarët ende pa “Vatan”. Vetëmse, Unë si nxënës i klasës tretë
fillore ato Libra Këndimi, i trashëgova nga Vëllai. Libra, që i lexoja tinëz
sistemit komunist vjershat e Rilindasëve nën hijen e Lisit midis livadhit.
Vargje, që edhe më rritën si shkrimtar. Dhe, nuk ka nevojë Sot, të vijë nga
këto shërbetorë dudumë të arratisur dhe shashtisur pas parrtive politike në
Shkup me brekët ende nëpër këmbë. Shqipërinë Etnike ta veshi këmbekokë me
ferxhenë e zezë krahëve nëpër “Bit-Pazar”. Qytetin historik shqiptar.
Ernest
Koliqi, sot në Shkup: nuk erdhi vetëm me një libër nga Dudumi shqiptar, por u
kthye në Shkodër me gjithë Bibliotekën e tij të pasur personale nëpër botë.
Edhe, Shkodra e priti krah-hapur, ashtu siç e pretë Nana Djalin e saj nga
mërgimi në gjirin e vetë, në Vendlindje.
Edhe,
ka qenë jetëgjatë sistemi komunist shqiptar dhe jugosllav në luftë me veprat e
tia artistike – letrare kombëtare. Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në
Maqedoninë e Sotshme të Veriut. Trojeve Etnike Shqiptare. Dhe, këtyre viteve të
rrezikshme politike në Shkup, Prishtinë, dhe Kosovë me dhurimin e librave tona
në Bibliotekat Universitare. Përinatë të këtij soji të “analistëve” politik
neokomunistë, është ende gjallë edhe SotekësajDite Ernest Koliqi. Edhe, do të
jetë përgjithmonë edhe matanë Varrit nëpër botë. Përderisa, është dhe do të
jetë gjallë Shqipëria, përtej Ditës Nesërme.
Punë
tjetër është, se: këto politikanë të Ditës Sotshme, dhe “analistë” politik, nuk
e njohin me themele Historinë e popullit Shqiptar: arsimin dhe kulturën, por e
njohin politikën e tyre partiake. As, nuk e dinë se, kush ka qenë Ernest
Koliqi?! Shkrimtari, i Bashkimit të Trojeve Etnike Shqiptare me arsim dhe
kulturë asaj kohe mes ujqërve delengrës. Që, sot turren me brekët nëpër këmbë
pas partive politike dhe pasurisë personale, familajre partiake, duke përçarë
popullin shqiptar me “politikë madhore”.
Sot,
e marrin vesh: kush ka qenë Ernest Koliqi, në Shqipëri?! Pasi, Vendlindja e
tij; Shkodra, e mori në gji përjetësisht, përtej Ditës Nesërme. Dhe, pas një
shekulli me Bibliotekë personale e sjellin në Shqipëri, në Shkodër. Edhe, atë:
jo, vetëm me një libër personal kotnasikoti para kamerave për reklamë
televizive, ta lajnë veten nga mëkatet e Djeshme partiake politike. Pavetëdije
se, deri Dje: kanë punuar si argatë në tjera fusha dhe male me ferra gomari të
armikut arave dhe livadheve. Politikanë, dhe “analistë” politik partiak me një
torbë taxhi me kordhë kanapi përqafe. Përpiqeshin, ta përzënë Ernest Koliqin
nga Tirana, Shkupi Historik, dhe Prishtina. Sot, duan ta sjellin në Shkup me
“Din e iman”, duke reklamuar veten edhe vetëm me një libër?! Që, aspak nuk ka
nevojë Ernest Koliqi për atë libër “artistik”.
Moti kohë, edhe më të vështira ka qenë dhe është në Shkupin Shqiptar.
Sot, e mori Shkodra në gji, dhe e përkundë në Djep, si Nana djalin. Edhe, atë:
në Bibliotekën Kombëtare “Marlin Barleti”, në Shkodër.
Përçudi,
Sot: e sjellin “me duar e këmbë” në Shkup, shqiptarët dudumët me “Din e Iman” vetëm me një libër?! Edhe,
kush?! Shqiptarët e arratisur dhe dalldisur për “Liri”. Që, Koliqi me vite ka jetuar
i fshehur hatullave të sistemit komunist të ”Vëllazërim - bashkimit?! Unë, si
nxënës e kam pasur me vite barrë mbi samarë në shpinë, që nga sistemi komunist.
Sot, edhe më i egër neokomunist për të cilin, po të ma gjenin librin e tij në
shtëpi, do t’i haja disa vite burg. Nuk e dua më sistemin komunist politik
jugosllav, as të sotshmin Neokomunist “demokratik” për Diën e Nesërme!
Duartrokitje, rrufjanëve shqiptarë! Aspiratave tyre për poste partiake dhe
pushtet! Pasuri personale, familjare, dhe partiake! Aqmëpak, ta kem edhe Nesër
si barrë mbi Varr. Që fatkeqësisht, ende e duan sistemin komunist. Dhe, sot:
atë, Neokomunist.
Edhe,
kur ato vijnë në pushtet, me partizanët e tyre partiak kope, që më përcjellin
hap pas hapi mu si Dje, si “armik” i popullit dhe shtetit Neojugosllav, tinëz
më hudhin në oborr letra politike mes bërlloku para Shtëpisë të Gruas time
Besnike, mua si shkrimtar me “përmbarusë” me emra dhe mbiemra dhe anonimë me
adresa, rrugë dhe numra të gaburar vendbanimi, në emër të njerëzve të vdekur?!
Ende, pa i pastruar vetë rrugët dhe kontejnierët e mbeturinave edhe para
kopështeve të fëmijëve nga “bërlloku”.
Unë,
nuk i kam borxhe Maqedonisë të Veriut. Maqedonia e Veriut, me vite ka borxhe
ndaj meje si Shkrimtar. Nuk, do t’ua kërkoj borxhet, fleni rehat! Ditë, të
mbarë në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit, dhe pasurisë personale e
familajre!...