Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Argatët historik
E diele, 12.05.2024, 07:57 PM
ARGATËT
HISTORIK
NGA
KALOSH ÇELIKU
Formimi
i Qeverisë re në Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve presidenciale dhe
parlamentare (2024), përsëri po zgjohet me argatë shqiptarë: VLEN?! Kopila, që
i polli BDI –ja gjatë kohës saj në pushtet. Herë me VMRO -në, e herë me me LSDM
-në. Fatkeqësisht, analfabetë shqiptarë në politikë. Që, nuk shohim më Larg
këmbëve të tyre në Legen. Nuk dinë të rrëshqasin me ski në Dimër, por as me
sajë, te “Kodra e Tikeve”. Nuk ka problem, le ta provojnë veten, hipin skive
kodrës me dëllinja e ferra te “?ifliku i Xha Derallës”.
Vetëmse, kanë rrezik! Mund të përfundojnë bythekrye te “Përroni i Thanës”.
BDI
erdhi nga malet me luftë në pushtet (2001). VMRO -ja nga populli. LSDM nga
rruga me “bombat” e përgjimit të bisedave telefonike. “Shpëtimtarin” e
shqiptarëve. Protestave të opozitës socialdemokrate në Maqedoni, pas të cilave
qëndronte George Sorosi. Qeveri, e cila shumë shpejtë rrëshqiti në batakun e
korrupsionit. E shpëtoi BDI –ja, e hipi në pushtet. A, nuk ju kujtohet Gruevski
në dritare, sesi e priste lajmin e koalicionit të VMRO – DPMNE me BDI –në së
bashku të shkojnë në Qeveri?! Fituesi me fituesin. BDI, asaj kohe nuk e
parashikoi rrezikun politik. E tradhtoi “mikun” historik të vjetër me “mikun” e
ri për pushtet. E përqfoi humbësin. Njësoj si Sot: VMRO – DPMNE, fitues me
humbësin VLEN. Jorastësisht, edhe Sot: BDI po lanë borxhin politik. Patjetër,
duhet të shkojë në opozitë.
Ashtu
siç erdhën, edhe ikën. Hipën në pushtet, edhe zbritën. Edhe BDI si parti
kryesore e kampit shqiptar nuk ka mbetur e paprekur nga fenomenet negative. Me
kalimin e viteve Ali Ahmetit, njëri nga figurat më meritore për avancimin
historik të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, siç duket i dolën
nga dora disa kopila. Erdhi koha, sot politikanët shqiptarë të mësojnë nga
gabimet politike. Kopilat e vet, që i polli BDI me baballarë neokomunist, i
rriti dhe i shpërbelu me poste partiake, sot e zbritën Nënën nga pushteti. E
vranë Babain pas shpine. Nënën, e lanë pa burrë. Vejushkë.
Kopilat
e Ali Ahmetit brenda kampit politik shqiptar VLEN, mbetet ta dëshmojnë
përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë, nëse hyjnë në Qeveri. Përbetimi i
tyre se, do të luftojnë korrupsionin pamëshirshëm, nuk duhet besuar derisa kjo
të dëshmohet në të ardhmen e tyre në pushtet. Shkaku, se: edhe socialdemokratët
e patën shkundur Maqedoninë e Veriut me retorikë antikorrupsion. Dhe,
përfunduan në opozitë. A do të bëhet më mirë me VMRO -në dhe VLEN në Qeverinë e re të
“vëllazërim-bashkimit”, është pritje utopike.
Historia
në rolin e argatëve, ende po u përsëritet shqiptarëve...