Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Babai me dy revole, n'brez e nën jastëk
E enjte, 09.05.2024, 08:58 PM
BABAI
ME DY REVOLE
N’BREZ
E NËN JASTËK
NGA
KALOSH ÇELIKU
Babai
përsëgjalli i mbante dy revole. Njërën me leje, e tjetrën pa leje. Unë, si
fëmij kurreshtar, kur e shihja tinëz, sesi i pastronte fshehtas tytat e të dyja
revoleve në dhomën e tij brenda katër mureve, që nuk guxonte të hyj askush, as
edhe vetë Nana, shpesh edhe e pyesja:
-
Pse, o Babi i mbanë dy revole?! Pushkën fshehur nën hatulla të çatisë shtëpisë,
e “Kashikarën” e serbit dhe mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes?
-
Eh, o bir! Isa Boletini me dy revole ka hyrë në Londër. Njërën ua dorzon
rojeve. E me tjetrën hynë me Ismail Qemalin kur vajti në Londër për t'u takuar
me Kryeministrin e Anglisë. E shoqëronte Isa Buletini, cili në brez kishte vënë
dy kobure. Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe
bënë fjalë me rojen. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët. Këtë
punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha
Isa Buletinit:
-
Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.
-
Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini, dhe nxori
koburen tjetër që kishte fshehur, të cilën thuhet të ia ketë dhënë Ismail
Qemali si dhuratë.
Isa
Boletini është gjaku jonë, që ende qarkullon nëpër damarë. I Gjyshit tonë Emin ?eliku (Xhambazi), krahut djathtë të Dervish Carës, që e
çliruan Shkupin (1983 - 1984) me pretendime ta çlirojnë edhe Velesin, Prilepin
dhe Manastirin.
Dhe,
pas shpartallimit nga ushtria turke në Katllanovë, afër Shkupit u ndanë në dy
grupe. Njëri grup me kryngritësit shqiptar doli edhe në Kosovë, Grykë të
Kaçanikut. Grupi tjetër e vazhdoi luftën në malet e Dibrës me Hajredin Pashën.
-Shkaku,
se: njërën revole me leje e di shteti i “përbashkët” jugosllav. E, këtë tjetrën
pa leje, e di vetëm unë. Shteti, njërën revole, mund të ma marrë kur t’i teket,
por jo edhe këtë tjetrën në brez. Pushkën, e fshehur me vite nën hatulla.
“Kashikarën” e serbit, dhe dy mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes
pas dere...